Videoja e re erotike e Klaudia Pepës irriton ndjekësit: E detyrojnë të bllokojë komentet!
Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë, balerina e njohur shqiptar...
Në Kosovë po bëhet një ?zullum? i madh në lidhje me Gjykatën Speciale dhe pasojat që do të kishte Kosova nëse ndodh shfuqizimi i saj, pasoja, që duket të jenë krisja më e madhe në marrëdhëniet e saj me partnerët ndërkombëtarë.
Kërcënimet dhe paralajmë- rimet e zyrtarëve të SHBA dhe BE, kundrejt liderëve të Kosovës, kanë marrë vëmendje në mediat e të gjithë botës, përfshirë prestigjiozen ?New York Times?. Më poshtë vijon artikulli ?NYT?, i publikuar dje, në lidhje me rastin e Gjykatës Speciale.
Përpjekjet nga Kosova për të pezulluar një Gjykatë për krimet e luftës, të ngritur për të ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët etnikë gjatë luftës së tyre të pavarësisë, po kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, që mbështesin ndarjen e Kosovës nga Serbia, kanë paralajmëruar zyrtarë europianë dhe amerikanë. Gjykata, e vendosur në Holandë, u krijua në vitin 2015 nga Parlamenti i Kosovës, me nxitjen e aleatëve perëndimorë të vendit.
Me një ekip të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë dhe që veprojnë nën juridiksionin e Kosovës, Gjykata pritet të dëgjojë raste të krimeve të luftës së ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët që luftuan në luftën e viteve 1998-?99 për t?u shkëputur nga Serbia.
Ish-anëtarët e UÇK-së kanë marrë pozicione pushteti në Kosovë, një vend me shumicë etnike shqiptare, me 1.8 milionë njerëz dhe tani përbëjnë kryesisht elitën e saj ekonomike dhe politike, përfshirë presidentin dhe kryeministrin aktual. Në dhjetor, një grup ligjvënësish, kryesisht veteranë të UÇK-së, u përpoqën të pezullonin me nxitim përmes një votimi në Parlament, ligjin e Kosovës që rregullon Gjykatën.
Votimi nuk u zhvillua, por sponsorët e tij pohuan se kishin mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më parë ishte akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të krimit të organizuar. Mediat lokale kanë raportuar se aktakuzat janë të pashmangshme dhe se disa figura kryesore politike mund të përballen me arrestimin. Kur ligjvënësit të kthehen të hënën, pas një ndërprerjeje dimërore, dhe Parlamenti të rinisë punën, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe aleatët e tjerë perëndimorë do të vëzhgojnë.
Gjykata është parë nga fuqitë botërore si një parakusht jetik për pajtimin rajonal pas luftërave të përgjakshme të Ballkanit, të viteve 1990. Por, lëvizjet për të ndalur Gjykatën para se të ketë filluar seancat, kanë zemëruar mbështetësit perëndimorë të Kosovës. Ata paralajmëruan krerët e vendit kundër sabotimit të sundimit të ligjit dhe kritikat më të ashpra kanë ardhur nga aleatët e vendit, të cilët gati 19 vjet më parë kanë udhëhequr një fushatë bombarduese të NATO-s për të shpëtuar Kosovën nga shtypja e dhunshme, e nxitur nga Sllobodan Millosheviç, ishi forti i Serbisë. Shtetet e Bashkuara thanë në një deklaratë të 4 janarit, të nënshkruar nga Gjermania, Britania, Italia dhe Franca, se çdo veprim për të ndaluar punën e Gjykatës, rrezikon gjithçka që Kosova ka arritur.
?Ne e dënojmë një lëvizje të tillë dhe kushdo që e mbështet atë, do të refuzojë partneritetin e Kosovës me vendet tona?, shton deklarata duke paralajmëruar për ?pasoja të rënda negative?, përfshirë integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe NATO. Bashkimi Europian ka dhënë fondet e Gjykatës për pesë vjet kur u krijua. Kohët e fundit, përfaqë- suesja speciale e bllokut në Kosovë, Nataliya Apostolova, deklaroi në ?Twitter? se çdo shfuqizim i ligjit që krijon Gjykatën, do të ishte ?një veprim i rrezikshëm që dëmton sundimin e ligjit dhe kredibilitetin e Kosovës si partnere e BE-së?.
?Kjo është përplasja më serioze dhe dramatike midis institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Perëndimit?, tha Agron Bajrami, redaktor i ?Koha Ditore?, një nga gazetat më të mëdha të përditshme të Kosovës. Përpjekjet e vazhdueshme kundër Gjykatës janë sinjal i ?panikut brenda radhëve të udhëheqjes së Kosovës?, tha ai. Dhe kundërshtimi i pazakontë i udhëheqësve kosovarë ndaj Shteteve të Bashkuara, ?mbrojtësit dhe kujdestarët e pavarësisë sonë?, tha Bajrami, është ndoshta një tregues se, ?disa prej tyre presin që të paditen?.
Disa ish-komandantë të UÇK-së, përfshirë Thaçin, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se po udhëheqin përpjekjet për shfuqizimin e ligjit që rregullon Gjykatën, e njohur zyrtarisht si Dhoma e Specialistëve të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit Special. Disa qytetarë në Kosovë kanë shprehur shqetësime se udhëheqësit e tyre po punojnë për përfitime personale dhe jo për interesat kombëtare. Shumë thonë se guerilasit e më- parshëm, që kanë dominuar qeverinë që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, kanë dështuar në udhëheqjen e vendit, që ka një minoritet të konsiderueshëm serb.
