web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati “shuplakë” Bashës/ Askush nuk mund të vendosë për ne

28 Mars 2019, 08:48, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, parti aleate e PD-së, Adriatik Alimadhi është një ndër tre deputetët, që vijnë nga listat shumëemërore të opozitës, i cili ka pranuar mandatin e deputetit dhe sot bën betimin në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, para se të futej në sallën e parlamenti, Alimadhi tha se ky është një vendim i kryesisë së partisë dhe se askush nuk mund të vendosë që ?Balli Kombëtar? të jetë pjesë e opozitës, pa qënë pjesë e vendimmarrjes.

?Për Ballin Kombëtar vendos vetëm Kryesia. Askush nga ato parti opozitare nuk mund të vendosë për Ballin Kombëtar që të jetë pjesë e opozitës së Bashkuar, pa qënë pjesë e vendimmarrjes.

Unë jam kandidat i Ballit Kombëtar. Mandati do jetë në dispozicion të kauzës kombëtare, në dispozicion të 70 mijë dëshmorëve?-tha ndër të tjera Adriatik Alimadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga