web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim-Qëndrimet e Patozit dhe skandalet e Bashës/A është problemi Berisha?

9 Shtator 2017, 11:54, Aktualitet CNA

Ish-nën/kryetari i PD Astrit Patozi ka mbajtur një qëndrim ironik dhe të fortë ndaj Sali Berishës ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër i vendit. Zërat kritikë dhe kundërshtarët e Lulzim Bashës kanë qenë të kursyer me Berishëm, megjithse të gjithë mendojnë dhe dyshojnë që qëndron ai pas skenareve politike të Lulzim Bashës, ose e pakta pa mbështetjen e Berishës, Lulzimi nuk do ishte më në krye të PD.

Berisha tha sot në nja prononcim për mediat se ?Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD është deputet. Ka qenë një gabim në legjislaturën e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament?

Mosqënia e Lulzim Bashës është për shkak të faktit se ky i fundit u zgjodh në vitin 2011 kryebashkiak i Tiranës, pra një detyrë më e lartë dhe mjaft me ë rëndësishme se ajo e 140 deputetëve.

Ky qëndrim i Berishës ka sjellë edhe reagimin e fortë të Patozit, i cili nuk është hera e parë që kritikon dhe mban qëndrime të forta ndaj Berishës.

Në komentin e tij Patozi shkruan: Të falënderojmë zotat që na kthyen Lul Bashën

Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.

Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t’ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?

Atij vetë, që vajti e u “internua” si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?

Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t’u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.

Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falënderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie.

Kush e emëroi Lulzim Bashën si kandidat për Bashkinë e Tiranës, i cili humbi me 10 vota dhe u shpall fitues me 130 vota plus? Një pyetje që ka një përgjigje, Sali Berisha e kush tjetër. A është Berisha, Zoti apo Zotat që rikthyen Lulzim Bashën, kjo ska asnjë dyshim. Berisha ka qenë mbështetësi kryesor dhe urdhëroi manipulimin e zgjedhjeve të 22 korrikut 2013 kur Lulzim Basha fitonte me vjedhje votash dhe falsifikime ndaj Sokol Olldashin.

Ish kreu demokrat më pas ka mbajtur qëndrime të heshtura por sa herë ka folur ka qenë pro Bashës, ashtu sic ishte hera e parafundit. Qënmdrimi për garën  në PD ku me fjalët e tij Sali Berisha legjitimoi shkeljet e statutit të PD dhe manipulimet e garës false Basha- “Maqo” Eduard Selami.

Berisha po përpiqet ti japë një shtysë të fundit Lulit me shpresë se ky  mund të bëhet kryeministër dhe mund të riktheje PD në pushtet me ndihmën e LSI dhe Metës.

Shpresa ndoshta vdes e fundit, shpresojmë që ta mbajë gjallë Sali Berishën, por Bashën kryeministër vështirë se mund ta shohë./Citynews

 





Lajmet e fundit nga