Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në datat 25-26 qershor 2018, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, vizitoi Shqipërinë dhe KLSH-në një nga personalitetet më të spikatura të auditimit të jashtëm publik modern, një nga hartuesit kryesorë të Deklaratës së Limës dhe firmosësit e saj, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Përgjithshëm të INTOSAI-t dhe Gjykatës Austriake të Auditimit, si dhe ish-Presidenti i Gjykatës Europiane të Auditimit, Dr. Hubert Weber.
Deklarata e Limës për parimet dhe rregullat e auditimit të jashtëm publik, e nënshkruar në vitin 1977 në Lima të Perusë, konsiderohet ndryshe edhe si Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditimit.
Në kuadër të kësaj vizite, në datën 26 qershor, Weber u prit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Gjatë takimit, Presidenti theksoi rolin e KLSH-së në forcimin e zbatimit të ligjit në ambientin shqiptar, si një vend në proceset e ndërtimit të demokracisë. Gjatë bashkëbisedimit, pas prezantimit të kontributit të Dr. Weber në ECA dhe në Organizatën ndërkombëtare të SAI-ve (INTOSAI), u cilësua niveli i bashkëpunimit me KLSH-në dhe sidomos me Kryetarin Leskaj, i cili në mënyrë sistematike iu referohet standardeve të INTOSAI-t. ?Termi i INTOSAI-t është bërë fjalë e zakonshme edhe për ne, sa herë flasim për KLSH-në?, nënvizoi Presidenti Meta. Lidhjet me Austrinë shkojnë përtej historisë por lidhen edhe me dijen dhe kontributin e këtij vendi si burim dijesh për shumë shqiptarë të shkolluar në këtë vend, përfundoi Meta.
Kryetari i KLSH-së, duke e falënderuar për suportin e vazhdueshëm personal dhe institucional, i dorëzoi Presidentit Ilir Meta librin ?40 vjet Deklarata e Limës?, duke theksuar se një KLSH e modernizuar dhe e pavarur ka rëndësi jo vetëm për zbatimin e ligjit por edhe për rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizimit të administratës publike.
Në datën 25 qershor, Weber u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Ruçi gjatë fjalës së tij theksoi se Kuvendi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit po bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme. Komisionet parlamentare dhe deputetët mbështeten në indiciet nga auditimet e KLSH në ushtrimin e detyrave të tyre funksionale për kontrollin parlamentar. Kuvendi jep të gjithë mbështetjen e vet që Kontrolli i Lartë i Shtetit të bëhet gardian i ligjshmërisë, ndershmërisë dhe eficiencës së qeverisjes.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, vlerësoi mbështetjen e madhe ligjore, institucionale dhe morale që Kuvendi i ka dhënë dhe vazhdon t?i japë KLSH-së.
Nga ana e tij, Weber, falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe e informoi atë mbi bashkëpunimin e ngushtë me Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin efektiv midis Kuvendit dhe KLSH, duke e konsideruar këtë bashkëpunim mjaft të dobishëm për plotësimin e misionit të KLSH-së dhe evidentoi rolin që po luan KLSH dhe Kryetari Leskaj në komunitetin e INTOSAI-t këto vitet e fundit.
Në datën 25 qershor, Dr. Weber u prit nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj në zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Weber u shpreh se u ndje shumë i nderuar nga ftesa e bërë nga Kryetari Leskaj në dhjetor 2017 për të vizituar KLSH-në, duke theksuar:
?Ne, jemi dy SAI të vogla, por dijet për auditimin na pajisin me një forcë të madhe. Pavarësia është një vlerë e shenjtë që kemi, dhe na takon detyra ta ruajmë atë në çdo moment, nga ndërhyrjet dhe influencat që vijnë nga të gjitha anët?.
Leskaj e falenderoi personalitetin austriak për vizitën dhe tha se, ?Prania Juaj sot është një nderim që i bëhet auditimit publik të Shtetit shqiptar, por edhe të gjithë shqiptarëve, pasi ndjenjat e tyre të krenarisë kombëtare janë të lidhura me popullin dhe qeverinë austriake, të cilët na kanë ndihmuar në Shpalljen e Pavarësisë sonë në nëntor 2012 dhe, që nga ajo kohë, kanë qëndruar në mënyrë konstante përkrah zhvillimit të kombit dhe Shtetit shqiptar?.
Në datën 26 qershor, në sallën e Akademisë së Shkencave, Dr. Hubert Weber mbajti një leksion në prani të audituesve të KLSH-së dhe drejtuesve të lartë të KLSH-së. Takimin e hapi Kryetari i KLSH-së, i cili duke falënderuar Weber për pranimin e ftesës për të vizituar KLSH-në dhe për të mbajtur këtë leksion me audituesit e jashtëm publikë shqiptarë, evidentoi vlerat dhe kontributin e z.Weber në të gjitha funksionet që ka ushtruar.
Leskaj e cilësoi këtë takim si vijim i takimeve me personalitete të shoqërisë civile dhe të profesionistëve të fushës së auditimit, duke konfiguruar profilin tonë si një SAI modern.
Dr. Hubert Weber e nisi kumtesën e tij duke paraqitur një historik të shkurtër të hapave të ndërrmara për të arritur në themelimin e Deklaratës së Limës dhe, në vijim, me Deklaratën e Meksikos dhe kongreset e tjera të INTOSAI-t që shënuan një datë shumë të rëndësishme në hartimin e standardeve ndërkombëtare të SAI-ve.
Weber theksoi rëndësinë e pavarësisë së SAI-t dhe sfidat e pavarësisë e profesionalizmit të audituesve. Me shumë interes u ndoq nga audituesit e KLSH-së raporti i auditimit i Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA) mbi Cilësinë e Ujit të Pijshëm në Bullgari, Hungari dhe Rumani dhe cili ishte ndikimi i BE mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, sipas kërkesave të Direktivës mbi Ujin e Pijshëm.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Weber vizitoi disa institucione të kulturës dhe historisë së vendit tonë.
Ish-ministri i Transportit në Qeverinë “Rama 1” dhe ish-mini...
Një i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, i cili po vuan...
Mesditën e 8 janarit 2018, Haki Çako u lirua nga detyra e Dr...
Këngëtarja e njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth i kanë dh...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar nga detyra kr...
Vendimi për hapjen e negociatave mund të mos jepet me 28 qer...
Kreu i i PDK-së, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, Nard N...
Sekuestrimi i pesë miliardë lekëve në Portin e Durrësir ka q...
Pas dëmeve të shkaktuara në Bibliotekën Kombëtare, si pasojë...
5 miliardë lekë të vendosura në dy Toyota janë sekuestruar ...
Ornela Rrumbullaku, bën pjesë nën grupin e prokurorëve të sk...
Dy ditë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë m...
Dy ditë para dhënies së vendimit për çeljen e negociatave të...
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ka reag...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seanc...
Aktori i njohur, Tolgahan Sayisman, pak javë më parë vizitoi...
Duke folur pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel, minist...
Modelja e njohur e “Victoria Secret”, Devon Windsor, i ka lë...
Ajo është 31 vjeçe dhe mban mbi shpatulla dy martesa të dësh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grafiku i punimeve për...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...