Vlerësimi i OKB-së: Gati 7 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Italianët të friksuar nga infiltrimet e terroristëve nga Shqipëria në Itali kanë intesifikuar mbikqyrjen dhe kontrollet në portet e veta, që kanë lidhje me tragete me Shqipërinë. Një forcim i tillë i kontrollit ka nxjerrë zbuluar si doganat ashtu edhe veterinerët e AKU-së, që veprojnë në zonën doganore. Brenda një jave vetëm në Portin e Barit doganat italiane të mbështetura nga Roja e Financës dhe Policia pyjore (Corpo Forestale dello Stato) kanë kapur një numër të madh kafshësh pa certifikata doganore, të cilat po tentohej të futeshin ilegalisht nga Shqipëria në Itali. Në 12 tetor nga Durrësi kishin kaluar ilegalisht për në Bari 63 breshka, të cilat janë specie e mbrojtur dhe ndalohet rreptësisht trafikimi i tyre. Pasi doganës dhe veterinerëve të AKU-së u kaluan nëpër shalë 53 breshka më 17 tetor në Bari u bllokua një sasi e madhe e kafshëve të Cirkut ?Bellucci?. Ky cirk kishte dhënë shfaqje për dy
javë në Durrës dhe po kthehej me traget për në Bari. Pikërisht në doganën e Barit cirkut në fjalë iu bllokuan 38 qen, 9 papagaj dhe 5 tigra njeri prej të cilëve tigër shumë i rrallë i llojit albin (Panthera Tigris Albino). Të gjitha këto kafshë të Cirkut ?Bellucci? ishte tentuar të futeshin në Itali pa certifikata veterinare. Një gjë e tillë është rreptësisht e ndaluar në Itali, prandaj dogana italiane vendosi ndalimin e hyrjes së kafshëve në Itali dhe kthimin e tyre mbrapsht në Shqipëri.
Normalisht lind pyetja si ka mundësi, që këto kafshë në kundërshtim me ligjin hynë e dolën nga Shqipëria pa certifikatë veterinare? Ndërsa Kryeministri Rama publikisht deklaron se doganat shqiptare nuk janë han pa porta fare si në kohën e Saliut, në këto dogan, ndonëse është rreptësisht e ndaluar, kalojnë qen, papagaj, breshka e tigra pa certifikata veterinare? Lavdi Zotit, që Cirku ?Bellucci? kësaj rradhe nuk kishte edhe elefantë, se pastaj do bëhej barcaletë Dogana e Durrësit, ku na kaloka edhe elefanti pa certifikatë veterinare. Kur në dogana në kundërshtim me ligjin në fuqi kalokan edhe tigrat pa certifikatë, sa siguri ka Kryeminsitri Rama, që nuk do kalojnë ?pa certifikatë? edhe plehëra të rrezikshme, madje edhe mbetje radioaktive nga ato, që nuk i pranoi Mbreti Mohamed V i Marokut dhe po planifikohet të dërgohen ose në Ziltan të Libisë (?majmunët?-trafikantë nga Verona) ose në Manzë të Durrësit?!
Nja 22-23 vite më parë, kur shërbimi doganor shqiptar drejtohej nga Anesti, veterineri i shquar e pedant dhe kur në doganën e Durrësit vigjëlonte ndjesë pastë veterineri Krenar Golashi, Shqipëria ishte e mbrojtur nga kërcënimet veterinare (sëmundje ngjitëse të kafshëve, dëmtimi i faunsë në rrezik zhdukje etj.) Sot në dogana kalojnë pa certifikata veterinare nga breshkat te tigrat, në një kohë, kur vetë minsitri i financave nga mediat ka marrë nofkën ?Ben Tigri?! Është me të vërtet një gaz-maraz tipik shqiptar, që vartësve të ?Ben Tigrit? t?u kalojnë në mënyrë të kundraligjshme tigrat pa certifikatë veterinare.
Meqenëse një avokatuc mediatik i Kryeministrit Rama ka filluar me 23 vite vonesë tu japë përsëri leksione gazetarie gazetarëve shqiptarë, po vëmë në shkrim edhe linkun e Agjensisë së lajmeve ANSA për lajmin me papagaj dhe tigra në Doganën e Portit të Barit. Jo për ndonjë gjë po ky avokatuci mediatik ndonjëherë më të rrallë ka punuar si ?stringer? për Agjensinë prestigjoze ANSA, kështu që nuk do ketë shansin apo mundësinë për tu dhënë leksione gazetarie gazetarëve shqiptarë dhe prova besnikërie Kryeministrit Rama.
Linku i ANSA-s:
GJERGJ THANASI
Operacioni Ciconia Alba në kuadër të JAD (join action days) ...
E mërkura e Champions starton me ndeshjen e Barcelonës kundë...
Nga Kruja ku u u mbollën 5 mijë pemë në “Parkun Nënë Tereza”...
Një efektiv i burgu të Drenovës ka humbur jetën në një aksid...
Gjashtë efektivë të burgut të Drenovës në Korçë janë plagosu...
Duket si skenar filmi hollivudian, por në fakt ka ndodhur në...
Aksidentohen dy punonjës të Burgut të Drenovës në Korçë. Sip...
Një sherr me thika ka ndodhur në qytetin e Prrenjasit, ku ja...
Në ditën e dytë të vizitës në Kinë, Kryetari i Kuvendit Ilir...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka rikthyer për rishq...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë ...
E deleguara e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e K...
Analisti Andi Bejtja i nxitur edhe nga deklaratat e djeshme ...
Një familje në Milot kërcënon me vetëvrasje masive. Familja ...
Sherr mes shoferëve në zonën e ish-Bllokut. Në videon e post...
Kjo është një video e realizuar totalisht me anë të efektev...
Fadil Lepaja – Ky mund t’ju duket titull i ndonjë kënge me s...
Arrestohet shtetasi Klodian Pashako, 37 vjeç, banues në Delv...
Deputeti Ben Blushi ka reaguar sot pas deklaratës cinike që ...
Policia e Durrësit jep detaje të reja nga operacioni i djesh...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...