Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Publicisti Ndue Ukaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Mustafa Nanos, i cili ka thënë ?kosovarët kanë gjak serbi?.
Sipas tij, Shqipëria, për Kosovën, nuk mund të jetë Mustafa Nano, dhe nuk mund të jetë as ai fundërrina, pronari i një hoteli që fyen rëndë një qytetar të Kosovës.
?Shqipëria jonë e përbashkët është përtej marrive dhe poshtërsive të Mustafa Nanos dhe sojit të tij, që më shumë se çdo gjë e duan protagonizmin publik.
Shqipëria, për mua, është vendi i mijëra njerëzve të mirë që jetojnë me dinjitet. Është Shqipëria e miqve të mi të shumtë, të kulturuar dhe të ditur?, shkruan publicisti Ndue Ukaj.
Reagimi nga Ndue Ukaj
Petro Marko, në librin e kujtimeve të tij, tregon pse nuk u bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë? Këtë e kam thënë ? thotë ai ? se ?në Berat, në tetor të vitit 1944, kur u ktheva me dyqind vullnetarë shqiptarë, Sejfulla Malëshova më porositi: Kjo parti është një parti terroriste e krijuar nga serbët, prandaj ti mos e hap gojën për asgjë që shikon, të paktën për një vit.
Fjalët e Sejfulla Malëshovës, njërit nga njerëzit më të shquar të demokracisë sonë, që vuajti gjithë jetën dhe që u varros me karron e plehrave në Fier, qenë për mua shpëtim?.
Këtë që e thotë Marko, e përforcon në kujtimet e tij, edhe Zef Pllumi, i cili thoshte se, politika shqiptare komuniste, atëbotë projektohej në Beograd dhe ishte kryekëput kundër Kosovës.
Rrënjët e komunizmit nga tokat shqiptare nuk janë shkëputë, ato janë retushuar dhe shfaqur në variante tjera ideologjike, prandaj, nuk është larg mëndësh që, ky diskurs, i cili iu fryn kaq shumë përçarjeve ndërmjet shqiptarëve, të projektohet në Beograd, por edhe në qendra të tjera të armiqve historikë të shqiptarëve.
A duhet t?u kushtojmë vëmendje këtyre zërave?
Pa dyshim se po, por duhet t?i analizojmë brenda kontekstit dhe sfondit historik dhe atëherë shfaqet më e kristalizuar narrativa e tyre.
Shqipëria, për Kosovën, nuk mund të jetë Mustafa Nano, dhe nuk mund të jetë as ai fundërrina, pronari i një hoteli që fyen rënd një qytetar të Kosovës.
Shqipëria, nuk është as politika e papërgjegjshme e banditëve: të majtë ose të djathtë. Sepse, ata e kanë mandatin e tyre, dhe, për të këqijat që kanë bërë dhe për ato që s?i kanë bërë, do t?i gjykojë, vlerësojë apo mallkojë historia.
Shqipëria është rrëfim ynë i përbashkët i thadruar në ndërgjegjen e secilit shqiptar.
Është historia e Gjergj Kastriotit.
Është historia e Pjetër Budit,
Rrugët Bogdanit.
Veprat e Vëllezërve Frashëri,
Veprimtaria gjigante e Fishtës dhe e Françeskanëve.
Është Shqipëria e Gurakuqit, Mjedës, Nolit, Konicës, Kutelit, Merxhanit, Harapit, dhe shumë e shumë të tjerëve.
Është Shqipëria e jashtëzakonshme e At Zef Pllumit dhe Petro Markos.
Është Shqipëria Havzi Nelës, e Genc Lekës dhe Vilson Bllomishti, dhe e mijëra viktimave që ranë në altarin e drejtësisë dhe dashurisë për vendin dhe drejtësinë e tij.
Shqipëria jonë e përbashkët është përtej marrive dhe poshtërsive të Mustafa Nanos dhe sojit të tij, që më shumë se çdo gjë e duan protagonizmin publik.
Shqipëria, për mua, është vendi i mijëra njerëzve të mirë që jetojnë me dinjitet. Është Shqipëria e miqve të mi të shumtë, të kulturuar dhe të ditur.
Prandaj, mjaft më! Mos i fryni zjarrit të përçarjeve!
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë ku janë përfshir...
Një aksident automobilistik ku u përfshinë 3 makina u regjis...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë ku janë përfshir...
Procesi i Vetingut ka zbarkuar edhe në Prokurorinë e Tiranë...
Një makinë ka marrë flakë pak minuta më parë në kryeqytet si...
Familja Beckham ka zgjedhur bregun e Adriatikut për të kalua...
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka sulmuar shefin e qeverisë...
Në mendjet tona ka shumë fuqi dhe potencial, por shumica pre...
Mustafa Nano është vënë në qendër të kritikave online, pas d...
Nuk është një shenjë e mirë kur nusja e ardhshme është e shq...
Ju mërzit fundi i një filmi? Mendoni se regjisori mund ta ki...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka aku...
Psikologët përdorin termin “gaslight” (ndriçim me gaz) për t...
Vajza e madhe e ish-Presidentit Barack Obama nuk ka përjetua...
Çdo person që është në një lidhje nuk e ka asnjëherë atë sig...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka raportuar ditën e sot...
Vetëm pak muaj më parë, ata u bënë prindër të vogëlushes Sto...
Blake Shelton nuk ka turp ta pranojë se e ka tepruar me alko...
Survejimi i administratës publike dhe sektorit privat përmes...
Ish-ministri i LSI në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ka sulm...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...