Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria është 106 vjet shtet. Përgjatë këtyre viteve shqiptarët kanë njohur vetëm sundime.
Nga lufta në luftë. Dikur sundonin pushtuesit e huaj, më pas komunizmi e tashmë në sundimtarë janë kthyer miliarderët e politikës.
Qeveria Rama, e cila po kontestohet nga Opozita me akuza të rënda për korrupsion dhe vjedhje votash, ndryshe mund të quhet Qeveria e miliarderëve.
Pasuri e patundshme, troje, apartamente, vila, automjete, biznese dhe jo vetëm janë pjesë e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama.
Po flasim vetëm për pasurinë e deklaruar, jo atë që e kanë fshehur dhe e kanë shpërndarë e vendosur me emra të tjerë.
Duke llogaritur këtu dhe përfitimet që u jep posti, pa frikë mund të quhen edhe miliarderë të të pasuruar në sajë të pozitave politike që kanë.
Ashtu në kabinetin “Rama 1”, edhe në kabinetin “Rama 2” është shtuar numri i miliarderëve politikë.
Këta të fundit bëjnë sikur qajnë e vajtojnë hallet e të qytetarëve, ndërsa në Shqipëri sa vjen dhe shtohet numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për t’u larguar nga vendi për të gjetur shpëtim nga skamja.
Ndërkohë miliarderët e Qeverisë Rama i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat më të shtrenjta jashtë vendit dhe jo në emigracion për bukën e përditshme.
Miliarderët e Qeverisë shfaqen çdo ditë me propaganda në media për të siguruar edhe ca vite të tjera pushtet si dhe për të shtuar gjithnjë e më shumë pasurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasuritë e Qeveritarëve dhe të paktën këto që kanë deklaruar disave u përllogariten në miliarda.
Si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe të përzgjedhurit e tij ministra, jetojnë në luks të shfrenuar, në Shqipërinë e varfër dhe të papunë.
Pasuria e Kryeministrit Edi Rama
Po e fillojmë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin Opozita thotë se ka 300 milionë lekë të pajustifikura. Në kohën që u bë Kryeministër, pra në vitin 2013 kishte në pronësi një apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 m2 me vlerë 5.422.100 lekë si dhe një studio artisti Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë.
Si pasuri të përbashkët me bashkëshorten ai thotë se ka një shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, në fshatin Surrel, Komuna Dajt.
Në vitin 2014, në vitin e dytë si kryeministër, Rama ka deklaruar se ka përfituar 2.173.405 lekë nga paga, ndërkaq ka vijuar të marrë fitime 2 milion lekë të vjetra nga libri ?Kurbani?. Ndërsa bashkëshortja Linda Rama ka përfituar 8.5 milionë lekë të reja si eksperte.
Deri në vitin 2014 ishte bashkëshortja që kryesonte nga të ardhurat, ndërsa në vitin 2015 kanë ndryshuar pozicionet. Në vitin 2016 e ka marrë bashkëshortja Linda Rama ka deklaruar pagën 3 142 579 lekë që si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.
Në vitin 2017, kryeministri ka deklaruar pagën 2 015 199 lekë, të ardhura nga honoraret, 51 000 lekë, të ardhura nga krijimtaria artisktike/shitje e punëve artistike, 3 894 352 lekë. Ndërsa bashkëshortja ka deklaruar katër burime të ardhurash, nga paga dhe puna si eksperte, 1 849 983 lekë, të ardhura neto nga interesat bankare, 2 394 lekë, të ardhura nga qiradhënia, 2 712 180 lekë, të ardhura nga honorare, 1 241 276 lekë.
Gjithashtu bashkëshortja, ka shtuar pasurinë nga blerja e tokës ullishte me arë me sipërfaqe 2 240 m2 në Surrel dhe vlerë 6 930 000 lekë, blerë për arsye funksionale të terriorit ku është ndërtuar banimi. Gjithashtu ajo deklaron edhe një kredi.
