Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Që Lulzim Basha është ortaku i Edi Ramës, dhe që ky i fundit e shpërblen atë, e ndihmon dhe e mban në krah, apo i vendos shkopinj për ta mbajtur në këmbë si kryetar të Partisë Demokratike, kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Që të dy janë pjesë e lëvizjes së Soros dhe janë financuar prej tij dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim, pasi janë bërë publike me dhjetëra e dhjetëra detaje.
Më tej, le të verifikojmë fakte dhe të dhëna të fundit. A vazhdon marrëveshja Rama-Basha, e filluar me 17n maj, rreth një vit e gjysëm më parë.
Së fundi, CNA.al publikoi një dosje të plotë nga burimet e saj në lidhje me xhirot dhe të ardhurat që realizonin firmat e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit. Subjekte ku punon dhe drejton Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të PD-së.
Një kompani që ne investiguam pas deklaratave të filluara në muajin janar nga kreu i PD-së se biznesi po falimentonte dhe se mijëra e mijëra subjekte tregtare po mbylleshin. Xhiroja kishte rënë dhe kishte problematika, të cilat vinin për shkak të krizës dhe luftës që sipas Lulzim Bashës, bënte qeveria ndaj biznesit.
Nga verifikimet tona dhe nga të dhënat zyrtare rezultoi se kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, në kohën e qeverisjes së Rilindjes dhe të Partisë Socialiste vetëm ishin shtuar. Madje në janar ishte hapur një e re. Pra, në të kundërt të asaj çfarë thoshte Lulzim Basha se biznesi falimentonte, gjë të cilën ne e pranonim dhe e quanim të vërtetë, rezultonte se kunati i tij shtonte bizneset. Pra, ishte kundër rrymës, kundër krizës ekonomike që pretendonte vetë kreu i PD-së.
Më tej, nga verifikimet rezultoi diçka e çuditshme. Kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës kishin dy dhe tre-fishuar xhiron, me ardhjen e Rilindjes në pushtet. Në vitin e kaluar kishin rreth 2 miliardë lekë xhiro dhe këtë vit po aq ishte targeti i dukshëm, me rreth një milliard lekë xhiro deri në muajin gusht.
Por, ajo që ishte ndryshe është fakti se ndërkohë që xhiroja tre-fishohej, ulej fitimi. Deklarohej më pak fitim. Pra, paguheshin më pak taksa në shtet. Dhe ishin të gjitha dyshimet dhe të gjitha gjasat që kjo të ishte një kompani me evasion fiskal, pasi vetë kompania ?Landmark Communication? priste fatura për kompani të tjera si ?Landmark Premium Print?, ?BlackSheep?. etj, çka ngrinte dyshime të forta për evazion fiskal, por sapo CNA.al e denoncoi, flamurin e rrëmbeu Partia Socialiste. Zhvilloi dy konferenca shtypi, për ta kthyer çështjen në politikë dhe më pas e la. Gjithçka u harrua.
Tani filloi ?Babalja?. Skenari ?Babale 1?, skenari ?Babale 2?, mund të ketë 3 dhe 4. Sa herë të dalin pasuritë dhe problemet e Lulzim Bashës do të ketë ?Babale? të rinj.
Ne gjithashtu vazhduam dhe me publikimin e dosjes së plotë të vjehrri dhe lejeve të ndërtimit të marrë nga klientela afër Lulzim Bashës, disa leje ndërtimi të firmosura edhe prej tij. Por, nuk pati asnjë hetim, asnjë dosje nuk u hap.
Ndërsa në rastin e parë, atë të evazionit të mundshëm të dyshuar, pasi ai vërtetohet vetëm nëse do të ketë një kontroll të plotë nga tatimet, nga inspektorët e përgjegjshëm. Por, në fakt nuk ndodhi asgjë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk lëvizi asgjë. Drejtoria e Tatimeve nuk filloi asnjë kontroll. Nuk u bë të paktën një verifikim, qoftë ky nga zyrat e tatimeve, pa folur pastaj për të çuar inspektorë, për të hapur dosjet dhe për të kontrolluar, një subjekt me rreth 2 miliardë lekë xhiro.
E në këtë rast Lulzim Basha ka të drejtë. Ai flet ditë e natë për biznesin e vogël që po falimenton, ku çdo ditë shkojnë tatimet dhe i kontrollojnë deri edhe qindarkën e fundit, ndërsa biznesin e kunatit të Lulzim Bashës me miliarda lekë xhiro nuk e kontrollon askush.
Arben Ahmetaj bën sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon dhe është kthyer në avokatin e Lulzim Bashës. Në avokatin e pasurisë së tij, bashkë me tatimet, institucionin që ka përgjegjësinë për ta kontrolluar e të gjithë heshtin. Askush nuk shkon të kontrollojë pasuritë e Erjon Isufit. Askush nuk shkon të kontrollojë xhirot e biznesit të kunatit të Lulzim Bashës. Si janë vendosur ato? Si janë realizuar ato? Sa është fitimi?
E pra, duket e qartë se dy çunat e Soros, Lulzimi dhe Edi, e kanë marrëveshjen e tyre, e kanë biznesin e tyre.
Në rregull kanë partitë e tyre. Njëri në qeveri, e tjetri në opozitë, e kur Luli ka hall telefonon Edin, e kur kunati i Lulit ka hall nuk e kontrollon Arben Ahmetaj, për më tepër nuk kemi se çfarë të themi. Mund të denoncojnë shqiptarët çdo ditë problematika, pasuri, evazion fiskal për njëmijë e një njerëz, për të gjithë mund të ketë kontrolle. Mund të denoncojnë edhe te ?Shqipëria që duam?, aty ku i pëlqen kryeministrit. Për të gjithë lëvizin, menjëherë reagohet. Bëhen takime publike, konferenca, deklarime, qëndrime, kurse kur reagon media me prova dhe dokumente dhe flitet për kunatin e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë reagim. Nuk kontrollojnë Tatimet sepse Arben Ahmetaj tashmë është kthyer në avokatin e Lulzim Bashës./ CNA.al
Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit
Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon
Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë
A do t?i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!
“Indeksi i Baselit, treguesi më zyrtar për pastrimin e parav...
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 26 vjeçar. Arrest...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjisë dhe Infrastru...
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është përplasur ...
Opozita ka bojkotuar sërish seancën parlamentare të ditës së...
Partia Demokratike është futur në procesin e saj të riorgani...
Intensifikohen kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në interpe...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar...
Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Andan Xholi është ...
Mbrëmjen e djeshme ndër të fuarit në emisionin “Opinion” të ...
Pak para ndeshjes Shqipëri-Jordani, gazetarja Ilda Bejleri p...
Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda, në orën 12:00 d...
Vdekja të vjen atëherë kur nuk e pret, dhe në momentet e buk...
Policia e Fierit gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruar...
Ështën ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari dhe ga...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personav...
Om kap për fyti Zvetlanën. Ai thotë se ajo është fajtore pse...
Xhenet i sjell kafen Selimit por ai nuk e pëlqen dhe e çon s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...