Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar së fundmi, se kryetarja e këtij institucioni, Donika Prela, u kërkonte vartësve informacion për personat që po hetohen.
Në një njoftim për media thuhet se drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka të gjithë kompetencën dhe është bazuar në ligje, kur ka kërkuar të vërë nën ?këmbë?, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe prokurorët.
Që kur u emërua në atë post, u hodhën dyshime, se do të mbyllen dosje krimi të nivelit të lartë, ku përfshihen dhe politikanë. Për një gjë të tillë u pyet edhe Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku nga deputetët në Komisionin Parlamentar të ligjeve.
Por, Marku as e pohoi dhe as e mohoi një gjë të tillë. Në këto rrethana dyshimet veçse janë shtuar.
?Për sa u përket kompetencave ne ushtrimin e ndjekjes penale, bazuar ne ligjin e sipërcituar rezulton se: -Drejtuesi i Prokurorisë ka të drejtë të vendosë krijimin e grupit hetimor për çështje të veçanta hetimore (neni 42 germa ç e ligjit). Drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore nën juridiksionin e tij ( neni 42 gërma gj e ligjit). Prokurorët kanë detyrimin ligjor të informojnë Drejtuesin e Prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me punën mbi çështje të caktuara dhe vendimmarrjen, si dhe, në raste të veçanta, për problematika që shfaqen në ecurinë e procedimit ( neni 52 i Ligjit):m sqarohet nga Prokuroria.
Njoftimi i Prokurorisë
Info mbi interpretimin që nga Drejtuesja e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka përpjekje për cënimin e pavarësisë së Prokurorëve nëpërmjet ushtrimit të kontrollit të veprimtarisë ndaj Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Lajmi i referohet Urdhrit nr. 37, datë 20. 07. 2018 drejtuar Oficerëve të Policisë Gjyqësore për dhënie informacioni për dosjet që kanë në hetim.
Veprimtaria e Drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ushtruar dhe vazhdon të ushtrohet gjithmonë në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të akteve ligjore në fuqi pa cënuar në asnjë rast pavarësinë e prokurorëve në punën e tyre. Konkretisht:
Në nenin 24/1 të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar që Prokurori ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, drejton dhe kontrollon hetimet paraprake dhe veprimtarinë e policisë gjyqësore, si dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm, merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale, mbikëqyr ekzekutimin e tyre, si dhe ushtron funksionet e bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.
Në Ligjin Nr. 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, në nenin 3 është parashikuar se: ?Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e Policisë Gjyqësore, si dhe kryen detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokuroria i ushtron funksionet e saj në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve.
Në kreun V të ligjit Nr. 97/2016 ? Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë? të sipërcituar flitet për kompetencat e Drejtuesit të Prokurorisë të përcaktuara në mënyrë eksplicide në nenet 42, 43, 46,48 dhe 52 të ligjit, cilat ndahen në kompetenca në drejtimin e Prokurorisë dhe kompetenca në ushtrimin e ndjekjes penale.
Për sa u perket kompetencave ne ushtrimin e ndjekjes penale, bazuar ne ligjin e sipercituar rezulton se:
-Drejtuesi i Prokurorise ka te drejtë të vendosë krijimin e grupit hetimor për çështje të veçanta hetimore (neni 42 germa ç e ligjit)
? Drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore nën juridiksionin e tij ( neni 42 gërma gj e ligjit).
? Prokurorët kanë detyrimin ligjor të informojnë Drejtuesin e Prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me punën mbi çështje të caktuara dhe vendimmarrjen, si dhe, në raste të vecanta, për problematika që shfaqen në ecurinë e procedimit ( neni 52 i Ligjit).
? Drejtuesi, veç të tjerash kërkon informacion për ecurinë e procedimeve dhe, nëse është e nevojshme, nxjerr udhëzime me shkrim sipas ligjit, jep urdhra të detyrueshëm për Policinë Gjyqësore lidhur me ushtrimin e funksioneve, verifikon ecurinë dhe përfundimin e çështjeve dhe, kur është e nevojshme, udhëzon me shkrim, kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale përpara se të merret vendimi mbi mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake ( neni 43 germa ?ë? i Ligjit).
? Gjithashtu, Drejtuesi mund të japë udhëzime jo të detyrueshme për çështje konkrete kryesisht në momentin e caktimit të çështjes për ndjekje Prokurorit, ose më pas, kur vlerësohet e nevojshme për mbarëvajtjen e ecurisë së procedimit.
Kërkesa për informacion drejtuar Prokurorëve sikurse është vepruar (datë 08. 07. 2018) ku Prokurorët kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore për vënie në dispozicion të informacionit ashtu dhe atë të datës 20. 07. 2018 drejtuar Policisë Gjyqësore të cilët gjithashtu kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore janë në përputhje me kompetencat ligjore të Drejtuesit të Prokurorisë. Këto kërkesa janë bërë dhe do të bëhën në vijimësi me qëllim për të rritur shpejtësinë, efektshmerinë dhe dhënien e rezultateve konkrete nga hetimet. Ato shërbejnë për marrjen e masave për vënien në lëvizje të procedimeve penale me zvarritje të theksuar në mënyrë të vazhdueshme duke humbur aktualitetin dhe rëndësinë, të padeleguara dhe atyre që nuk i është kushtuar rëndësia e duhur ndër vite.
Së fundi, në lidhje me sa është parashtruar se Drejtuesi i Prokurorisë ka kërkuar nga sekretaria vënien në dijeni për çdo shkresë dhe korrespondencë me prokurorët sqaroj se në Prokurori ashtu si dhe në çdo institucion tjetër të gjitha shkresat dalëse drejtuar subjekteve të ndryshme dalin me firmë të tilluarit, ose personit të autorizuar prej tij gjë që do të thotë se më këto shkresa njihet drejtuesi përpara se ti firmosë ato pa patur nevojë të marrë informacion në sekretari.
Kompetencat e Drejtuesit të Prokurorisë në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda po ushtrohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin Nr. 97/2016 për ?Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë? duke garantuar në çdo moment pavarësinë e Prokurorit në lidhje me vendimmarjen e tyre në zgjidhjen përfundimtare të çështjes./CNA.al
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar ditën e sotme p...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qytetin e Korçës ka sekues...
Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar lagimin nga detyra të 6 a...
Procesi i vettingut është komentuar dhe justifikuar njëkohës...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Përballë” në RTS...
Prej disa kohësh ka nisur procesi i Vettingut, ku gjyqtarë d...
Roja bregdetare ka shpëtuar dy persona që rrezikonin të mbyt...
I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi,...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Përballë” të ga...
Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Përballë” të gazetar...
Komisioni Europian i është përgjigjur me një letër zyrtare, ...
Kryeministri Edi Rama është ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar momentin më të vështirë gj...
Tre gazetarë rusë janë vrarë në Republikën e Afrikës Qëndror...
Gazetari Bledi Mane në një postim në rrjetet sociale nëpërmj...
Muaji gusht, do të jetë muaj pushimesh edhe për Komisionin e...
Një 21 vjeçar nga Kumanova me inicialet V.A është mbytur sot...
Greqia është vënë sërish në alarm, pasi ishulli Zakinthos ës...
Pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit që i hapte rr...
Shumë femra përjetojnë dhimbje të tmerrshme në gjoks dhe men...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...