web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dënojnë dhunën e policisë ndaj gazetarit Kasmi

27 Maj 2018, 17:17, Aktualitet CNA

Pas goditjes në protestën e opozitës të kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike” (RD), Bledi Kasmi, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Me anë të një deklarata solidarizimi, Shoqata e gazetarëve Profesionistë, dënojnë dhunën e policisë ndaj gazetarit, ndërsa i urojnë atij shërim të shpejtë.

DEKLARATË SOLIDARIZIMI

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të?Rilindja Demokratike?, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.

Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës ?Reporterët pa kufij?, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia. /CNA.al





Lajmet e fundit nga