web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky baba e shëtit vajzën 2 vjeçare për t’i treguar botën

30 Tetor 2016, 19:45, Lifestyle CNA

Stefen Chow, një fotograf nga Bejing vendosi që javë  që kishte pushim nga puna t?ia përkushtonte vajzës së tij 2 vjeçare. Edhe pse shumica e prindërve do të kishte zgjedhur që të shëtisnin dhe të luanin në qytet Chow mendoi se ishte koha që vogëlushja të mësonte më shumë për botën që e rrethon. Ai nisi një udhëtim së bashku me vjazën e tij edhe pse bashkëshortja nuk mund të ishte pjesë e kësaj aventure.

Gjatë gjithë javës ata vizituan vende të ndryshme, pasi sipas Chow vajza e tij mund të mësonte më shumë për vendet që vizitonin duke i parë vet sesa duke ndjekur dokumentare në televizor. Babai dhe vajza e tij udhëtuan me biçikletë nëpër Taiwan, kaluan kohë në një fermë kafshësh, peshkuan së bashku, ngjitën kodra dhe si pasojë kishin më shumë buzëqeshje në fytyrat e tyre. Edhe pse përpara këtij udhëtimit Chow dhe vajza e tij ishin shumë të lidhur, tani ata ndajnë me njëri- tjetrin kujtimet e udhëtimit të tyre  dhe fotografi i sugjeron çdo prindi që ta bëjë një udhëtim të tillë pasi do të krijojë një kujtim të rrallë./Citynews.al





Lajmet e fundit nga