web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet megaafera korruptive/Edi Rama bëhet me bursë familjare

14 Korrik 2017, 20:19, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas bankës private, tani ?Noriega? është dhe me bursën private.

Duke sjell rastin konkret me Abbi Bank, ish-kryeministri i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të anulojë menjëherë megaaferën korruptive.

Statusi i plotë:

Noriega, pas bankes private tani dhe me bursen private!
Edi Rama behet tani me burse familjare!
Te dashur miq, kreu i autoritetit te mbikqyrjes te tregut financiar jo bankar, Melani njoftoi vet nepermjet VOA se i ka dhene liçensen e Burses Private, Abbi Bankes, pra bankes se zonjes Rama, banke e rregjistruar ne shpellat e zeza te parajsave fiskale ku besohet se Rama fsheh qindra milion euro.
Melani u emerua para disa muajve me urgjence te madhe ne kundershtim me ligjin, ne vend te zonjes Shehi, e cila u largua nga detyra pa asnje motiv. Me kete njoftim qe dha Melani, del se misioni i tij urgjent paska qene qe te beje Edi Ramen me burse private, gje qe nuk e realizonte dot me paraardhesen e Melanit.
Nuk jam kunder ngritjes se burses private as dhe privatizimit te asaj publike. Por ky eshte nje skandal i radhes, veprim antiligjor dhe ne konflikt te plote interesi. Tani familja Rama shnderron me bursen e vet qindra milion euro ne aksione, tentakula ne qindra ndermarrje private dhe blen duke derguar per privatizim ne bursen e tij çdo ndermarrje apo aset publik apo privat qe ai i ve syrin!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te anulloje menjehere kete megaafere korruptive! sb/CityNews





Lajmet e fundit nga