web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë, automatik dhe maska në banesë/ Arrestohet 37 vjeçari i shpallur në kërkim

11 Tetor 2018, 07:46, Aktualitet CNA

Policia e Fierit gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruara në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme ka shoqëruar për verifikim 11 persona me preçedent penale të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për”Vjedhje”.

Si pasojë u arrestua një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim. Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, banues në Zhupan, ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Më pas gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg, 3 dokumente të falsifikuara, 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë , 3 kompjutera lap-top , 1 kasafortë metalike dhe 34 fishekë pistolete dhe automatiku.

Njoftimi i policisë:

Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier.

Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.

Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.

Si rezultat i kontrrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri  shtetasi Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasportave apo vizave”.

Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mirkuptimin dhe mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

 





Lajmet e fundit nga