I padituri si hajdut nga KLSH dhe avokat i Ervin Roshit do Drejtësinë
Një lëvizje e turpshme e Ramës, i cili ka detyruar Avokatin ...
Pak kohë më parë CityNews denoncoi blerjen nga bashkëshortja e deputetit socialist, Alfred Peza, e mbi 1 milion dollarë aksione në një bankë të nivelit të dytë. Z. Peza reagoi duke e quajtur sulm politik, kur në fakt në asnjë rast nuk justifikohej dhe nuk publikohej kjo shumë parash, të cilën e quante si kursim të jetës nga puna e tij. Ndoshta ato mund të jenë kursime, mund të jenë para nga puna e Alfred Pezës, por ato janë të padeklaruara zyrtarisht në tatime, përjashto pagën gjatë kohës te ?Vizion Plus?. Të ardhurat e Pezës ishin shuma marramendëse, që mund të jenë siguruar edhe nëpërmjet evazionit fiskal. Shqiptarët thonë: ?Çudia më e madhe 3 ditë zgjat?! Dhe zhurma e krijuar për Alfred Pezën dhe pasurinë e tij thua se u shua dhe gjithçka po harrohet. Pas intervistave të Ylli Manjanit dhe Lefter Kokës, shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë dhe përplasjeve të fundit në koalicionin qeveritar.
CityNews sjell sot një tjetër investigim mjaft të thjeshtë, që më shumë mund të quhet një verifikim të dhënash për deklarimet e pasurisë së Alfred Pezës dhe kontributin e tij në opinionin publik me shitjen e një libri. Alfred Peza ka botuar një libër, i cili është botuar më shumë se 3 vite më parë, por deputeti socialist të ardhurat e këtij libri, të siguruara në vitin 2013 dhe 2014 nuk i ka deklaruara pranë ILDKPKI. Libri vazhdon të jetë në treg, kushton 900 lekë të reja, quhet ?Ditari i 23 qershorit?, është me parathënie nga Ben Blushi, është shitur dhe vazhdon të shitet. Rezulton se në deklarimet e pasurisë së z. Peza nuk ka asnjë të ardhur nga ky libër, ose ky libër nuk ka shitur asnjë kopje.
Kjo për periudhën e botimit dhe promovimit të librit, që fillon në nëntor 2013 dhe përfundon në dhjetor 2014.
Dalja e librit
Më 12 nëntor 2013, në ambientet e Universitet të Henri Çilit, është promovuar libri i Alfred Pezës, në atë kohë prej disa muajsh deputet, me titullin ?Ditari i 23 qershorit?. Librin Alfred Peza në atë kohë tha se ja kushton Edi Ramës dhe Sali Berishës. Fati i librit, sipas Pezës, jo domosdoshmërisht ndjek fatin e autorit. Por, unë nuk do i uroja më shumë se sa të kishte fatin tim, tha Peza gjatë promovimit të mbajtur më 12 nëntor 2013, disa muaj pasi ai ishte bërë deputet.
Libri ?Ditari i 23 qershorit?, me autor Alfred Pezën, me botues ?UET Press?, me 242 faqe, u botua në vitin 2013 dhe ka kushtuar 900 lekë të reja, (9 mijë të vjetra).
Nga deklaratat e pasurive të deputeti socialist të fillimit të detyrës në vitin 2013, të mbylljes së vitit 2013 dhe të vitit 2014, deklaratë pasurie që dorëzohet në fund të marsit të vitit 2015, rezulton se Alfred Peza nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të ardhura nga shitja e këtij libri.
Megjithëse librit ?Ditari i 23 qershorit? i është bërë një propagandë e madhe në media, rezulton se Alfred Peza, dikur gazetar sot deputeti i PS dhe sekretar për organizimin digjital, ose nuk ka shitur asnjë kopje, ose ka fshehur të ardhurat nga shitja e këtij libri. Në promovimin e librit, në nëntor 2013, kanë qenë të ftuar mjaft eksponentë të lartë të socialistëve. Ky botim me parathënie të Ben Blushit u pretendua se do të kishte shitje dhe vlerë jo për tregun e lexuesve letrarë, por për ata të politikës. Por mesa duket ka ardhur koha që të shkruhet një libër për vetë Alfred Pezën, pasi të thotë publikisht të vërtetën ku shkuan të ardhurat e shitjes nga libri ?Ditari i 23 qershorit?, botuar nga ?UET Press?, në nëntor të 2013.
Sipas deklaratave zyrtare të pasurisë, asaj fillestare të vitit 2013, dhe të vitit 2014, nuk ka asnjë qindarkë, asnjë lekë, të deklaruar si të ardhura nga shitja e këtij libri. Duke e përsëritur mund të theksojmë se ose ky libër nuk ka shitur asnjë kopje, ose Alfred Peza ka fshehur të ardhurat nga shitja e këtij libri në bashkëpunim me botuesin e ?UET Press?, Henri Çilin.
Në fakt, këto të ardhura për periudhën më shumë se njëvjeçare të botimit të librit mund të mos jenë sa të ardhurat e kryeministrit, që siguronte jetesën, apo të deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi, që shiste mijëra kopje, pa futur këtu publikimet e gazetarit Blendi Fevziu. Këtë e themi duke pasur parasysh qëndrimet publike të z. Peza, që e quante vetën një gazetar shumë të madh, që e sulmonin për shkak të smirës. Në fakt kolegët e tij, politikanë dhe gazetarë, publikojnë libra dhe deklarojnë miliona lekë të ardhura. Alfred Peza në vitin e parë të botimit dhe promovimit të librit ka deklaruar zero lekë.
Më poshtë, do sjellim foto nga aktiviteti, kopertinën e librit, deklaratat e pasurive të Z. Peza për vitet 2013, kur është botuar libri, dhe 2014 që besojmë dhe gjykojmë se është viti kryesor i këtij botimi, që ndoshta vazhdon dhe sot, por në vitin e parë të tij të votimit Alfred Peza nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga ky libër./CityNews
Një lëvizje e turpshme e Ramës, i cili ka detyruar Avokatin ...
Eskorta e ministrit të Brendshëm është sulmuar rishtazi nga ...
Një ditë më parë, një shtetas është vënë në pranga e një ësh...
Një i dënuar, ka tentuar vetëvarjen në qeli. I referohemi s...
Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar...
Sapo ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kry...
Nga Spartak Ngjela l. Një kryeministër grek, komunist- troc...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e kreut të LSI,...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbi...
Rastet e dhunës në familje janë të pranishme çdo ditë. Shifr...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një dalje të tij publike dje r...
Teknologjia po ecën para dhe me hapa të mëdha e paralelisht ...
Projekti 1 miliardësh i bërë publik nga Rama shënon një thel...
Krijimi më i fundit i Lego Life është një rrjet social i cil...
Nga Arian Galdini Ata jane bashke. Edhe kur grinden, edhe k...
Sapo ka zbritur nga kati i 9 i pallatit gruaja që kërcënoi p...
Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit...
Shqiperia ka dy parti te medha, PD e PS te cilat edhe pse nu...
Një ngjarje horror po ndodh këtë mëngjes në kryeqytet. Një g...
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të rëndë, që ndodh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...