Zëvendës/kryeministri Erion Braçe
Që prej Dhjetorit 2018, Erion Braçe mban postin e Zëvendës/kryeministrit. Braçe, vetëm makina ka blerë më shumë 43 500 euro, nëse llogarisim dhe të bashkëshortes. Një ?ËË Golf 6? që ka blerë në 2010 i ka kushtuar 17 mijë euro dhe një Mercedes Benz,që ka blerë në vitin 2015 i ka kushtuar 26 500 euro. Këtë fundit e ka shitur në 2017, por siç duket, ia ka lehtësuar punën makina zyrtare.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri Sandër Lleshaj, në deklaratat e pasurisë shihet që edhe pse ka llogari të konsiderueshme bankare, vajza e tij ka përfituar një bursë 7 500 euro në Gjermani. Në vitin 2013, Lleshaj ka deklarur bursën e vajzës më shumën 2 250 euro, ndërsa në 2014, bursa e vajzës shkon në vlerën 7500 euro.
Gjithashtu Lleshaj dyshohet se nuk ka deklaruar një vilë në Gjirin e Lalzit. Deri më tani, ministri ka heshtur për këtë pasuri, edhe pse ofruar fakte nga CNA.al.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi
Blendi Çuçi, i cili është i martuar me ish të dashurën e kryeministrit Rama, është i “mbytur” në pasuri.
Në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka 2 apartamente, ku është bashkëpronar. Gjithashtu ai ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro. Ai është bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë në vitin 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekë, pronar me 100% i një veture tip ?Land Rover Discovery?, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.
Ndërsa në vitin 2017 Çuçi ka deklaruar llogari bankare, 1.543.874 lekë depozitë bankare, 543.911 lekë; llogari bankare, 13.755 euro, pagën si ish-ministër, 338.682 lekë, pagën si deputet, 658.185 lekë.
Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka llogari në SHBA, 149.151 USD dhe 5.183 USD. Po ashtu bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankën ?Intesa San Paolo?, 932 USD dhe pagën si drejtoreshë programesh në SHBA, 129.657 USD. Çuçi ka deklaruar dhe llogarinë e djalit, 20.120 USD.
Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali
Edhe Elisa Spiropali, adhuruesja e Skënderbeut nban rekord për pasurinë. Spiropali është përfolur se ka një makinë 100 mijë euro dhe një shpi në Lungomare, por në deklaratat e pasurisë së saj, nuk ekzistojnë të tilla prona.
Sipas deklaratës së pasurisë, kur u vendos në krye të Doganave ajo rezulton të kishte burime të ardhurash pagën prej 2 200 lekësh, 15 mijë euro të kursyera si dhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë.
Në vitin 2014, ajo ka deklaruar të ardhura nga paga 1 332 mijë lekë. Në kohën që është larguar nga drejtimi i doganave, Spiropali ka deklaruar se ka kursyer në total 2.5 milionë lekë. Në vitin 2017 ajo ka deklaruar 10 000 euro të kursyera.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2017.
Në vitin 2014 Gjonaj ka deklaruar se ka punuar si eksperte për Fondacionin ?Soros? edhe është paguar 2 025 dollarë, gjithashtu ajo ka deklaruar dhe 7 burime të tjera të ardhurash.
Edhe në vitin 2015, Gjonaj duket se nuk di të ndahet nga llogaritë e shumta bankare që ka. Në Soros rezulton që ka punuar katër vite radhazi. Në vitin 2016 ka deklaruar tetë burime të ardhurash, pa përfshirë ktu të bashkëshortit, i cili edhe ai rezulton i ?mbytur? në llogari bankare.
Ndërsa në vitin 2017 përveç pagës si Ministre e Drejtësisë ajo ka deklaruar dhe të ardhura nga punë të tjera. Kështu ajo ka deklaruar të ardhura nga puna nësi Komisioner Avokati i Popullit, 609 649 Lek
Të ardhura me vlerë 235 824 Lek, Avokati i Popullit si pagesa kalimtare Urdhër Nr.124 datë 26.07.2017.
