Arrestohet një kriminel i huaj/ Vijon operacioni
Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjërë pasditen e...
Pak muaj më parë, mediat denoncuan shkatërrimin e Malit të Tomorrit. Asokohe, në një aksion të beftë, Ministria e Mjedisit mbylli guroret e pllakave dekorativë, ndërsa pezulloi edhe guroret e mermerit.
Megjithatë masakra mjedisore në Malin e Tomorrit vazhdon. Kësaj herë, jo nga banorët vendas, të cilët për të nxjerrë bukën e gojës, nxjerrin disa metra katrorë pllaka në zonë. Por nga shtetarët. Pikërisht ata që po e zhvasin këtë zonë prej më shumë se 15 vitesh.
Sipas “Tpz”, sëfundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila drejtohet nga Damian Gjiknuri, ka hapur procedurën e konkurrimit për leje minerare pikërisht në Malin e Tomorrit.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e tenderit, i cili është botuar edhe në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik më datë 9 korrik 2018.
Në këtë njoftim thuhet se ministria, në bazë të ligjeve dhe rregulloreve, ndër të tjera ka vendosur të nxjerrë në ankand edhe zonën minerare konkurruese me nr. 148, të miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2013, i ndryshuar, që shpallet në procedurë konkurruese për të drejtën e aplikimit për një leje minerare.
Tpz.al mësoi se zona minerare me nr.148 është në në zonën e quajtur Leshnje, në qarkun Berat, e cila është shpallur në planin vjetor minerar të vitit 2013, të miratuar me urdhrin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përfshirë në qarkun Berat.
Ministri aktual Gjiknuri mund të justifikohet se plani është miratuar në vitin 2013, para se Partia Socialiste të vinte në pushtet.
Por, kryeministri i tij, Edi Rama, erdhi në pushtet me zotimin se do të mbyllë këto gurore.
Madje, ministri Blendi Klosi, shkoi personalisht në Malin e Tomorrit dhe ndërmori një aksion për mbylljen e tyre ose pezullimin. Por, gjithçka duket se është bërë provizorisht.
Nga dokumentet rezulton se mbyllja është bërë selektive, me qëllim dhënien e këtyre lejeve ?klientëve? të qeverisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me burime të tjera natyrore të Shqipërisë.
Në lidhje me zonën në fjalë, Tpz.al ka mësuar se firma që do të fitojë ankandin do të gërmojë në afërsi të fshatit Leshnje, në Skrapar. Firma do të gërmojë me një sipërfaqe prej 0.426 kilometra katrorë, ku janë dhënë edhe koordinatat.
Tashmë na ngelet për të parë si do të vijojë masakra në Malin e Tomorit, kësaj herë me leje nga lart, ashtu siç ka ndodhur edhe nga qeveritë e mëparshme.
Me leje dhe pa leje, firmat që operojnë në Malin e Tomorrit janë të lidhura ngushtë me pushtetin lokal por edhe atë qendror.
Banorët e zonës e dinë mjaft mirë se kush deputet i ka ato gurore. Dhe, janë nga të gjitha krahët: PD, PS dhe LSI.
Sipas të dhënave, lejet për shfrytëzimin e mermerit në Malin e Tomorrit janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje.
Megjithëse Mali i Tomorrit është shpallur Park Kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012, qeveria vijon të japë leje përbri kësaj zone. /CNA.al
Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjërë pasditen e...
Nga Gevio TabakuMe lajmin e mirë që u dha sot, se Kosova ka ...
Policia italiane ka goditur një grup shqiptaro-rumun, i cili...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u dënua pak ditë më ...
Një administrator pallati kishte bllokuar ashensorin prej 5 ...
Pushuesit në plazhin e Darëzezës në Fier po rrezikohen nga p...
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç u shpall qy...
Gazetari Basir Çollaku vijon të këmbngulë se procesi i Vetti...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar daljet publike me moton në ...
Artistët sot kanë vijuar sërisht protestën për kundërshtimin...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar kryetaren e Komis...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Gjiri...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përgëzuar Kosovën për re...
Procesi i Vettingut, i nisur praktikisht prej disa muajsh ka...
Policia ka arrestuar Altion Cacën, 30 vjeç, kryeplak i fshat...
Një anije është fundosur pranë ujrave të Qipros turke.Si pas...
Një ndërtesë 6 katëshe në New Delhi në Indi, është shembur m...
Policia Rrugore e Tiranës po vijon aksionin për parandalimin...
Rovena Gashi, edhe pse e pezulluar nga detyra, nuk do t’i sh...
Një i ri në Durrës i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...