web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakra e 2 prillit në Shkodër/ Udhëtim përmes pamjeve dhe fakteve

2 Prill 2017, 15:58, Aktualitet CNA

Sot u përkujtua masakra e 2 prillit 1991, protesta masive në Shkodër e cila çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Ky 2 prill shënon 26-vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave nga forcat policore drejt turmës që protestonte.

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë atë ditë. Sot ata janë shpallur martirë të demokracisë.

Në atë kohë, protestuesit vërshuan drejt godinës së Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë.

Turma vijoi drejt në sheshin kryesor, që sot mban emrin ?2 Prilli?, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Ne rikthehemi pas në kohë përmes këtij dokumentari, pamjet tronditëse të cilat janë rrënjosur thellë në kujtesën e çdo qytetari shqiptar. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga