web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ose “Babale” ose “Teatër”

11 Tetor 2018, 14:09, Aktualitet CNA

Dy çështje kanë ngelur peng i politikës shqiptare këtë vit, ose dy janë çështjet, të cilat shqiptarët i dëgjojnë ditë pas dite nga politika shqiptare. Nga partitë tona, nga kryeministri, nga kryetari i opozitës dhe nga presidenti i Republikës, që vetë është mbi palët, ndërsa bashkëshorten e ka kryetare të një partie opozitare, dikur në qeveri.

Filloi debati për Teatrin, disa mijëra metër katror tokë publike po tentohet të jepen me PPP (Partneritet Publik Privat), për të ndërtuar disa kulla dhe me justifikimin që firma që do të ndërtojë këto kulla, do të ndërtojë edhe një Teatër të ri, shteti i fal një sipërfaqe trualli.

Këtu kanë filluar debate, protesta. Dhjetëra ditë, qindra artiste, qytetarë kanë pasur debate të ashpra me kryebashkiakun, me Ministren e Kulturës, me kryeministrin, me liderin e opozitës nga ana tjetër.

Disa artistë fillimisht dolën kundër dhe më pas ?e drodhën?. Më tej pati debate, protesta, përplasje në parlament e të tjera si këto.

Presidenti e ktheu ligjin, mazhoranca bëri ligj të ri e sërish kjo prapë u kthye nga Presidenca e nuk pritet gjë tjetër veçse mazhoranca ta miratojë dhe ligji të marrë rrugë, megjithëse Lulzim Basha disa herë ka thënë se para se të ndërtohen kullat, Edi Rama duhet të kalojë mbi trupin e tij.

Nga ana tjetër, është çështja ?babale?. Një audio-përgjim i montuar, prokuroria, ministri i Brendshëm, kryeministri, akuzat e opozitës, Lulzim Basha që thoshte se Fatmir Xhafa nuk do hynte më në zyrë pa kaluar mbi trupin e Lulit, e kështu me radhë.

Të dyja këto çështje janë temat e politikës së vitit 2018. Politika shqiptare gjatë gjithë këtij viti, është marrë me Teatrin, pastaj e ka harruar. Është kthyer tek ?Babalja? pastaj është kthyer prap tek teatri, pastaj prap te ?Babalja? , e tani doli prap Teatri.

Do të kemi prapë një debat për Teatrin dy javë, sapo të kalojë ligji pasi u kthye me dekret nga presidenti dhe çështja e Teatrit duket e mbyllur, vetëm nëse kthehet pas nëse Basha do të bëjë atë që tha që do ngujohet para Teatrit vetë personalisht dhe duhet të kalojë policia mbi trupin  e tij, para se të prishë Teatrin, ashtu siç kaloi Fatmir Xhafaj mbi trupin e tij për të hyrë në zyrë.

Gjithsesi përtej ironisë, talljes me Lulzim Bashën apo Edi Ramën, ajo që është e faktuar tashmë është detaji se këtë vit dy kanë qenë çështjet kryesore të shqiptarëve.

Përtej problemeve sociale, ekonomike, punësimit dhe halleve të tyre të përditshme, dy kanë qënë çështjet e ditës për vitin 2018. Dy top çështjet kanë qenë ?Babale? dhe ?Teatri?.

Doli dhe një çështje e tretë e cila ishte historia e një vajze nga Fushë-Kruja, e cila fillimisht akuzoi të dashurin se e kishte djegur, përdhunuar dhe rrahur dhe më pas i mohoi të gjitha dhe tha se këto ja kishte bërë opozita.

Por kjo nuk ka rëndësi. Dy krye çështjes e 2018-ës janë ?Babale? dhe Teatri që ende nuk janë mbyllur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga