web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Gjërat e çuditshme mbi martesën e Beyonce dhe Jay Z

7 Shtator 2017, 19:30, Aktualitet CNA

Beyoncé dhe Shawn “Jay-Z” Carter janë përkufizimi i një çifti të fuqishëm dhe perfekt.

Legjendat e muzikës janë jashtëzakonisht të talentuar dhe me ndikim, kështu që së bashku, ata janë pothuajse të pandalshëm.  Por pjesa më e madhe e perceptimit të publikut për këtë çift kaq të përfolur është formuar nga ajo që Bey dhe Jay u servirin adhuriresve të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Megjithatë ndër vite, duke dëgjuar intervistat e tyre, apo këngët me tekste të nënkuptuara mbi mardhënien e tyre, si dhe sinjaleve të ndryshme të marra prej fotove apo videove të zbuluara, thashethemeve të shumta, duket se misteri rreth kësaj martese kaq ?perfekte?, ka marrë formë.

Këtu do të gjeni disa prej gjërave më të çuditshme mbi martesën e Beyonce dhe Jay Z.

Askush nuk e di se kur ata janë njohur  

Beyonce dhe Jay Z dinë të mbajnë shumë mirë sekret, detajet mbi njohjen, lidhjen e martesën e tyre e megjithatë shumë dyshime hidhen mbi njohjen e tyre. Në një intervistë për ? Seventeen? Beyonce zbuloi së ajo ishte 18 vjeç kur ajo dhe Jay Z u njohën për herë të parë dhe se ata filluan të takoheshin kur ajo ishte 19 vjeç (rreth vitit 2000), por Jay-Z ka treguar një tjetër version të njohjes së tyre, ai ka thpnë se ata të dy janë njohur me njëri-tjetrin kur Beyonce filloi të regjistronte me grupin e saj Destiny?s Child, pra rreth vitit 1997.

Ata janë të fiksuar me numrin 4  

Ndoshta është thjesht një rastësi që të dy Beyoncé dhe Jay-Z kanë lindur në datën 4 – ajo në shtator 1981; ai në dhjetor 1969-por ata duket se e kanë këtë shifër vërtetë të shenjtë. Ata u martuan më 4 prill dhe secili ka një tatuazh të numrit romak katër (IV) në gishtat e tyre të katërt për të përkujtuar bashkimin e tyre. Ata i dhanë vajzës emrin Ivy, që shqiptohet si numri katër romak.

Njerëzit mendojnë se ata janë pjesë e Illuminati

Një teori e përhapur gjerësisht thotë se Beyoncé dhe Jay-Z janë pjesë e shoqërisë sekrete të Illuminatit, pasi ata shpesh bëjnë simbolin e trekëndëshit, i cili gjithashtu qëndron për Roc-A-Fella Records, ish-rekordi i Jay-Z. Disa teoricienë madje sugjerojnë se emri i vajzës Blue Ivy është një akronim për “Born Living Under Evil, Illuminati’s Very Youngest”. Beyoncé u përpoq që të zhdukte këtë thashethem në këngën e saj Formation me tekstin “Ya’ll haters corny with that Illuminati mess.”

Babai i Beyonce nuk e dinte që ajo ishte sërisht shtatzënë derisa pa fotot e saj në Instagram   

Mardhënia e Beyonce me babain e saj ka patur uljet dhe ngritjet e saj. Mathew Knowles, i cili ka arritur të mbushë titujt e gazetave për lidhjen e tij jashtëmartesore nga e cila ka dhe një fëmijë, nuk dinte asgjë për shtatëzaninë e dytë të vajzës së tij. Ai e mori vesh lajmin pas disa mesazheve urimi që kishte marrë në telefon dhe pasi kishte parë fotografinë e Beyonce në Instagram./CityNews





Lajmet e fundit nga