web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj shpreh gatishmërinë të përqafojë Etilda Gjonajn/ Ja, arsyeja

18 Korrik 2018, 18:26, Aktualitet CNA

Kryeministri  Edi Rama ka vijuar daljet publike me moton në shërbim të qytetarëve. Sot Rama është shfaqur duke ndarë certifikatat e legalizimeve, ndërkohë që është përqafuar nga një qytetare.

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar  këtë situatë, duke thënë se kjo është punë e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe se ajo  duhet të marrë përqafimet.

?Përqafimet duhen shpërndarë. Nuk i mban dot të gjitha Edi Rama.  Këto të hipotekave i takojnë Etilda Gjonajt. Qytet më qytet i duhet shprehur asaj respekti apo nderimi. Kemi gjithë të drejtën e zotit të besojmë për një shpërndarje më të drejtë të përqafimeve në raportin shef-vartës.  E vërtetë sukeset e Rilindjes në masë të madhe i takojnë Edi Ramës, por ama edhe ministrat kanë kontribut?, ka shkruar Gjekmarkaj.

Analisti i njohur nuk është ndalur këtu, por ka shkuar me tej, duke thënë se kur ai të marrë tapinë, dëshiron të përqafojë ministren Etilda Gjonaj.

?As ata s?kanë pse privohen nga puthjet e elektoratit. Një gjë është e sigurtë, kur të më dalë hipoteka e shtëpisë unë nuk dua të perqafoj Kryeministrin, më mirë ministrin e linjës për t?i rritur nderen.  E kam zët të përqafoj burrra?, ka shkruar analisti Gjekmarkaj.

 





Lajmet e fundit nga