web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta dekoron me medaljen 'Flamuri Kombëtar', presidenten e Kroacisë

19 Korrik 2018, 08:26, Aktualitet CNA

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti Meta ka vlerësuar me ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar? Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Dekorimi i kreut të shtetit është bërë ?Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?.

Kreu i shtetit, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria është me fat që ka një vend mik si Kroacia dhe rrugën dhe proceset e saj integruese.





Lajmet e fundit nga