web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në kamionin e një fabrike këpucësh në Berat/ Digjen copat e lëkurave

7 Shtator 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Një kamion është përfshirë nga flakët në Kombinat të Beratit. Mësohet se kamioni ishte i parkuar në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkrepëse e hedhur në pjesën me ambalazh për prodhimin lëndës së parë që ndodhej në trajler.

Kamioni përmbante copat e lëkurave, të cilat do të përdoreshin për prodhimin e këpucëve.

Ndërkohë që zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe po shuajnë zjarrin, ndërsa fabrika nuk rrezikohet sepse kamioni ishte parkuar larg saj./CityNews





Lajmet e fundit nga