Çështja e aeroportit të Vlorës/ Gjykata e Tiranës "ngrin" situatën
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Radha për të kaluar në Vetting është e anëtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupa e KPK për procesin e rivlerësimit të gjyqtarit Metalla drejtohet nga Etleda Çiftja, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Xhensila Pine.
Relatorja Pine tha se hetimi është shtrire mbi kriterin e pasurisë çka rezultoi se sipas ILDKPKI nuk ka probleme me pasurinë e Metallës. KPK ka kryer hetim administrativ për kriterin e pasurisë. Hetimit iu nënshtruan pasuritë si vijon: apartament banimi 96 m katrorë me garazh blerë në Tiranë në vitin 2007 me burim kredie që është pasuar me pas me ndryshim te kontratës së kredisë duke ia kaluar vëllait.
Sipas KPK Metalla ka vendosur një çmim prej 75 mijë euro të apartamentit që të përfitonte një mbulim të plotë të vlerës së apartamentit se banka mund të financonte vetëm 70 përqind të vlerës.
Më pas është ndryshuar kontrata e kredisë dhe ia ka kaluar vëllait shtëpinë dhe kredinë që të merrte kredi tjetër lehtësuese si i pastrehë.
Gjyqtari i Apelit të Tiranës ka pranuar që shtëpinë e ka kaluar në emër të vëllait por që përdorej nga vetë subjekti dhe ky kalim, theksoi KPK, është bërë që Ervin Metalla të përfitonte kredi me interes të butë, shkruan shqiptarja.com.
Gjyqtari kërkoi rikonfirmimin në detyrë, ndërkohë që KPK pritet të vendosë në datën 23 korrik.
Seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin Ervin Metalla:
Ervin Metalla: Dua të di nëse tre kërkesat e mia kanë marrë përgjigje nga mbledhja e gjyqtarëve. Dua të di për të qenë i orientuar për shpjegimet e mia.
KPK: Shpjegimet për këtë pyetje do të jepen nga relatori.
KPK: ILDKPIK ka sjellë raport ku thotë se gjyqtari Metalla ka deklarim të sakte nuk ka fshehur pasurinë. Ka deklarim korrekt e burime të ligjshme. Kryem hetim të thelluar, ku vërtetuam gjendjen e pasurisë, burimin të ardhurave dhe shpenzimeve. Na rezultoi se për apartamentin me sipërfaqe 97.8 m2 dhe garazh me sipërfaqe 25 m2 ndodhur në Tiranë në Rrugën ?Budi?, janë marrë me kredi në 2007, kredi me kushte lehtësuese. Metalla ka aplikuar pranë një banke të nivelit të dytë për kredi 55 mijë euro.
Ka vendosur çmimin e apartamentit 75 mijë euro. Në 2011-ën kredia kaloi në emër të vëllait të gjyqtarit. Këto veprime janë bërë nga gjyqtari Metalla për të përfituar kredinë e butë. Ku 9 % të interesit të kredisë së butë i paguan shteti. Metalla nuk mund të përfitonte kredi të butë. Metalla e ka pranuar se këto transaksioni i bëri për të marrë kredi të butë.
Kredia me kushte lehtësuese jepet për banesë afër me vendin e punës. Asokohe gjyqtari ishte në Durrës. Metalla bëri një kontratë në Durrës, por e prishi. Këto veprime janë bërë në vitin 2011. Në 2011-ën nuk ka deklaruar destinacionin prej 4.9 mln lekë të kthyera nga firma që kishte porositur shtëpinë. Këtë shumë e transferoi në llogarinë e babit por s?e deklaroi. Metalla ndryshoi destinacionin e kredisë çka është e jashtëligjshme. Metalla fitoi padrejtësisht kredinë e butë. Sipas ligjit nuk i takonte. Vëllai i gjyqtarit Ervin Metalla, Eugen Metalla ka pronë dy apartamente blerë në 2007 e 2008. V
eturë model ?Audi A4? blerë 15 mijë euro dhe shitur vëllait për 1.2 mln lekë të reja. Gjyqtari ka investuar në bono thesari në vlerën e 101 mijë e 340 euro. Gjyqtari Ervin Metalla kërkon që vëllai i tij të mos quhet objekt verifikimi. Nuk ka deklaruar një kursim prej 1 milion e 500 mijë lekë. Gjyqtari Metalla ka bërë deklarim të pasaktë. Metalla bëri kontratë me kompaninë ?Kamberi Construction? në një kohë kur kjo firmë kishte status të pezulluar. Kjo kontratë s?ështe deklaruar në vitin 2012. Ervin Metalla ka qenë përfaqësues me prokurë pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për firmën ?Kamberi?.
I dhamë 15 dit kohë Metallës të njihet me këto gjetje. Metalla kërkoi këqyrje të apartamentit të banimit. Kjo është e panevojshme për të shpjeguar faktet. Metalla kërkoi të thirren dy dëshmitarë. Kjo u vlerësua e pavlefshme.
Ervin Metalla: S?kam nevojë për letër. Do flas një përmbledhje të asaj që kam përgatitur. Nëse kjo kredi s?do ishte marrë, unë do kisha apartamentin te ?Qyteti Studenti? dhe makinë të blerë me kursime. Relatorja nuk citoi faktin se kërkesa për kredi me kushte lehtësuese e kam paraqitur në 2006.
Relatorja nuk citoi faktin se kërkesën për kredi me kushte lehtësuese e kam paraqitur në 2006. Jam natyrë ekspresive por do përpiqem të flas pak më avash. Ne fund 2006 isha kryetar i Gjykatës në Durrës. Në atë kohë i kam bërë kërkesë zv/kreut të KLD, Ilir Panda, kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë. Asokohe këto kërkesa i miratonte kryeministri.
Në 2008 ndryshoi ligji dhe me një VKM u futën gjyqtarët e apeleve dhe të rretheve. Se di pse kërkesa ime në 2006 nuk u miratua, por ka indicie që provojnë se kërkesa ime ka qenë në 2006. Jam i gatshëm të përballem penalisht me ligjin nëse ju kam sjellë letra të falsifikuara. Kërkesa për kredi është bërë në fund të 2006. Shteti më ka besuar të jap vendime të rëndësishme, unë s?mbaj përgjgjesi për veprimet e protokolleve të institucioneve që s?e mohojnë kërkesën por nuk e gjejnë. S?kam gënjyer bankën.
Kredinë pranë bankës e pagova për 4 vite. Mendova në atë kohë të marr kredinë e butë dhe të zëvendësoja kredinë tregtare të marrë më parë.
Banka më tha nëse do kredinë e butë, duhet të heqësh kredinë tregtare. Por unë doja kredinë me kushte lehtësuese pasi kësti ishte shumë i vogël. Kur mora kredinë lehtësuese nuk kisha banesë.
Pasi apartamentin e mori së bashku me kredinë vëllai im. Tirana dhe Durrësi janë 30 minuta larg dhe 39 km dhe mendoj se kjo s?e cënon kushtin e marrjes së apartamentit me kredi të butë aty ku punon. S?kam deklaruar 1.5 mln lekë për shkak të paqartësisë, por jo fshehje. Kam pasur të ardhura 13 mln rrogë dhe 11 mijë euro. Këto janë të ardhura që nuk i kam prishur pasi isha beqar dhe pa detyrime. Nuk kam bërë pushime luksoze.
OMN: Z.Metalla kaq shumë transaksione që u desh dy orë ta shpjegoni. Për mua ishte shumë e vështire t’i kuptoj. Me lejo të pyes? Ju donit të blenit një apartament për 75 mijë euro dhe përfundoi 55 mijë euro. Aplikuat per kredi të butë? Tani mendoj se kam lexuar e kuptuar se të aplikosh për kredi të butë është të plotësosh kushtet.
Ervin Metalla: Kredia tek banka e nivelit të dytë s’ka lidhje me kredinë e butë. Kërkoj rikonfirmim në detyrë. Lutem ta gjykoni rastin tim me vërtetësi siç thotë Komisioni i Venecias.
Policia e Korçës ka bërë ndalimin e shtetasit Emiljano Lles...
Një 40 vjeçar ka rrezikuar të mbytet ditën e sotme në një pl...
Helmimet nga ushqimi bëhen më të shpeshta gjatë stinës së ve...
Prej shumë kohësh, Apple bëri me dije se do të ketë një numë...
Shqipëria praktikisht është pa gjykata. Gjykata Kushtetuese ...
Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e ...
Çështja e Teatrit Kombëtar vijon të shkaktojë debate në sken...
Komisioneri Johanes Hahn ka rritur presionet ndaj Presidenti...
Me iniciativën e Kërshillit Nismëtar të Mërgatës shqiptare ...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga presionet nda...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkon që çështja e Kos...
Sot u zhvillua takimi i parë i “Aleancës së Dhurimit të Gja...
Radhën për të kaluar në “sitën” e Vettingut tashmë e ka gjyq...
Vrasja e të riut Hermes Beqiri ka marrë një tjetër rrjedhë. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vërteton sërish...
Pas mbylljes së mbledhjes së Komisionit të jashtëm, ku po ra...
Rreth dy javë më parë, interneti u çmend nga lajmi se Justin...
Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Republika e Shq...
Në një prononcim për mediat, deputeti i Partisë Demokratike,...
Lideri I Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftua...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...