Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar vitin 2019 për politikën shqiptare dhe e ka cilësuar atë si vit të çuditshëm.
Ngjela përmend faktin që Serbia vazhdon ta quajë Kosovën Serbi, teksa ngre pyetjen se si ka mundësi që ndodh akoma kjo gjë.
?Në fakt, kuptohet, ajo tani është e mundura, pas dyqind vjetësh luftë për të marrë territore shqiptare, dhe, për të përzënë shqiptarët nga trojet e tyre etnike mijravjeçare. Ajo që shihet është historia reale që po del dita – ditës: pa territoret e pushtuara nga etnia mijëravjeçare shqiptare, nuk mund të ketë Serbi: kjo është e vërteta e kësaj kohe.
Por, politika agresive serbe, si gjithmonë, edhe tani e ka shpresën te njerëzit e vet që drejtojnë në Tiranë dhe në Prishtinë. Këta janë të shumtë nëpër qeveritë që kanë kaluar, janë nën mediokër në kapacitetin profesional, dhe prandaj nërkohë i kanë lënë të dy shtetet shqiptare pa prodhim, nëse edhe kjo nuk ka qenë një skemë e ardhur me imponim nga Beogradi?, shprehet avokati.
Ngjela nuk lë pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin kosovar Hashim Thaçi, për të cilët thotë se janë të trembur, pasi opinioni publik, në Shqipëri dhe në Kosovë, është ngritur kundër tyre.
?Donin t’i jepnin Serbisë Mitrovicën. Por heshtazi, pa e deklaruar këtë. Thaçi vinte vërdallë, fliste për shkëmbim territori me Serbinë, por pa thënë se çfarë do të jepte Kosova, dhe llomotiste me ankth vetëm për marrjen e Preshevës. Dhe ndihej si nën një shqetësim permanent, domethënë e kishte kërkesë.
Nëse do të kthehemi pas në histori, do shohim se edhe Milosheviçi Mitrovicën e kishte kusht për lëshimin e Kosovës. Kurse Rama, edhe pse ishte në lojë për këtë ndërrim, bënte sikur nuk dinte gjë. Por, që të dy u akuzuan nga opinioni publik si antikombëtarë.
Dhe, shikoni tani se çfarë po ndodh me dy të akuzuar nga opinioni publik si antikombëtarë.: ata flasin përçart, dhe iu luten shqiptarëve që t’i besojnë?, deklaron ai, ndërsa sulmon presidentin Ilir Meta.
?Por nuk mjafton vetëm kjo, sepse Meta, President i Shqipërisë, sulmon ambasadorët e të mëdhenjve, por jo të mëdhenjtë. Sepse është i trembur nga reforma në drejtësi, dhe nga procesi që ka nisur Parlamenti për shkarkimin e tij. Sulmon ambasadorët dhe jo shtetet që janë pas tyre, sepse këkon të mashtrojë përkrahësit e tij, se, kundër Metës janë ambasadorët, dhe jo politika e Uashingtonit, e Brukselit, apo e Berlinit. Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese, sepse ka frikën e shkarkimit. Por, ende nuk e kupton se ndërkohë ka urrejtjen maksimale të opinionit publik shqipatr.
Po Rama, mos ndoshta edhe ky po kërkon të sfumojë reformën në drejtësi me anë të “reformës minishengen?”, thekson avokati.
Sipas tij, Reforma në Drejtësi e ka trembur të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, por asnjëri nga këta nuk e ndalon dot.
Ngjela thotë se Beogradi ka sjellë në pushtet në Shqipëri disa pushtetarë sundues, por përmend vetëm tre Esad Toptanin, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, për të cilët pretendon se janë faktuar.
?Gjithsesi, me qesharakët sot janë Rama dhe Thaçi.
Njëri, Rama, po iu betohet shqiptarëve se ështe një dashnor i atdheut i patriotizmit, kurse tjetri, Thaçi, po i kërkoi Ramës të hapnin kufinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës, për të futur indirekt Kosovën në minishengen. Janë në hall, por duket se Beogradi po iu kërkon haraçin. Shenjat janë se edhe titistit Isa Mustafa, duket se haraçin po i kërkon, për të mos lejuar qeverinë Kurti.
Të gjithë ata që kapen në politikën e tyre antikombëtare, kur përulen me servilizëm për të kaluar rrezikun, bëhen qesharakë. Kështu sikundër që po bëhen edhe këta. Në fakt, në këtë derexhe i ka degdisur frika. Prandaj duket sikur luten?, shkruan ai në rrjetet sociale.
?Askush nuk mund ta kuptojë sesi një kryeministër si Rama, i akuzuar nga opinioni publik si antikombëtar, del dhe “betohet” botërisht për dashuri të pamasë ndaj atdheut. Kjo është një gjë e pandodhur ndonjëherë në vendet demokratike.
Po këtu, në Shqipëri, a ka ndodhur ndonjëherë? Po, këtu ka ndodhur me Esad Toptanin, që shiste interesin e Shqipërisë, dhe vetëreklamohej si hero kombëtar.
Por, kjo ka ndodhur edhe me Shevqet Vërlacin dhe me të gjithë ata të tjerët që shitën Shqipërinë kur i dhanë kurorën e Mbretërisë Shqiptare mbretit italian, duke e argumentuar pushtimin si “bashkim mbretërish” dhe zhvillim ekonomik për Shqipërinë.
E njëjta gjë: edhe Rama po e paraqet minishengenin e tij si “zhvillim kombëtar”. Por çfarë është në thelb ky minihiç? Ai është një errësim tërësor i individualitetit ekonomik shqiptar në Ballkanin Perëndimor – ky është thelbi i Minishengenit Ballkanik Rama ? Vuçiç?, vijon më tej avokati.
Ngjela argumenton dëmet që sipas tij e presin Shqipërinë nga Shengeni Ballkanik, teksa thekson se vendi nuk ka fare prodhim industrial dhe se Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë shpëtuar paratë e marra nga emigracioni.
?Shqipëria në vitet 1991-1997 e nxori nga thellësitë e shpirti të vet kombëtar shpëtimin e saj nga agresioni më i rrezikshëm që pushtuesit e territoreve të saj kryen me veglat e shitura brenda saj!
Shqiptarët, të terrorizuar në 45 vjet nga komunizmi, ikën masivisht drejt Perëndimit në vitin 1991, dhe vijuan të ikin në 29 vjet rresht. Ikin nga varfëria e imponuar në Shqipëri nga sunduesit që u pasuruan vetëm më varfërinë shqiptare. Ikin të zhgënjyer me tmerr nga sunduesit e politikës. Por, këta kanë mbajtur familjet e tyre këtu në Shqipërinë e dhunuar nga varfëria e imponuar. Dhe po e mbajnë në këmbë edhe vetë Shqipërinë; dhe po kështu ndodh edhe në Kosovë.
Shqiptarët, në këtë kohë të vështirë për ta, ia arritën ta ruanin Shqipërine duke shitur punë ? shqiptarët eksportuan punë dhe fituan valutë perëndimore; se, në fund të fundit, puna është mall.
Por, pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare tani krijuan minishengenin për të shpërbërë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. E pra, duke e ditur se në Shqipërinë e dhunuar nga vetë ata nuk ka prodhim iundustrial, kërkojnë që me prodhimin e tyre, të marin valutën e mundit shqiptar.
Kurrë nuk do t?ia arrijnë dot.
Por, një gjë duhet të kujtojmë: gjithë shitësit e interesit kombëtar janë treguar qesharakë kundrejt historisë, se janë betuar për dashuri ndaj atdheut, pasi e kanë shitur atë.
Këta të dy, Rama dhe Thaçi, janë të fundit, por edhe më qesharakët, sepse u kapën para sesa ta kryenin aktin: edhe ndërrimin e territoreve, por edhe Minishengenin Ballkanik?, deklaron avokati./ CNA.al
Një aksident tragjik ka ndodhur pak momente më parë te “Xham...
Si çdo fundvit emigrantët shqiptarë në Greqi, kthehen pranë ...
Dje Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe vetëm ...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas...
Shqipëria merr kritika pas dëbimit të mësuesit turk Harun Çe...
Më datë 15 janar do të zgjidhen kryetarët e degëve të Partis...
Me anë të një urimi për ardhjen e Vitit të Ri, akademiku Art...
Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se ky vit i ri është viti i ...
Urimeve për një vit të mbarë u është bashkuar edhe ish-minis...
Viti 2019 do të mbahet mend si një vit “i zhurmshëm” përsa i...
Ish deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau është b...
Opozita e bashkuar nuk ka ende një konsensus nëse duhet ndry...
Prej disa muajsh mazhoranca ka ndërmarrë një hap të rëndësis...
Tërmeti i 26 nëntorit u pasua me një tragjedi, pasi mori 51 ...
Viti që lamë pas është një vit i shoqëruar me një sërë ngjar...
Presidenca ka publikuar, pak më parë, urimin që presidneti i...
Të dashur miq e bashkëkombas kudo jeni, lutem të ndaj me ju ...
Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, ish kreyminis...
Shumë media vendosin sondazhe, votime për personazhin e viti...
Në Shqipëri u instalua lumturia. Sot jemi akoma më të fortë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...