Ermalët e Vlorës!
Që kur doli lëmshi infantil për vëllanë e Fatmir Xhafës, Agr...
Pak më parë presidenti italian Mattarela ka pranuar propozimin e dy partive në koalicion “Levizjes 5 yjet” dhe Legga Nord” për zgjedhjen si kryeministër të Giuseppe Conte duke e mandatuar këtë të fundit në formimin e qeverisë së re dhe zgjidhjen e krizës në të cilën Italia është përfshirë që pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Mirëpo çfarë do të presin italianët nga qeveria e Prof. Conte? Përgjigjen e jep analisti i njohur nëpërmjet një publikimi të bërë në “Dojçe Welle”.
Nga Bernd RIEGER/DW
Italianët nuk kanë besim si parim te politikanët, të cilët ata i quajnë me përbuzje “kastë”. Politikanët italianë bëjnë rrallë atë që kanë premtuar në fushatën elektorale. Tani erdhën me të vërtetë në pushtet populistët nacionalistë të së majtës dhe të së djathtës. Ata premtojnë ndryshim historik, një revolucion, preokupim të vërtetë për qytetarët. Nuk vlejnë më ligjet e dikurshme? Apo koalicioni i ri pa përvojë, por me besim shumë të madh te vetja nuk do t’i kujtojë shpejt më synimet ambicioze dhe pjesërisht të rrezikshme të marëveshjes së koalicionit? Edhe po të tingëllojë e çuditshme, do të ishte në interesin e Italisë dhe e dëshirueshme për Evropën, që mekanizmat e vjetra të funksionojnë ende dhe që revolucioni nacionalist të dështojë.
Një kryeministër si fletë fiku
Kryeministri No-Name, një jurist i administratës, shpresojmë që do të kujdeset që t’u pritet maja përfytyrimeve më radikale të populistëve. Nëse profesori Giuseppe Conte nuk do të arrijë të ecë në rrugën e ngushtë të kompromisit midis ekstremeve, atë do ta zëvendësojnë shpejt.
Të dy udhëheqësit partiakë të lëvizjes së protestës “5 yje” dhe nacionalistët e “Lega”-s u kanë premtuar mbështetësve të tyre gjëra të pabesueshme: taksa më të ulëta, shërbime sociale, dalje herët në pension, pjesërisht me kredi. Prirësit e kopesë, Di Maio i “5 yjeve” dhe Salvini i “Legas” do të përpiqen që ta bëjnë marionetë të tyre Kryeministrin dhe ta shpërdorojnë atë si fletë fiku për makinacionet e tyre populiste.
Frazat boshe nuk janë program
“Italia e para” është thirrja boshe e betejës e zotërinjve të rinj në Romë. Kjo e bën të dridhet çdo evropian që preferon kompromisin. Po ta kërkojnë të gjithë këtë, nuk mbetet shumë nga solidariteti i popujve. “Askush nuk duhet të ketë frikë nga ne”, buçet kryetari ekstremist i djathtë i Legas, Matteo Salvini. Por frikë duhet të kesh. Për BE njeriu mund të ketë frikë, sepse populistët mund ta bëjnë shpejt të lëkundet Eurozonën me një politikë të papërgjegjshme financiare.
“Italia nuk është Greqia” thonë pjesëtarët e koalicionit në Romë. Kjo është e saktë. Italia, njëra nga vendet që ka themeluar BE është shumë më e madhe se Greqia, por ka edhe borxhe që i kalojnë kufijtë. Do të ishte thuajse e pamundur që t’i shpëtosh italianët me një ombrellë shpëtimi si grekët.
Monedhën Euro dhe “komisarët e kursimit” gjermanë i konstatuan si burimin e gjithë të këqijave në fushatën elektorake populistët. Nuk përjashtohet që ata të nisin qëllimisht një krizë financiare, për të shpëtuar nga Euroja. Brenda natës Italia mund të fusë një monedhë paralele dhe ta katapultojë veten nga Eurozona. Tregjet financiare, populistët thjesht duan t’i injorojnë. Banka Qendrore Evropiane ende ua mbron krahët Italisë dhe shteteve të tjera të dobëta me vërshimin e kapitalit. Pyetja që shtrohet është se sa gjatë do të vazhdojë kjo pa pasoja. Më e vonta kur BQE t’i ngrejë interesat, situata për Italinë mund të bëhet shpejt e parehatshme.
Paniku nuk bën dobi
Në politikën e migrimit dhe të azilit, “Lega” nacionaliste mund t’i minojë të gjitha vendimet e BE. Një sistem i përshtatshëm për ndarjen e refugjatëve bëhet edhe më i largët. Me përjashtim të mbylljes së kufijve dhe dëbimit të të huajve, “Lega”-s nuk i vete mendja për gjëra të tjera. Dhe këtu nuk duhet të ketë frikë njeriu? Premtimi i Matteo Salvini tingëllon bosh. Italia do të ndryshojë dhe do të përpiqet ta ndryshojë BE. Deri në ç’masë lejohet dhe mundet të afrohesh me radikalët e rinj?
BE gjithësesi nuk duhet të reagojë me panik. Sulme emocionante si ato të ministrit francez të Financave në fundjavë shkaktojnë më tepër të kundërtën. Ndaj kritikës së hapur nga jashtë, italianët reagojnë tepër të acaruar dhe kështu reagojnë të gjithë, jo vetëm populistët. Edhe ky është një nga ligjet e politikës italiane.
* Titulli është i CNA.al, titulli i shkrimit në DW: “Rrezik populist për BE”.
Që kur doli lëmshi infantil për vëllanë e Fatmir Xhafës, Agr...
Nga Dritan Haxhiraj Nuk u çudita shumë kur shfletova në një ...
Opozita ka paralajmëruar për zhvillimin e një proteste masiv...
Në emisionin “Politika Online” nga gazetarja Marsela Karapan...
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate dhe i...
Misioni i EULEX-it ka thënë se kishte pranuar një kërkesë ng...
Në Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njër...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostrad...
Me një status në rrjetin social FB është bërë i gjallë, ish ...
Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republik...
Rënia e avionit në Ishëm, me pilot italianin Guido Guidi në ...
Sot një Gjykatë Penale në Maqedoni e shpalli fajtor ish-krye...
Pas arrestimit të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevs...
Duke nisur nga data 14 qershor Misioni i Bashkimit Evropian ...
Një aksident i rëndë u raportua të ketë ndodhur pak minuta m...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar sot se përballë...
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zbardhur me detaje skemën ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendos...
Pasi në ditën e parë të vizitës së tij në Vatikan, të nisur ...
Opozita ka vendosur të protestojë të shtunën e 26 majit, ndë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...