web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në autostradë/ Një makinë në flakë një tjetër e përmbysur

27 Maj 2018, 13:28, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në autostradën Tiranë-Durrës, ku 3 makina janë përplasur njëra me tjetrën, njëra prej të cilave është përmbysur.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, mësohet se njëra nga makinat është përfshirë nga flakët.

Nga ky aksident mësohet se ka mbetur e plagosur një grua, ndërsa zjarrfikësja dhe forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga