Të hënën fillon shkolla/ Ja çfarë këshillash duhet t’u jepni fëmijëve tuaj
Dita e hënë shënon edhe fillimin e vitit të ri shkollor për ...
Në një postim në rrjetet sociale Avokati Spartak Ngjela ka ndërtuar një skenar të mundshëm të vizitës së Presidentit Turk, Erdogan në Shqipëri.
Postimi i ironizuar ka përfshirë disa nga figurat më të larta të politikës shqiptare.
Postimi i plotë:
Kryeministri Rama fton për një vizitë miqësore në Shqipëri Presidentin turk Erdogan.
Menjëherë Presidenti turk e pranoi ftesën dhe mendon që të vijë në Shqipëri në datën 25 shtator.
Rama ndërkohë duket shumë entuziast, sepse mendon të marrë një shumë të majme nga Presidenti turk, për rolin që ka marrë me inisiativën e tij për të vendosur otomanizmin në Shqipëri, sidomos pas gjestit kuptimplot të mbulimit të monumentit të Gjergj Katriotit.
Po ta sigurojë këtë shumë, Rama e kapërcen embargon që i ka vënë Merkeli për reformën, dhe me Saliun e bllokon reformën në drejtësi.
I gëzuar emocionalisht, Rama mblodhi menjëherë qeverinë e re, dhe kërkoi që, me rastin e vizitës së Presidentit turk, qeveria e tij duhet të ndërronte veshjen, e cila duhej t?i përshtatej modës së veshjes osmane.
Në takim ishte edhe myftiu i Kavajës, si ekspert i çallmës, brekushes dhe çitjanes.
Tre ditë përpara ai ua kishte bërë të qartë ministrave të tij veshjen, një nga një, dhe, tani pas tre ditësh, të gjithë ishin të gatshëm të paraqiteshin me rrobat osmane te zyra e tij e stërmadhe.
Stilin e brekusheve dhe çitjaneve Rama e kishte bërë vetë në copa letre.
Njoftohet se:
Sotn, në datë 9 shtator, në ora njëmbëdhjetë të paradites, të gjithë ministrat ishin prezent me veshjet e reja. Nga qeveria ende në detyrë merrte pjësë vetëm Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.
Ministrat hynë me rradhë:
E para u duk Olta Xhaçka, me një palë çitjane të zeza me refleks, që mendohet se ia ka zgjedhë vetë kryeministri.
Ajo kishte veshur edhe një bluzë si xhamadan mbi çitjane, dhe një shami tyli ngjyrë qiellore në kokë.
Dukej e gëzuar, se kryeministri e priti me buzëqeshje. Kishte veshur dhe një palë atlete të kuqe. Të parën gjë që pa kryeministri, ishin atletet dhe çitjanet. I shkonin shumë.
?Po si e ka katandisur kështu këtë budallaqe ky?; mendoi Mimi Kodheli, por nuk e bëri veten kur Olta i dha dorën me një gjest superior të kokës.
Pas Oltës hynë të gjithë me rradhë: burrat me brekushe dhe atlete të zeza, dhe gratë me çitjane dhe me atlete ngjyra- ngjyra.
Me brekushe kafe tepër të gjera dhe më një brez leshi të kuq me vija të zeza ishte i veshur edhe kryeministri. Stilisti turk i ka thënë Ramës: ?duhet të lësh mustaqe të mëdha, se e ke buzën e sipërme të gjerë si ne turqit?.
Me brekushe ishte veshur edhe Endri Fuga, por sikur e nxirrnin shumë të shkurtër, dhe kjo e mërziti ca kryeministrin. Por që i kaloi shpejt, se nuk e kishte për vete këtë paradë, por për Erdoganin.
Olta befas e ndërroi shaminë e tylit, dhe hodhi mbi kokë një shami tjetër të mëndafshtë, që e lidhi pak poshtë mjekrës.
?Edhe kjo i duhej kësaj tyryfyles? ? tha me vete Mimi Kodheli.
Por, më bukur brekushet i rrinin Damjan Gjiknurit, i cili ishte i mërzitur, dhe në fakt, ia shprehu hapur kryeministrit pakënaqësinë. ? Kujdes! Se ke miliona Damian?, i tha kryeministri gjithë inat, dhe shtoi:. ?Duhen mbrojtur?.
Çuditërisht Fatmir Xhafa nuk ishte veshur me brekushe, dhe po kështu as Gramoz Ruçi; por Rama nuk e bëri veten kur i pa, sepse e dinte që i kishte kundër. ?Mi kanë kapur amerikanët këta?, tha, dhe e hoqi vështrimin prej tyre.
Gjithë elegance i rrinin çitjanet dhe atletet zëvendes kryeministres. Edhe kjo shkelqente nga gëzimi dhe këndonte me pak zë një këngë turke, por ishte pa shaminë e kokës. ?Ku e ke shaminë ti?? ? e pyeti Rama, dhe ajo e mërzitur i tha se ende nuk ia kishte sjellë robaqepsia e kryeministrisë.
Rama kishte sjellë nga Stambolli pesë rrobaqepësa turq, që të pestë barkalecë dhe me mustaqe. Njëri i ngjante shumë myftiut të Kavajës, sikur të ishte binjak me të.
?Kjo provon se myftiu qënka turk?, tha Mimi.
?Mos shaj myftiun ti plehrë!? ? tha Rama se e dëgjoi.
Kurse Olta po fliste në telefon me rrobaqepësin turk, që po i shihte nga kamera dhe po i bënte komplimente.
Niko Peleshit i rrinin shumë mirë brekushet, se i shkonin me mustaqet alla turka. Ngjante mu si një osmanlli i vogël. Rrobaqepësi turk nuk ia ndante sytë.
Por kryeministri ishte ende në dilemë si ta shkruante në kartvizitën e ministreve: Zonjë, apo Hanëm? Ai donte ?hanëm?, por e kishte shtyrë. ?Do të vijë koha?, tha, dhe u qetësua.
?Duhet të keni parasysh një gjë esenciale? ? iu tha me zë të lartë Rama kur filloi fjalimin e tij:
?Atletet dhe brekushet dhe çitjanet duhet të mos hiqen fare nga trupi, a ka mundësi që të flini me to derisa të mësoheni!?
Ministrat dhe ministret duartrokitën gjatë, për disa minuta.
Rroftë Taip Rexhep Qerim Mahmut Erdogani ? bërtiti njëri befas nga dhoma, dhe të gjithë duartrokitën sërish. Gjatë, madje shumë gjatë, duartrokiti edhe kryeministri.
Mimi u habit se e njohu atë që bërtiti: ishte roja kryesore e kryeministrit. Të gjithë shprehën një gëzim të madh, kurse guzhinjeri turk, nga gëzimi, përqafoi me radhe Oltën dhe zevendës kryeministren.
Ramën nuk e mbante vendi se nuk po i vinin të tjerët. Pa nje herë me inat nga Ruçi dhe Xhafa, por nuk e beri veten.
Ramës ndërkohë i ra telefoni. ?Qënka Basha?, tha Mimi me vete, se ishte shumë pranë tij dhe e njohu nga zëri.
?Taipi vjen në datën 25?, i tha Rama, ?thuaji dhe Saliut?. Dhe e mbylli telefonin dhe pa gjithë inat nga Mimi. Kurse Mimi nuk e vuri re se po shihte nga Gramoz Ruçi. ?Që tani e ka marrë paraqitjen si kryetar partie ky?, mendoi Mimi kur e pa Ruçin që rrinte me duar në xhep dhe shihte me qesëndi. ?Njeri normal, tha pas pak, di të komunikojë dhe jo si ky halldupi ynë që nuk ka lidhje fare me token.?
Mimi rrinte si e shokuar, prandaj shihte sa andej këndej; por mendja i shkoi te Saliu dhe Basha, që do gëzoheshin. Qeshi dhe Mimi me një lloj ironie, se në mëngjes ishte takuar me përfaqësues të lartë të Pentagonit.
Pastaj Mimi kërkoi me sy për Koçon. ?Ku e ka Koçon ky??, pyeti me vete, dhe u kujtua që Koçoja ishte në Moskë.
Por shpejt u kujtua gjithashtu kur mendoi: ? le që bashkë do jenë, në një apartament të katër: Saliu, Koçoja, Basha dhe ky yni?, tha, dhe iu kujtua se Koçon do e kthenin në guzhinjer që t?iu shërbente të treve.
?Do të kalojnë mirë?, tha me pak zë Mimi, kur të gjithë po vazhdonin duartrokitjet e gjata për Taipin.
/CityNews
Dita e hënë shënon edhe fillimin e vitit të ri shkollor për ...
Ndonjëherë instagrami mund të krijojë më tepër probleme nga ...
Syzet janë një aksesor që përveç se të bëjnë të dukesh më në...
Në operacionin e radhës të policisë në Qafë-Thanë është arri...
Policia e Tiranës ka marrë masa për rritjen e parametrave të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një pe...
Operacioni i policisë “ Transportuesi 2” ka venë në pranga ...
Kryetari i Departamentit të Kulturën në Partinë Demokratike,...
Qysh kur PD hyri në skenën e politikës shqiptare atij dhjeto...
Përurimi i një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës, ka sj...
Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tom...
Vetëm gjatë muajit gusht policia belge dëboi 190 të huaj, që...
Në vitin 2016 Shqipëria arriti një rekord turpi në Francë. S...
Një 20- vjecar me emrin Emirjon Nikja është arratisur nga Ko...
Në një forcë politike ruajtja e raporteve ftare dhe përfaqës...
“Mos shiko, por vëzhgo!” do të ishte këshilla që detektivi ...
Pas shumë muajve punë hapet më në fund segmenti i Unazës së ...
Startoj sot ne Varshave projekti “Asistencë për procesin zg...
Ish-nën/kryetari i PD Astrit Patozi ka mbajtur një qëndrim i...
Hapat e para drejt një bashkëpunimi të PD dhe LSI në opozitë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...