Të ardhura me vlerë 795 Euro si pagesa espertizë nga OSCE gjatë muajit Mars.
Të ardhura me vlerë 147 560 Lek, nga pagesa espertize për Reformën në Drejtësi si Eksperte pranë Sekretarit Teknik të Komisionit të përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin Soros në Prill 2017.
Të ardhura me vlerë 7 000 Lek nga dieta brenda vendit në pozicionin Ministër i Drejtësisë.
Të ardhura me vlerë 10 000 Lek nga pagesë shërbim telefonik nga pozicioni Avokat i Popullit
Të ardhura me vlerë 51 000 Lek nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Të ardhura me vlerë 42 500 Lek si anëtar e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Eduart Shalsi
Eduart Shalsi, ministri që premtoi se do vidhnin me lezet ka deklaruar se ka burime të ardhurash, pagën e tij, qiranë nga apartamentet, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar veçmas depozita bankare dhe një sërë pagash që përfitohen nga mësimdhënia.
Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtonte 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministrja Olta Xhaçka përfshihet mes zyrtareve me të ardhura vetëm nga paga, pa llogaritur këtu përfitimet që i jep posti.
Edhe jo rezulton e “mbytur” në pasuri edhe pse i deklaron në emër të bashkëshortit.
Në deklaratën e vitit 2017, thuhet se bashkëshorti i saj ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas). Po në të njëjtin vit, bashkëshorti z. Artan Gaci, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro.
Ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko
Pandeli Majkon, nëse e krahasojmë me kolegët, rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama, nëse e krahasojmë me të tjerët.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.
Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.
Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë që kushton 500 000 lekë./CNA.al
Të panjohurit e Kuvendit/ Pasuria e deputetit që “fle” në seanca
Emrat-Milionerët e Qeverisë/ Qytetarët të zhvatur dhe në varfëri
Nga zonja 5 milionëshe tek ministrja e marrëdhënieve/ “Bluzë-grisura” e Qeverisë nën hetime
Foto-Plas në rrjet/ Degjenerohet Elisa Spiropali
Elisa Spiropali dikur me bluzë “të grisur” sulmonte nga MJAFT/Sot në “ar” kandidon për socialistët
Qeveria e tatëpjetës/ Drejtorë hajdutë bëhen ministra
Foto-Nga bluza e grisur, tek makina luksoze/ Si ka ndyshuar në vite Elisa Spiropali
Video-Elisa e Doganave në krah të ?Skëndërbeut?
Ish-mjaftistja e konvertuar në socialiste/ Zbardhet pasuria e Elisa Spiropalit
Ndryshimet e bujshme në Ministri/ ?Hiqja Lenës, vëja Prenës?
Ka reaguar sot Kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të PD-së, K...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur rreth s...
I ftuar sot në televizionin A2 në një lidhje të drejtëpërdre...
Deri tani, karriera ka pasur një rëndësi të veçantë në jetën...
E lindur në Bergamo, modelja italiane Valentina Fradegrada s...
Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha shpesh ndajnë publikisht...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Një burri në Skoci i ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Ai ...
Një ditë më parë, opozita protestoi duke bllokuar rrugët në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Bilishtit, k...
Një aksident i rëndë u raportua paraditen e sotme në Peqin k...
Në prag të zgjedhjeve vendore, keru i Bashkisë së Tiranës, E...
Është zhvilluar sot në Roskovec ceremonia për 10-vjetorin e ...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha duket se i merr serioz...
Shqiptari Dorian Liçaj, 30 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurm...
Luana Vjollca ka njoftuar së fundmi se së shpejti do të mirë...
Drejtuesi i nje kompanie ndërmjetësimi mes punonjësve dhe pu...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është tepër akti...
Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, tërheq vazh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...