Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE as s’mund të sfidohet dhe as s’mund të zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të BE, thekson në intervistë me DW, Ambasadori Wieslasw Tarka, koordinator i Samitit të Poznan-it.
Wieslaw Tarka: Forumi “Think Tank” iu kushtua kryesisht situatës social-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmes së politikës së BE-së ndaj rajonit. Në Forumin e Shoqërisë Civile u diskutuan Axhenda e Gjelbër për rajonin, mënyrat më të mira për të mbështetur bashkëpunimin kulturor, procesin e pajtimit, politikat antikorrupsion, dezinformimin dhe kërcënimet hibride ndaj demokracisë, perspektivat për të rinjtë në rajon dhe zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile.
Mesazhi i përbashkët nga dy Forumet është i qartë: duhet të ndryshojë mënyra sesi ka funksionuar deri tani zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që zgjerimi si politikë dhe BE si aktor i politikës në BP të mbeten të besueshme. BE dhe BP janë në udhëkryq: procesi i zgjerimit duhet ose të përshpejtohet deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, që vendet e reja anëtare t’i bashkohen BE-së në një të ardhme të parashikueshme, ose politika e zgjerimit dhe BE, si aktor politik në BP do të humbasin qëllimin.
DW: A u dëgjua zëri i shoqërisë civile në samitin e Poznan-it për një politikë zgjerimittë BE në përputhje me realitetin në BP?
Wieslaw Tarka: Organizatat e shoqërië civile, pjesëmarrëse në samit, përgatitën materiale për politikën e zgjerimit dhe tani po përgatisin konkluzionet nga diskutimet në Forumin e Shoqërisë Civile. Organizimi i të gjitha ngjarjeve vetëm në një vend ishte një avantazh i Samitit të Poznanit, sepse kjo bëri të mundur ndërveprimin mes zyrtarëve, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Për herë të parë, përfaqësuesit e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor morën pjesë në sesionin plenar të Ministrave të Jashtëm të BP.
DW: Çfarë sugjeruan ekspertët e Ballkanit Perëndimor për të shtyrë përpara axhendën e konnektivitetit mes vendeve të rajonit, që mbetet një nga shtyllat e Procesit të Berlinit për lidhjen dhe bashkëpunimin rajonal?
Wieslaw Tarka: Para së gjithash, për ta bërë Komunitetin e Transportit funksional, duhet përqëndrim jo vetëm në infrastrukturën e rëndë, por edhe zbatimin e masave të buta, si psh. harmonizimin e rregulloreve, që mund të shkurtojnë në mënyrë të konsiderueshme kohën e udhëtimeve në rajon.
Rekomandimi i dytë është forcimi i pozitës së Komunitetit të Energjisë që monitoron zbatimin e rregullores së politikës së energjisë së BE në BP. Sipas Komunitetit të Transportit ky institucion është dobësuar kohët e fundit dhe rekomandimet e tij nuk janë zbatuar. Çështja e tretë është rritja e kapaciteteve të administratës në Ballkanin Perëndimor jo vetëm në nivel qendror, por sidomos në nivel lokal. Një nga arsyet pse projektet rajonale kanë mbetur pa u zbatuar është, se Ballkani Perëndimor nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përgatitur sa më shpejt dokumentacionin e nevojshëm.
DW: Çfarë mendojnë ekspertët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për sigurinë në rajon dhe kërcënimet kryesore ndaj saj?
Wieslaw Tarka: Ekspertët dhe shoqëria civile diskutuan çështjet e sigurisë. Nga perspektiva e tyre kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin në rajon është mungesa e një perspektive të qëndrueshme anëtarësimi në BE, elitat politike të rajonit nuk kanë interes për zbatimin e reformave, që do të forconin institucionet në rajon, sidomos gjyqësorin, prokurorinë dhe policinë, që janë vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar, një kërcënim ky kryesor i sigurisë në rajon. Pa një perspektivë të qartë anëtarësimi në BE, elitat qeverisëse po kërkojnë aleatë alternativë si Rusia, e cila dëshëron të destabilizojë rajonin.
DW: Cili është qëndrimi mbizotërues në Samitin e Poznan-it ndaj deklaratës të para disa ditëve të fundit të Presidentit francez, Macron, sipas të cilës Franca do të refuzojë miratimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE derisa ai të rikuperojë kredibilitetin e humbur dhe përshpejtojë vendim-marrjen?
Wieclaw Tarka: Ekspertët në forumin “Think Tank” i kushtuan vëmendje të ve?antë qëndrimit të Francës. Sipas tyre, Franca po mbështet politikën e zgjerimit të BE në BP sipas meritës. Por në fakt, politika që po ndjek BE është krejt e kundërta: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Rekomandimi i Komisionit Europian është pozitiv, por Parisi është kundër hapjes së negociatave me këto dy vende. Politika e zgjerimit është politika më efikase kundrejt vendeve fqinje me BE. Ekspertët mendojnë, se Franca po minon themelet e kesaj politike dhe nuk po propozon asnjë alternativë. Ky qëndrim do të dobësojë në masë të konsiderueshme ndikimin e BE jo vetëm në BP por në gjithë vendet e tjera fqinjë me BE.
Qëndrimi i Polonisë është që procesi i zgjerimit të BE ka një fuqi pozitive transformuese në BP dhe njëherazi është një investim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Është shumë e rëndësishme të sigurohet progresi i përgjithshëm i rajonit. BE duhet të plotësojë zotimet e tij të qarta për integrimin europian të BP. Anëtarësimi në BE i vendeve të BP as nuk mund të sfidohet, as nuk mund të ndryshojë në forma të tjera angazhimesh, si? sugjerojnë disa shtete anëtare. BE duhet të përmbushë angazhimet dhe konfirmojë kredibilitetin e tij në të gjithë rajonin dhe përtej.
Është e rëndësishme që BE të përballojë bashkë me BP sfidat e tanishme si psh lëvizjet migratore, terrorizmin, kërcënimet kibernetike, kërcënimet hibride nga Rusia dhe aktorë të tjerë.
Polonia, si shumica e shteteve anëtare, është e kënaqur që Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Na vjen keq që nuk u mor vendim muajin e kaluar, në qershor, dhe presim që në tetor të merret një vendim pozitiv, pa asnjë vonesë të mëtejshme./ DW
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Me rënien e lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë që po ushtr...
Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë verio...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të flisni shumë me atë që ken...
Policia greke ka identifikuar një prej autorëve të sulmit në...
Modelja e njohur shqiptare Lorena Haliti është një nga vajza...
Presidenti, Ilir Meta, vendosi të mosdekretojë Skënder Gjinu...
Skënder Gjinushi i është përgjigjur me tone të ashpra presid...
Para pak ditësh modelja dhe aktorja Eva Longoria ka festuar ...
Ylli televiziv Meghan Barton është përfolur shumë në mediat ...
“Fiks Fare” denoncoi veprimet e Policisë së Vlorës, e cila n...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat ...
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si “Fifi” është n...
Reth 2500 koli cigaresh kontrabandë, janë sekuestruar gjatë ...
Ditën e sotme Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po festojnë ...
Këngëtari me famë botërore dhe i adhuruar nga të gjithë, Ed ...
Në janar të vitit 2011, në kohën që LSI qeveriste në pushtet...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
A po përgatitin dy partitë kryesore PS-PD, një marrëveshje t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...