web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si duhet  të kujdeseni për flokët bjondë

14 Prill 2017, 19:00, Lifestyle CNA

Flokët bjondë kanë nevojë për shumë kujdes. Nëse doni të keni flokë bjondë të shëndetshëm lexoni këshillat tona.

Lajini flokët me shampo të veçantë për flokë bjondë, jo më tepër se 2-3 herë në javë. Që ti ndriçoni, mund ti shpëlani me lëng kamomili. Merrni dy lugë gjelle kamomil, shtoni 4 filxhanë ujë të nxehtë dhe ziejeni për pak minuta. Lëreni të ftohet dhe shpëlajini me të.

Flokët e lyer kërkojnë kujdes edhe më të veçantë. Bojrat e flokëve përmbajnë shumë peroksid hidrogjeni, e cila mund të çojë në irritmin e skalpit dhe zbokth. Për të hequr tharjen e skalpit përdorni shampo dhe maska flokësh me ekstrate balte mjekësore dhe minerale deti.
Flokët bjondë janë shumë të ndjeshëm dhe ndonjëherë influencohen nga kushtet e mjedisit. Si përfundim, fijet tuaja fillojnë të zhduken dhe te thahen. Për flokë të shëndetshëm, aplikoni maska ushqyese një herë në javë dhe përdorni balsam rregullisht me ekstrakte gruri dhe fara luledielli./CityNews





18:30 Lifestyle

 Rreziqet e Piercing

Në ditët e sotme piercing është përhapur shumë dhe po pëdore...

Lajmet e fundit nga