web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi “Babale”/ Artan Hoxha përplaset me opozitën

11 Tetor 2018, 19:35, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Real Story” është duke komentuar çështjen “Babale”, që së fundmi është kthyer në kryefjalë të mediave, pas vendimit të Prokurorisë se audio-përgjimi është montazh.

Hoxha ka thënë se procedurat për ektradimin e Agron Xhafajt janë bërë në mënyrë shumë të shpejtë, duke renditur edhe data.

“Në datën 14 është publikimi i audio-përgjimit. 15 regjistrohet kallëzimi i Xhafajt. Në datën 16 takoj dy avokatë që bëjnë ekstradime dhe kishin bërë ekstradimin e Agron Xhafajt në Itali?,- u shpreh Hoxha.

Më tej gazetari ka debatuar me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së dhe thekson se Prokuroria nuk zotëron materialin origjial që është stilolapsi, apo një çelës audi i përdorur për përgjimin e dytë.

?Dy janë regjistrime të bëra nga SHISH. Prokuroria nuk ka marrë origjinalin, sepse është një stilolaps dhe një çelës audi. Nëse Prokuroria nuk disponon origjinalin, ajo nuk është provë zoti Vasili dhe Spaho?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga