web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mami dhe babi më hot të momentit/ Kylie dhe Travis mahnisin në kopertinën e revistës prestigjioze

17 Korrik 2018, 20:50, Aktualitet CNA

Vetëm pak muaj më parë, ata u bënë prindër të vogëlushes Stormy dhe tashmë, Kylie Jenner dhe i dashuri Travis Scott janë gati t?i vënë flakën rrjetit me fotot më ?hot? të momentit.

Dyshja ka pozuar për një set fotografik të nxehtë për kopertinën e revistës prestigjioze ?GQ?, që është dhe seti i tyre i parë i përbashkët.

Ylli i ?Keeping Up With The Kardashians? dukej mahnitëse e veshur me një trupore të zezë, ndërkohë që shihet e ulur në prehërin e Travis Scott. Dyshja ka folur në intervistë për fillimet e lidhjes së tyre dhe Kylie ka zbuluar se ata janë pëlqyer qëkurse janë takuar për herë të parë gjatë festivalit Coachella.

?Coachella ishte ndalesa e parë e turneut të tij. Dhe ai më tha: ?Unë do vijoj turneun. Çfarë do të bëjmë për këtë?? Ne dukshëm e pëlqenim njëri-tjetrin, kështu që i thashë: ?Besoj se do vij me ty.? Thjesht hipa në autobusin e tij dhe udhëtuam drejt perëndimit. Ndenja me të gjatë gjithë turneut.?-rrëfeu Kylie Jenner.

Sakaq ajo ka folur edhe për ?mallkimin? e famshëm të motrave Kardashian dhe romancave të tyre. Kylie shpjegon se zakonisht meshkujt që ato kanë në krah nuk e përballojnë dot të gjithë presionin e famës që i rrethon ato, ndaj dhe përfundojnë duke u larguar. Megjithatë ajo sqaron se e gjithë kjo famë Travis-it nuk i pëlqen ndaj secili përpiqet që t?i japë hapësirë tjetrit për të bërë gjërat që ata dëshirojnë.





Lajmet e fundit nga