web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëhen “gati” qelitë e diktaturës komuniste/ Historia po përsëritet

9 Shtator 2017, 13:22, Aktualitet CNA

Kryetari i Departamentit të Kulturën në Partinë Demokratike, Arben Skënderi ka bërë një postim në rrjetet sociale nga ku tregon momente nga 1 minutë heshtje në Spaç për ish të përndjekurit politik.

Bashkë me të rinjtë e FRPD-së dhe me disa përfaqësues së partive tradicionale të djathta si Bashkimi liberal Demokrat, Partia Lëvizja Legalitetit, Balli Kombëtar Demokrat, Partia e të Drejtave të mohuara edhe  Shoqata mbarëkombëtare e të përndjekurve politikë, u mblodhën në Spaç dhe në formë proteste refuzojnë zgjedhjene  Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvebdit të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Sot, një minutë heshtje në Spaç, në këtë vend të nëmur ku krimet e komunizmit dhe të diktaturës më të egër të europës kanë lënë shenjat e tyre.

Sot së bashku me të rinj të FRPD-së, me ish të dënuar pikërisht aty si dhe me përfaqësues të partive tradicionale të djathta u mblodhëm në Spaç, dhe në mënyre simbolike të rinjtë bënë “gati” qelitë për shqiptarët të cilëve me diktaturën që po intalohet në vend, historia po u përsëritet. /CityNews





Lajmet e fundit nga