Pak muaj më parë u nda nga gruaja/ Sot Channing lidhet me këngëtaren biseksuale
Channing Tatum dhe Jessie J janë çifti më i ri i showbiz-it....
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur të tjera detaje dhe fakte, që sipas tij tregojnë se prokuroria në çdo hap që hedh zbaton rezultatin praraprak të përgatitur nga Rama.
?Rama nuk heton trafikantët e drogës, por përndjek gazetarët. Nuk procedon ministrin e Brendshëm i cili ka ndihmuar vëllain trafikant, por deputetët e opozitës që denoncojnë. Fabrikon dhe fallcifikon prova dhe dëshmitarë. Është fakt që Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por iku natën për Itali sapo u publikua audio-përgjimi. Prokuroria nuk heton Xhafën për fallisfikimin e ligjit për vëllain. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës.?-tha Alibeaj.
Ndër të tjera, deputeti demokrat risolli në vëmendje deklaratën e Ramës kur doli audio-përgjimi, i cili tha publikisht se kishte ekspertizën e një laboratori, sipas të cilit nuk ishte zëri i Agron Xhafajt në audio.
?Rama deklaroi se kishte ekspertizën e një laboratori, sipas të cilit nuk ishte zëri i Agron Xhafajt në audio dhe prokuroria as nuk guxon tja kërkojë këtë provë?-tha Alibeaj.
Ndërsa më tej ai u shpreh se ?prokuroria është shndërruar në zyrë propagande e Edi Ramës.?, ndërsa shtoi se prokuroria nuk hetoi pasurinë e Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij, ashtu siç e parashikon ligji antimafia./ CNA.al
DEKLARATA E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ
I. Sot jemi përpara jush, për të dëshmuar me fakte dhe prova, sesi Edi Rama, përmes veglave të veta në prokurori:
· nuk heton krimin e organizuar me mbështetje shtetërore, por denoncuesit;
· nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarin;
· nuk procedon penalisht Ministrin e Brendshëm që ka ndihmuar të vëllain t?i shpëtojë drejtësisë dhe të vijojë i qetë trafikun e drogës, por deputetët e opozitës që denoncojnë trafikun e drogës.
· nuk zbulon prova për të gjetur të vërtetën, por fabrikon dhe falsifikon prova dhe dëshmitar.
Është fakt se:
1- Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio që provonte se ai drejtonte trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.
Është fakt që:
2- Prokuroria nuk nisi kurrë hetimi mbi përgjegjësinë e Fatmir Xhafës në falsifikimin e ligjeve për llogari të anëtarit të familjes së tij mafioze, vëllait të dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.
Është fakt se:
3- Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse është kompetente për të hetuar trafikun e drogës dhe jo kallëzimin e rremë, nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë më drogën në Tragjas? Po me personat që ofrojnë furnizimin me drogë dhe që shfaqen në materialin investigativ të gazetarit? Asgjë. Asnjë veprim.
Është fakt se:
4- Edi Rama ka instaluar një shtet privat mafioz, sic deklaroi publikisht 2 ditë më parë kur tha se ai vetë ka ngritur një strukturë të posaçme për të fabrikuar prova dhe dëshmitar, me qëllim mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Agron Xhafës.
Është fakt se:
5- Ndonëse në 16 Maj 2018 Edi Rama pranoi publikisht se dispononte ekspertizën shkencore të një Laboratori ndërkombëtar që kishte arritur sipas tij në konkluzionin se zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafës, prokuroria e kontrolluar prej tij, as nuk guxon ta thërras për t?ia kërkuar këtë provë, edhe pse opozita ka bërë një Kallëzim penal për këtë çështje.
Është fakt se:
6- Prokuroria në çdo hap që ka hedhur, ndjek rezultatin që i paracakton Edi Rama dhe përdoret prej tij si zyrë e propagandës dhe mashtrimit të opinionit publik.
Është fakt se:
7- Fatmir Xhafaj pranon publikisht se ka fakte dhe prova për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij, nuk e ka thirrur për t?ia kërkuar këto prova dhe fakte, edhe pse opozita ia ka kërkuar zyrtarisht.
Është fakt që:
8- Prokuroria nuk zbatoi dhe nuk hetoi sipas ligjit Antimafia pasurinë e trafikantit të drogës Agron Xhafaj dhe familjarëve të tij, përfshirë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, siç ligji e detyron.
Më poshtë faktet e plota, që tregojnë sesi Kryeprokuror në këtë çështje, është vetë Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi prokuroria në këtë çështje ka patur vetëm rolin e noterit.
Channing Tatum dhe Jessie J janë çifti më i ri i showbiz-it....
Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për CNA....
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova e mbajtën të fshehtë la...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer sërish në Kuve...
Bella Hadid e festoi ditëlindjen me miqtë e saj më të ngusht...
Çështja e audio-përgjimit “Babale”, ku pretendohet se Agron ...
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Një ndër zyrtaret e larta të PD-së në Dibër, Irini Shehu, në...
Që Lulzim Basha është ortaku i Edi Ramës, dhe që ky i fundit...
“Indeksi i Baselit, treguesi më zyrtar për pastrimin e parav...
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 26 vjeçar. Arrest...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjisë dhe Infrastru...
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është përplasur ...
Opozita ka bojkotuar sërish seancën parlamentare të ditës së...
Partia Demokratike është futur në procesin e saj të riorgani...
Intensifikohen kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në interpe...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...