"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Pasuritë që u janë konfiskuar bosëve të drogës, krimit dhe korrupsionit janë administruar dhe më pas shfrytëzuar në mënyrë abuzive. Bëhet fjalë për miliona euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ku përfshihen llogari banakre, para cash, makina, mjete lundruese, hotele, vila, lokale, magazina, troje, ara, pyje etj. Shqiptarja.com zbardh një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, gjatë dy viteve të fundit.
Për shkak të frikës nga hakmarrja, nuk ka blerës për këto pasuri. Në këto kushte, pasuritë janë dhënë me qira, por me një vlerë shumë të ulët dhe në kundërshtim të ligjin. Gjithashtu edhe pagesat e qirave janë kryer në kundërshtim me ligjin, çka krijon dyshime të forta për një abuzim mes përfaqësuesve të shtetit dhe subjekteve private, në dëm të shtetit. Gjithashtu nga kontrolli, ka rezultuar se 22 llogari bankare të bllokuara dhe më pas të revokuara, janë pa destinacion.
?Komisionet e ngritura për vlerësimin e çmimit për dhënien me qira të objekte, kanë propozuar çmime shumë të ulëta në kundërshtim me kërkesat e VKM-së nr. 469, datë 03.06.2015 ?Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit referues të qirave të ndërtesave për qëllime tatimor?. Nga auditimi i zbatimit të kontratave të qirave rezultoi se përgjithësisht pagesat e qirasë janë kryer pas datës 5 të çdo muaji, në kundërshtim me pikat 5.4, 5.5, të Kontratave të Qirasë ku citohet se pagesa është parapagim dhe bëhet brenda datës 5 të çdo muaji si dhe për çdo ditë vonesë nga data e caktuar Qiramarrësi do të paguajë kamatëvonesë 0.1% të shumës së qirasë?, thuhet në raport.
Bilanci
Agjencia ka administruar gjithsej 82 pasuri të paluajtshme në vitin 2016 dhe 78 pasuri të paluajtshme në 8-mujorin e vitit 2017, ndër të cilat 57 dhe 46 përkatësisht janë tokë arë, ose 70 % dhe 60% e pasurive në administrim. Agjencia megjithëse i ka në administrim tokat arë, pyje, ullishte, ajo nuk siguron të ardhura prej tyre, por u shpërndan shpenzime të administrimit dhe në këto kushte, mund të krijojë të ardhura potencialisht prej 30% dhe 40% të pasurive të paluajtshme. Gjatë vitit 2016 nga AAPSK janë dhënë me qira 10 objekte dhe janë përfituar prej tyre, të ardhura nga qiraja në vlerën total 1,304,455 lekë, ndërsa për periudhën 01.01.2017 deri më 30.08.2017 janë dhënë me qira 22 objekte dhe janë përfituar prej tyre të ardhura në vlerën total 5,069,470 lekë.
9 pasuri mbeten pezull
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka 9 pasuri të pamarra në administrim, të cilat mund të evidentohen vetëm në dosjet e pasurive, pa një raportim të veçantë moszbatimi. ?Për këto pasuri nuk ka një regjistër listues të numrit dhe problematikave që kanë sjellë në mosekzekutim të vendimit të gjykatës, duke shfaqur një risk në moszbatim të vendimeve të sekuestrimit/konfiskimit dhe revokimit. Si dhe, AAPSK ka në administrim 27 pasuri të revokuara, por të padorëzuara, nga të cilat 22 janë llogari bankare të shtetasve, që pas revokimit nuk ka informacion të destinacionit, për të cilat AAPSK ka detyrim ligjor për njoftim dhe dorëzim dhe 5 pasuri të paluajtshme.
Ndër pasuritë e paluajtshme të revokuara, por të padorëzuara në vitin 2017, një pasuri ?magazinë? është në përdorim të AAPSK, një ?magazinë? në përdorim të Nj. M. L. F dhe nuk janë dorëzuar pasi nuk është gjetur zgjidhja për të zhvendosur makineritë dhe pajisjet që në dy ambientet ndodhen brenda, ndërsa 3 pasuritë e tjera të paluajtshme, që i përkasin ?Ringjalljes së trashëgimisë islame?, nuk janë dorëzuar për faktin se subjekti që i ka në pronësi, nuk i ka marrë në dorëzim pas vendimit të revokimit. Këto 3 pasuri janë dhënë me qera prej AAPSK, pra janë ende në administrim të saj?, thuhet në raportin e KLSH
Disa nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit
1. AAPSK bën një vlerësim të vlerës së përafërt të tregut për pasuritë që administron, për qëllime statistikore, e cila bazohet në metodën e krahasimit të drejtpërdrejtë të çmimit të tregut. Për vitin 2016 nuk rezultonte një raportim i vlerë e përafërt e tregut në lidhje më pasuritë e paluajtshme, pasi ato ishin në proces vlerësimi. Gjatë 8- mujorit të vitit 2017 AAPSK ka pasur në administrim 78 pasuri të paluajtshme me vlerë të përafërt 1,875 milionë lekë, ku 45 ishin nën statusin sekuestrim, 28 në konfiskim dhe 5 pasuri të revokuara.
2. Sipas raportit mujor të administrimit të pasurive, në muajin dhjetor 2016 dhe gusht 2017, grupi i auditimit, duke iu referuar datës së marrjes në dorëzim të pasurive, përmblodhi të dhënat, nga ku rezultoi se ka një diferencë midis pasurive të raportuara në raportin e aktivitetit të agjencisë dhe raportimit mujor të administratorëve të pasurive, për pasuritë që ata administrojnë, që konfirmon problematikën në këtë mënyrë regjistrimi. Kështu u konstatua një diferencë në numrin e pasurive të administruara, prej 15 pasurish për vitin 2016 dhe 39 pasurish në tetëmujorin e vitit 2017.
3. Nga auditimi u konstatua se ekziston një vonesë në ekzekutimin e vendimit, si rezultat i vonesës në njoftim, apo bashkëpunim, që këto hallka (Gjykata, Prokurori, Shërbimi përmbarimor, Policia Gjyqësore) kanë kundrejt AAPSK, në kundërshtim me VKM nr. 563, datë 14.7.2010 ?Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të hollësishme të bashkëpunimit të shërbimit përmbarimor me agjencinë e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe pagesën përkatëse për shërbimin e përmbarimit?, Kreu I, pika 2.
4. Nga auditimi u konstatua se Agjencia bën një inventarizim elektronik të pasurive në administrim, të sekuestruara, konfiskuara dhe revokuara, në format lehtësisht të modifikueshëm, të aksesueshëm, që nuk ruan gjurmë të veprimeve, të pa shoqëruar nga një regjistër i mirëfilltë fizik, përmbledhës, historik të të gjitha llojeve të pasurive, sipas statusit të tyre, të marrjes apo jo në dorëzim. Mbajtja e listës së pasurive të marra në administrim, të sekuestruara, konfiskuara apo revokuara bëhet nga secili administrator në bazë të vendimeve gjyqësore, por dhe nga administratori koordinator në formë elektronike, përmbledhëse.
5. Nga verifikimi i këtij regjistrimi konstatohet se nuk mbahet një rrjedhshmëri historike e vendimeve të gjykatave, që nga momenti i lindjes së detyrimit të sekuestrimit deri në tjetërsimin e tij në një formë tjetër, të konfiskimit apo revokimit, duke mos u ruajtur një gjurmë e plotë auditimi, që të çojë në vendimin final të zbatuar nga AAPSK. Në regjistrin elektronik evidentohet vetëm vendimi i fundit në lidhje me pasuritë, duke mos ripërshkruar gjithë veprimtarinë e administratorit, në lidhje me pasuritë, si dhe duke mos shfaqur një raportim të plotë dhe konciz. Nga AAPSK nuk është bërë një inventarizim I pajisjeve/ makinerive të sekuestruara/ konfiskuara të ndodhura në magazinat e saj, duke rritur riskun e humbjes/ tjetërsimit gjatë procesit të administrimit të tyre. / Shqiptarja.com
Katër ish-zyrtarë të lartë janë arrestuar nga policia e Durr...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe F...
Ditën e sotme, policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin...
Mbrëmjen e sotme, një 23-vjecar ka mbetur i plagosur në qafë...
Mbrëmjen e sotme në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kr...
Gjykata për Krimet e Rënda nesër shqyrton masën e sigurisë k...
Një 52-vjeçar është ndaluar nga policia e Shkodrës pasi akuz...
Një shtetas shqiptarë është ndaluar nga karabinierët e qytez...
Policia e Fierit ka arrestuar paraditen e sotme dy persona t...
Një vajzë 24-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga polici...
6 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, më 19 qershor 2017, ...
Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 49-vjeçarit s...
Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Shkodrës ku një p...
Java, që po mbaron ishte mjaft e frytshme për sa i përket lu...
Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në orët e para të di...
Disa banorë të fshatit Kashar, ku u gjet trupi i pajetë i bi...
Spcialistët e Seksionit të Krimeve kundër personit ne polici...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur ka...
Policia e Vlorës ka identifikuar bariun, i cili u gjet i vra...
Një 45 vjeçar nga Cërriku përfundoi në burg, pasi ushtronte...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...