web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja/ Kryetari i PS ekzekutoi tre persona në Mat

11 Tetor 2018, 18:03, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë u regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:00, në fshatin Shëlli të Matit. Katër punonjës bashkie u qëlluan me armë zjarri teksa po hanin drekë. Vetëm pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestonte autorin, i cili është Kujtim Koxha, kryetar i PS për fshatin Shëlli.

Si pasojë e të shtënave, Mentor Hoxha ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë tre personat e tjerë u transportuan me urgjencë për në spital. Për shkak të plagëve të marra, ndërruan jetë edhe dy punonjësit e tjerë të bashkisë, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa Astrit Hani ndodhet i plagosur në spitalin e Burrelit.

Dyshohet se autori ishte konfliktuar më parë me punonjësit e bashkisë, të cilët kishin ardhur për të hapur një rrugë. Më pas ai u është larguar për tu tkhyer sërish me një automatik në dorë. Pasi kreu krimin, autori u largua drejt fshatit Burgajet, vend në të cilin u arrestua nga policia.

Sipas policisë, banorët e zonës janë shprehur, se konflikti kishte nisur pasi Koxha, u kishte kërkuar punonjësve të bashkisë, të hapnin rrugë edhe në lagjen e tij. Mësohet se këta të fundit e kanë refuzuar, duke thënë se vendimet merren vetëm nga bashkia. /CNA.al





Lajmet e fundit nga