web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk e realizoi objektivin”/ Arben Ristani godet rëndë Lulzim Bashën

17 Korrik 2019, 15:12, Aktualitet CNA

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arbën Ristani, duke komentuar situatën poltike në vend tha se tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje.

Këto deklarata Ristani i bëri në studion e ?Top Talk? ndërsa shtoi se se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë.

?Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar Shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t?i thënë Shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së.

Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura?.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani tha: ?Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar.

Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve?/CNA,al

 





Lajmet e fundit nga