web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhurimi i gjakut/ Meta: Ende një sfidë

18 Korrik 2018, 20:46, Aktualitet CNA

Aleanca për Dhurimin e Gjakut zhvilloj sot takimin e parë nën kujdesin e veçantë të presidentit, Ilir Meta.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë, Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Shoqatës së Talasemikëve, Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Shoqatës së Hemoglobinopative, Institutit të Shëndetit Publik, Universitetit Mjekësor Tiranë, etj.

Në hapje të aktivitetit Presidenti Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi këtë iniciativë dhe bëri thirrje për sensibilizim sa më të gjerë të opinionit publik për nevojën e dhurimit të gjakut.

Fjala e plotë e Metës

?Është kënaqësi për mua, të jemi të gjithë së bashku, për institucionalizimin e një kauze humane dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë, për çdo qytetar dhe familje shqiptare: ?Aleanca për Dhurimin e Gjakut?.

Kjo Aleancë lind si nevojë për të sensibilizuar e ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut, për të ngritur solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë e për të nxitur vullnetarizmin, sepse dhurimi vullnetar i gjakut mbetet ende një sfidë për ne.

Të gjithë ne, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për trasfuzion gjaku.

Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.

Të dhurosh gjak është një akt humanizmi dhe solidariteti dhe jam i bindur se kjo Aleancë do të punojë për ta forcuar këtë solidaritetin, ashtu sic do të punojë fort për të nxitur vullnetarizmin duke motivuar e inkurajuar të gjithë qytetarët dhe sidomos të rinjtë tanë për të dhuruar gjak.

Strategjia Kombëtare për një Transfuzion Gjaku të Sigurtë apo Ligji për Transfuzionin hodhën themelet e standardizimit të dy prej boshteve kryesore të sigurisë së gjakut: Dhurues cilësor dhe Testim Cilësor. Kjo njëkohësisht u shoqërua edhe me ndryshimin në raportet e dhuruesve të gjakut duke rritur numrin e dhuruesve vullnetarë në vend.

Edhe pse prej vitesh vëmë re një qëndrueshmëri të dhurimeve vullnetare falas të gjakut, zhvillimi i vazhdueshëm i mjekësisë, përmirësime në drejtime të tilla si trajtimi i pacientëve me talasemi dhe jo vetëm, rritja e ndërhyrjeve kirurgjikale gjithnjë e më sfiduese apo dhe faktorë të tjerë, kanë rritur edhe nevojat për gjak.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 2% e popullsisë në botë ka nevojë për gjak çdo vit. Kërkohet domosdoshmërisht që dhe ne të arrijmë këtë objektiv për të paktën 2% dhurime në vit. Kuptohet që mënyra e vetme dhe më e rëndësishme për arritjen e këtij objektivi është nxitja e dhurimit vullnetar dhe falas të gjakut, që është dhe objektivi kryesor i ?Aleancës për Dhurimin e Gjakut?.

Ndërkohë që, arritja e mjaftueshmërisë me 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020, është tashmë edhe një platformë globale veprimi e lançuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Nisur nga domosdoshmëria për të realizuar objektiva të tillë si:

jam i sigurt se ne do të arrijmë të gjithë këto objektiva përmes një:

Këto objektiva të shoqëruara edhe me mjaft ide dhe me një koordinim, jam i bindur shumë efikas të të gjithë të pranishmëve këtu, të gjithë institucioneve, shoqatave, forumeve që përfaqësohen dhe të gjithë atyre që do të na bashkohen, do të japin një kontribut të çmuar në mënyrë që kjo çështje dhe kjo kauzë mjaft humane të marrë një zgjidhje përfundimtare dhe mjaft të sigurtë për shoqërinë tonë në një kohë shumë të afërt.

Falënderoj të gjithë të pranishmit, sepse shumë nga mendimet dhe idetë që unë shpreha në çeljen e këtij takimi, janë si rezulat i takimeve që kemi zhvilluar më parë. Menjëherë do të doja të hapja këtë forum.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga