Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Negociatat për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, janë bllokuar tek pamundësia ligjore për të shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, si dhe përpjekja për të kushtëzuar miratimin e Komisioneve të Veting-ut, me ndryshim të ligjit të Veting-ut. Përpjekja për ta futur shumicën në spiralen e një ndryshimi antikushtetues, hap shteg të degradimit të procesit dhe futjes së tij në një rrugë pa krye, duke imituar skenarin maqedonas.
Negociatat që po zhvillohen nën kujdestarinë e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të diskretitohen publikisht nga Partia Demokratike, e cila pasi ka hequr dorë nga ?Republika e Re? që shpiku Lulzim Basha në çadër, tani po përpiqet të ndërtojë një koalicion të ri politik kundër shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, për t?i riparë ato dhe për të futur shumicën në spiralen e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, që degjeneron procesin e zgjedhjeve.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i pamundur, pasi të ndalon Kushtetuta ta ndryshosh minimumi gjashtë muaj para zgjedhjeve. Por përtej kësaj, në qendër të sulmit është ligji i Vetingut, për të cilin PD thotë se pranon ta votojë Komisionin e Vetingut, por duhet të rishikojë më parë ligjin, duke i bërë ndryshime që kanë të bëjnë me afatin e Veting-ut, radhën e gjykatave që do zbatohet etj. Pra në një farë mënyre, PD kërkon të hapë probleme të mbylluara, siç është reforma në drejtësi dhe Kodi Zgjedhor, dhe të mbyllë derën për të hyrë në zgjedhje në mundësitë reale që ekzistojnë.
Ajo që ofron Partia Socialiste është paketa McAllister, minus presidentin, që ndërkohë është zgjedhur dhe dizavantazhet që jep pamundësia për t?i shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, pasi nuk të lejon Kushtetuta. Ajo çfarë ka mbetur t?u ofrohet, është një ndryshim në qeveri me katër ministra teknikë, një KQZ e rikompozuar me kryetar të opozitës dhe shumicë të së majtës, dhe një shtyrje maksimale e zgjedhjeve deri më 30 qershor, duke detyruar palën tjetër të votojë Komisionet e Veting-ut në parlament, dhe jo rishikim të ligjit të Veting-ut, siç kërkon PD.
Kjo është e gjitha çfarë ofron paketa McAllister në këto momente, pasi ajo është refuzuar e plotë në fund të prillit nga PD, duke e quajtur tradhti dhe përpjekje për të poshtëruar opozitën.
Në përpjekje për të degraduar këtë proces, Partia Demokratike po kërkon mbështetjen e LSI dhe partive të tjera aleate të saj, për të ndryshuar ligjin e Vetingut dhe Kodin Zgjedhor, dhe për ta futur procesn në spiralen e një shtyrje pa fund, duke dështuar përfundimisht zgjedhjet në Shqipëri dhe duke shpresuar se qeveria e re do të këte një boshllëk kushtetues për t?u rrëzuar, pasi më 9 shtator mbaron mandati i ketij Kuvendi dhe qeverinë nuk mund ta rrëzojë më askush, duke futur vendin në kaos kushtetues.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të ruajnë një diskrecion të plotë mbi negociatat, dhe po keqpërdoren publikisht nga Partia Demokratike, duke i bërë palë me propagandën e tyre. Edhe pse PD ka marrë sot disa telefonata paralajmëruese nga Uashingtoni për këtë shkak, duket se qëllimi i tyre nuk është hyrja në zgjedhje, por realizmi i qëllimit për degradim të procesit dhe përdorimin e këtij procesi për të ringjallur koalicionin e fillimit të çadrës në bulevard, çka është dhe objektivi i tryezës së thirrur prej tyre.
Oferta e Partisë Socialiste për të lejuar PD të regjistrohet, për të bërë zgjedhje më 18 qershor, maksimumi më 30 qershor dhe miratimi pa kusht i Komisoneve të Veting-ut, është maksimumi i paketës McAllister që mund të jepet sot. Në fund të prillit kur McAllisteri e ofroi atë, mund ta merrnin të plotë, por atëhere i vetmi zë nga PD që tha ta pranojmë ishte Majlinda Bregu, dhe ajo u poshtërua publikisht.
Tani Lulzim Bashës i ka ngelur në dorë çadra e ?Republikës së Re? dhe hipoteka fallco e PD mbi të, duke kërkuar t?i legalizojë, me shpresë që t?i quhet fitore. Kjo nuk mund të ndodhë. PD-së mund t?i jepet shansi të hyjë në zgjedhje, por nuk mund t?i jepet kurrë shansi që t?i lërë peshqesh Shqipërisë, një çadër fantazëm, si një litar jashtë varrit të saj për të penguar Shqipërinë. Çadra nuk mund të legalizohet për të mbuluar dështimin e Lulzim Bashës, pasi u pa që shqiptarët e braktisën atë./tema
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme përpar...
Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri ka vendosur në mble...
Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me kreun e demokra...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi në një postim në rrjetet sociale pa...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën politike të kriju...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një spital privat. Një...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme përpar...
Lëvizja VetëVendosje ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohsh...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndërprerë deklaratën për ...
Një qeveri pak më pak kompakte se sa pritej. Tetëmbëdhjetë ...
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur publikis...
Kryeministri Edi Rama foli gjerësisht për situatën në të cil...
Kryeministri, Edi Rama në fjalën që mbajti përpara grave në ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin e tij përpara...
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë përgjgije ftesës ...
I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, d...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehu dhe kreu i Partisë Demokrist...
Qeveria e Gjermanisë thotë se grupet misionare nga Arabia Sa...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...