Kafja e deputetëve me armikun e Saliut dhe dy ngjarje që më kanë mbetur në kujtesë / Nga Muharrem MEKO
Kafja e kryeminstrit me tre deputetet e opozites dhe ” reagi...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), zhvilluar në San Diego California, SHBA, nën moton “Your Community, Your Safety, Your Impact, Our Priority”- Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.
Së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, dhe delegacionin shqiptar ishin të pranishëm dhe zoti Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe zoti Artur Morina dhe zonja Liljana Kristo, Asistentë Menaxherë të Programit ICITAP në Shqipëri.
Gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës, Delegacioni shqiptar mori pjesë në një takim që Ambasadori Brownfield, Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe Drejtor i INL-së (International Narcotics and Law Enforcement), pati me drejtuesit e agjensive të huaja ligjzbatuese.
Në këtë takim ai përgëzoi punën e bërë nga agjensitë ligjzbatuese në mbarë botën dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes tyre.
Brownfield theksoi se mbështetja e INL-së për këto agjensi nuk ka munguar dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Konferencën e përshëndeti Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch.
Ajo zhvilloi një takim me delegacionet e policive të ardhura nga shtete të ndryshme, ku i përgëzoi për punën e vështirë dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme në shërbim të komunitetit për ta bërë botën një vend më të sigurtë.
Në përfundim të këtij takimi, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e vlerësoi punën e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ndërkohë z. ÇAKO, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë Shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit.
Po gjatë Konferencës Drejtori i Policisë së Shtetit, Zoti Haki ÇAKO, pati takime me drejtues e përfaqësues të policive nga vende të ndryshme.
ÇAKO u takua me zotin Garry L. Barr, drejtor i ICITAP, me zotin Garry Bullard – Nëndrejtor i Çështjeve Rajonale dhe me z. Paul E. Santiago – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Policimit, të cilët i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë Policisë së Shtetit.
Nga programi ICITAP i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së ku ishte i pranishëm dhe Garry L Barr, Drejtor i këtij programi, u zhvillua një ceremoni për shpërndarjen e çertifikatave të vlerësimit për disa punonjës të këtij programi.
Mes atyre që morën çertifikata vlerësimi ishin dhe Asistentë Menaxherët e Programit ICITAP në Shqipëri, zoti Artur Morina dhe zonja Liljana Kristo, me motivacionin ?Në shenjë mirënjohjeje për shërbime të shquara, për Programin ICITAP ? Albania?.
Ditën e fundit të Konferencës u zhvillua Banketi Vjetor i IACP-së, ku mori pjesë dhe delegacioni shqiptar.
Në fjalën e mbajtur më këtë rast, Presidenti IACP-së Terrence M. Cunningham, pasi shprehu mirënjohjen për punën e agjensive ligjzbatuese në mbarë botën, kërkoi falje për veprimet e policisë ndaj grupeve të pakicave, një mesazh kurajoz, për të ecur përpara dhe për të përmirësuar marrëdhëniet në komunitetet në mbarë vendin.
Cunningham theksoi: Ne duhet të çelim një rrugë që na lejon për të lëvizur përtej historisë sonë dhe për të identifikuar zgjidhje të përbashkëta më të mirë e për të mbrojtur komunitetet tona.
Çdo vit, Konferenca Vjetore IACP, sjell risitë e fundit për agjensitë ligjzbatuese, nëpërmjet një programi trajnues të përparuar, duke sjellë lektorët më të njohur, si dhe ekspozimin më të madh të pajisjeve dhe teknologjisë e zgjidhjet taktike në dispozicion për zbatimin e ligjit.Në këtë konferencë morën pjesë rreth 16 mijë profesionistë të përkushtuar nga agjensi të ndryshme federale, shtetërore e lokale, të shteteve të ndryshme, të cilëve u mundësohet të mësojnë teknikat e reja, të avancojnë njohuritë dhe karrierën e tyre duke i siguruar departamentit të tyre një sukses të vazhdueshëm.
Kjo konferencë u ofron pjesëmarrësve mundësitë e trajnimit non-stop, nëpërmjet temave të rëndësishme që trajtohen dhe strategjive që kanë dhënë rezultat, pajisjeve inovative dhe teknologjive të reja (qindra ekspozues nga mbarë bota, sjellin ofertat e tyre të fundit në pajisje e teknologji), si dhe ofron mundësi të shumta për vendosjen e lidhjeve të rëndësishme e kontakteve profesionale.
Gjatë ditëve të konferencës u zhvilluan disa seminare e workshope me tema të ndryshme:
Gjatë konferencës u zhvilluan aktivitete si Mbledhja e Parë e Asamblesë dhe Dita e Uniformave. Delegatët votuan për drejtuesit e rinj të IACP-së.
Konferenca gjatë gjithë ditëve të saj u shoqërua me ekspozita të firmave më prestigjioze që prodhojnë paisje dhe ofrojnë shërbime për policinë (që nga armët, jelekët antiplumb, makina, helikopterë, veshje e paisje komunikimi e software, dhe kompani që merren me trajnimin e agjensive ligjzbatuese). /Citynews
Kafja e kryeminstrit me tre deputetet e opozites dhe ” reagi...
Lavdrim Kapaj 41-vjeçar nga Povelça e Fierit dhe Mikel Isa 2...
Një erë e fortë mbrëmë ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën...
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve” në Fier, duke udhë...
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Povelçë...
Një 12 vjeçar shqiptar u rrah barbarisht në janar të këtij ...
Një nxënës 15-vjeçar ka shkruar një letër të hapur për push...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka konfirmuar se do të ...
Ne nje koment te shkurter ne rrjetet sociale analisti Kastri...
Saimir Tahiri firmosi sot propozimet për ndryshimin e neneve...
Pas statusit të publikuar nga ish kryeministri Berisha, i c...
Kur kam nisur të punoj si gazetare këtu e 16 vjet më parë, d...
Fetah Vata, një ish-punonjës i postës në Surroj të Kukësit p...
Emisioni Fiks Fare ka sjelle mbremjen e sotme nje rast korru...
Tom Dedaj eshte prokurori i denoncuar mbremjen e sotme ne em...
200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga policia....
Besojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi ...
Kthesa në politikën e jashtme kishte kohë që ishte sinjalizu...
Presidenti i Parlamentit Europian socialdemokrati Martin Sch...
Charli Cook i cili është një “Youtuber” ka zgjedhur mënyrën ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...