web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njëri shfaqi simptomat e COVID-19/ 24 emigrantë nga Greqia dërgohen në karantinën e Durrësit

22 Mars 2020, 11:45, Aktualitet CNA

Një grup prej 24 shqiptarësh të deportuar nga Greqia, me të mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës, janë dërguar në karantinën e ngritur në Durrës tek Konvaleshenca.

Mësohet se njëri prej tyre ka shfaqur shenja klinike të koronavirusit.
47-vjeçari nga Shqipëria e Mesme u deportua mbrëmë nga shteti fqinj së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë dhe kanë rezultuar me shkelje procedurale në Greqi.

Në kushtet kur ai kishte udhëtuar së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, autoritetet shëndetësore morën masat në bashkëpunimin me ato të rendit, duke i dërguar të 23 shqiptarët në qendrën e karantinës në Durrës./CNA.al





Lajmet e fundit nga