web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritan Kalo flet për gjendjen e 4 pacientëve në terapi intensive/ Thirrje të fortë qytetarëve

22 Mars 2020, 10:05, Aktualitet CNA

Mjeku i Shërbimit Infektiv Tritan Kalo ka zhvilluar një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, lidhur me situatën aktuale.
Manastirliu ka publikuar videon e takimit, ku Kalo thotë se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi sepse pretendon se pas një vale qetësie mund të vijë një valë tjetër më e fortë. Ai tha se pacientët po mundohen t’i nxjerrin nga spitali pasi të kenë dalë të paktën dy analiza negative për të shmangur rikthimin e virusit të fshehur në ndonjë organ të trupit.
?Jam shumë dakort për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të përforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to. Këtij skenari duhet t’i ruhemi maksimalisht duke marrë  masa shtrënguese?, tha Kalo, ndërsa tregon edhe për gjendjen shëndetësore të 4 të sëmurëve që mbahen në terapi intensive.
?Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedise të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik, prandaj duhet patjetër të mbahen dhe në mënyrë që të ulim sa më shumë humbjen e jetëve?, tha Kalo.
Për kapacitetet në Shërbimin Infektiv, ai tregoi se po shtohen respiratorët.
?Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 22-24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës ventilatore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID-2, COVID-3 dhe COVID-4?, deklaron më tej Kalo, teksa bën thirrje për qytetarët të mos dalin jashtë.
“Duke dalë nga mjedisi i izoluar në një mjedis social ku nuk qarkullon vetëm COVID-19 por edhe infeksione të tjera të rrugëve respiratore, këto individë nuk janë të imunizuar të mos bëjnë infeksione të tjera dhe mund të bëhen pre e këtyre infeksioneve ç’ka e detyron ose “krijon një mosbesim” në shërimin e plotë. Duke respektuar masat e largimit social, masat e kontaktit, duke respektuar higjenën bëjnë që mundësia e rikontaktimin me florën bakteriale te ato të mos bëhen pre e një mbiinfeksioni tjetër, në këtë rast nga COVID-19″, nënvizon mjeku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga