web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hedhja e flakadanëve në Kuvend/ Si do të “izolohen” deputetët e PD dhe LSI -së

14 Janar 2018, 09:39, Aktualitet CNA

Ditën e hënë nis sesioni i ri parlamentar për vitin 2018 ku do të miratohet edhe kalendari i punimeve për periudhën 15 janar-23 shkurt 2018.

Por me nisjen e këtij sesioni parlamentar, përveç miratimit të programit të punës, pritet të ketë përplasje të shumta mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket projektligjeve që do të miratohen.

Sipas informacioneve, një ndër çështjet më sensitive që pritet të miratohet gjatë punimeve 3 javore të Kuvendit, është ajo e Kodit të Sjelljes. Një projektvendim që është hartuar nga mazhoranca dhe do të miratohet brenda muajit janar si rezultat edhe i ngjarjeve që ndodhën në seancën e fundit plenare ku deputetët e opozitës përdorën një sjellje agresive kundrejt deputetëve të mazhorancës në lidhje me çështjen e kryeprokurorit.

Pra duket se pas hedhjes së flakadanëve nga ana e deputetëve të opozitës, Partia Socialiste ka filluar të marrë masa kundrejt PD-së dhe LSIsë. Ndërkohë një gjë e tillë, ndonëse ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u konfirmua edhe në Konferencën e Kryetarëve, të pak ditëve më parë, ku deputetët e përfshinë në kalendarin e punimeve tre javore të Kuvendit.

Megjithatë, ndonëse mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës për të gjetur konsensus dhe për ta miratuar këtë ligj brenda afatit të punimeve tre javore, nëse opozita do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim si në Konferencën e Kryetarëve ku bojkotoi mbledhjen, mazhoranca do e votojë në mënyrë unanime këtë projektvendim.

Në fokus kompetencat e Metës

Një tjetër çështje sensitive që pritet të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar-23 shkurt nga ana e socialistëve edhe pse deri më tani nuk është futur, është dhe ligji organik për rrudhjen e kompetencave të Presidentit të Republikës.

Një ligj që pritet të shkaktojë përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo për faktin se në kuadër të reformës në drejtësi është hartuar një ligj nga ndërkombëtarët që rrudh kompetencat e Presidentit. Ndonëse ky ligj nuk është miratuar deri më tani dhe pritet që të miratohet gjatë kësaj periudhe, me miratimin e këtij ligji Presidenti Meta nuk do mund të bëj më emërime apo shkarkime në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pasi sipas ligjit aktual është presidenti ai që ka në dorë sistemin e drejtësisë dhe është po ky që bën emërime dhe shkarkime në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pikërisht rrudhja e kompetencave të Presidentit pritet të shkaktoj debat në këtë sesion parlamentar pasi partia e Metës nuk do të pranojë që të kufizohen veprimet e Presidentit.

Projektligjet në procedurë

Sesioni i ri parlamentar do të nisë me miratimin e një sërë projektligjesh që janë akoma në procedurë. Kështu fillimi i sesionit të ri do të fillojë me miratimin e projektligjit për ?Strehimin Social?, ?Provimin e Shtetit për Profesionin e Juristit?, dhe atë ?Për një Ndryshim në Ligjin Nt.125/2013, ?Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat?, të Ndryshuar. Madje ky projektligj i fundit pritet të shkaktojë debat pasi opozita i ka kontestuar shpesh koncesionet e dhëna nga qeveria.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe tre javore do të miratohet edhe projektligji për ?Statusin e Minatorit?, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në aspektin profesional të kësaj kategorie. /Sot





Lajmet e fundit nga