Ata ankohen hidhur për mungesën e mbrojtjes ligjore dhe të të drejtave civile, së bashku me korrupsionin endemik dhe institucional. Por edhe midis kritikëve më të zëshëm në shumicën e shqiptarëve etnikë, është e vështirë të gjesh këdo që do të kundërshtonte rolin e ishluftëtarëve guerrilas në çlirimin e vendit nga shtypja. Duke i nxjerrë ata në gjyq, thonë shumë, do të ishte sikur të përpiqeshin të anulonin pavarësinë e Kosovës. ?Ne e refuzojmë totalisht gjykimin e anëtarëve të UÇK-së për krime në baza etnike?, tha Albin Kurti, ligjvënës dhe ish-udhëheqës i lëvizjes më të madhe opozitare, Vetëvendosje.
?Është e dëmshme për shtetin tonë brenda, dhe për vendin tonë jashtë. Ne e kemi kundërshtuar atë Gjykatë në atë kohë, dhe ne do ta kundërshtojmë atë tani?, tha Kurti. Por ai shtoi se lëvizja e tij, e cila ka 32 vende në Parlament, nuk do të pushojë përpjekjet e saj për t?i përballur drejtuesit e tanishëm të vendit me drejtësinë për ato që ai i quajti ?krime të kryera në kohë paqeje?. Gjykata duhet të zhvillojë gjykime, që rrjedhin nga një hetim penal trevjeçar nga një grup pune i Bashkimit Europian, i ngritur në 2011 dhe i udhëhequr nga një diplomat amerikan, Clint Williamson.
Hetimi u pasua me akuzat e dokumentuara në një raport të vitit 2010 nga Këshilli i Europës, një organ i pavarur, që merret me abuzimet e të drejtave të njeriut, ku thuhej se UÇK, tani e shpërndarë, kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2014, Williamson prezantoi gjetjet se figura të larta të UÇK-së, kishin persekutuar serbët etnikë dhe kundërshtarët politikë shqiptarë etnikë pas luftës së Kosovës 1998- 99, dhe se kishin persekutuar popullsitë e pakicave me akte që përfshinin ?vrasje të paligjshme, rrëmbime, zaptime të detyrueshme, ndalime të paligjshme në kampe në Kosovë dhe Shqipëri?. Task forca e akuzoi Thaçin se ka udhëhequr një rrjet krimi, ?Grupi i Drenicës?, i cili lulë- zoi në Kosovë dhe Shqipëri dhe kontrabandoi organe njeriu, armë dhe heroinë gjatë dhe pas luftës. Thaçi i ka mohuar akuzat.
Tre vjet më parë, pasi u bë President, ai ndihmoi në mbështetjen e ligjit për krijimin e Gjykatës për krimet e luftës. Tani ai po mbështet përpjekjet për të ndaluar Gjykatën, pjesërisht për të mbrojtur veten, thonë ekspertët, dhe pjesërisht për të ruajtur tregimin kohëgjatë, që shqiptarët etnikë të Kosovës ishin viktima, jo autorë të krimeve të luftës. Veç kësaj, në dhjetor, ai fali tre ishluftëtarë të UÇK-së, të dënuar për vrasjen e një familjeje të tërë shqiptare në vitin 2001, sepse babai dyshohej se punonte për policinë serbe.
Nuk është e qartë nëse Kuvendi i Kosovës me 120 vende do të votojë për shfuqizimin e ligjit mbi Gjykatën. Dy të tretat e ligjvënësve do të duhet të mbështesin shfuqizimin që ajo të kalojë, sepse kjo do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës. Fuqitë perëndimore gjithmonë kanë qenë të bindura se Kosova, ashtu si vendet e tjera në rajon, duhet të ballafaqohet me luftërat e Ballkanit. Franca dhe Gjermania dërguan përfaqë- sues në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në atë që duket të kishte qenë një përpjekje për të rritur presionin ndaj liderëve, për t?u përmbajtur nga përpjekjet për të ndryshuar Kushtetutën.
?Çdokush i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës duhej të gjykohej, pavarësisht nga përkatësia etnike apo kombësia?, tha James Ker-Lindsay, një profesor i politikës dhe një ekspert i Ballkanit, në Universitetin e ?St. Mary? në Londër. ?Askush nuk mbyll sytë për krimet e luftës?, shtoi ai. Por, Thaçi tha në ?Zërin e Amerikës?, të mërkurën, se do të ishte i detyruar nga Kushtetuta të nënshkruante çdo legjislacion për të shfuqizuar Gjykatën, nëse Parlamenti e miratoi masën. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se mund të akuzohej për krime lufte, Presidenti tha: ?nuk kam frikë nga drejtësia.? ( ?New York Times?)
Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë, balerina e njohur shqiptar...
Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, janë ...
Policia kufitare e Qafë Botës ka bërë të mundur vënien në pr...
Mbrëmjen e djeshme Meteoalb ka bërë me dije se do të riktheh...
Ditën e sotme opinioni publik u trondit nga një deklaratë e ...
Një kufomë që i përkiste një gruaje 34-vjeçare nga Kosova ës...
Ndërtuesit presin që në qendër dhe brenda zonës së Unazës së...
Dita e sotme është parashikuar nga sinoptikanët se do të vij...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e ...
Përbërësit natyrorë që mund t’ju ndihmojnë kundër hipertensi...
Një modele mbipeshë u ka bërë thirrje femrave të shëndetshme...
Për të shmangur kombinimet e lodhshme zgjidhni një kostum.Pr...
Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por e...
1)Ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkur...
Tika Camaj është një ndër modelet shqiptare që vazhdon të bë...
Legjenda e kinemasë franceze Alain Delon, shprehu dëshirën, ...
Një foshnje ka lindur pothuajse sa një çokollatë dhe peshon ...
Pak javë më parë qarkulluan disa foto ku shfaqej këngëtari M...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...