web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prova të reja për “Babalen”/ Salianji fundos Taulant Ballën

11 Tetor 2018, 18:30, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar disa dokumente të prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sipas tregojnë se Taulant Balla ka folur në telefon  me drejtorin e policisë së Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka shkruar se i gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin.

Në dokumentet e publikuara nga flitet për biseda, ku përmendet emri i deputetit të PS-së Taulant Ballës, për të cilin Alizoti në video thoshte se ishte takuar para prokurorisë ku kishte dhënë dëshminë se kishte qenë ai që kishte imituar, Agron Xhafajn.

Postimi i plotë

XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua ?aktori??!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare

Deri tani kemi parë shumë pak./ CNA.al





Lajmet e fundit nga