E çuditshme! Saimir Tahiri bën Parlamentin të mbajë një minutë heshtje për Gilman Bakallin
Para se të merrte fjalën e tij në Kuvend, për të reaguar nda...
Guardia di Finanza dhe raporti i presupozuar i saj, u kthyen në linjë auto – avokatie për qeverinë që është vënë nën akuzë se favorizon kultivimin e kanabisit. Por një pyetje nuk ka përgjigje as sot: Ku është raporti i GDF-së mbi kanabisin? Dokumenti zyrtar ai që mbështet këtë pretendim të qeverisë shqiptare.
Nëse kërkon në faqen online të Guardia di Finanza, nuk gjen asnjë raportim. Aty rezulton edhe një operacion vëzhgimi ajror e fotografimi i gushtiti 2013, por jo operacioni për të cilin u mburr Haki Çako dhe më tej ministri i Brendshëm dhe kryeministri.
Për të hedhur dritë mbi këtë gjë, i drejtuam disa pyetje me e-mail selisë së GDF-së në Itali. Përgjigja ishte e papritur: një përmbledhje lidhjesh të mediave shqiptare që kishin folur për këtë çështje, pra raportimi i konferencës për shtyp të Çakos, shoqëruar me faqe të gazetave shqip të skanuara(shiko fotot bashkëngjitur).
Meqenëse kjo përgjigje në fakt nuk është përgjigje, pasi nuk mund t?i adresosh një medieje shqip adresat e mediave të tjera, ?Tema Tv? u vu në lidhje telefonike me zyrën e shtypit të GDF-së, konkretisht me përfaqësuesin e saj, Stefano Catorçi, që dha këto sqarime:
Më poshtë biseda telefonike që posedohet audio e plotë:
? Alo
? Miredita, ju telefonoj nga nje tv shqiptare nga Tirana.
? Po, miredita. Folem bashke qepare. Nje moment prisni ne linje.
? Ok, po ju pres.
? Shiko, kolegu eshte ne nje linje tjeter. Nqs ke durimin te presesh 2 minuta
? Sigurisht pres
? Ose me telefono pas 5 minutash
? S?ka gje, po ra linja ju telefonoj prape
? Shume mire, j ukerkoj ndjese, kjo eshte nje sale ku bie telefoni shume. Kur une jam ne linje dhe kolegu ka gjasa te jete ne nje linje tjeter. Per dy minuta lirohet. Per fat te keq nuk ju telefonoj dot se do te ju kisha telefonuar une.
? Asnje problem, po pres.
? Po ju kaloj kolegun
? Flm
? Asgje
? Alo, miredita dhe juve, si mund te ju ndihmoj? Jam Stefano Catorcci.
? Pershendetje Stefano, ju falenderoj per pergjigjen e emailit tone. E morem sot. Ne fakt pergjigja thjesht perfshinte nje permbledhje te shtypit shqiptar. Ne fakt, ne jemi te interesuar te kuptojme me ne detaje rolin e Guardia della Finanza qofte persa i perket kendveshtrimit teknologjik qofte dhe per ate logjistik por dhe te dhena me shifra mbi suksesin apo te tere operacionin ne pergjithesi te ketyre muajve te fundit sepse nga shtypi shqiptar kemi pasur vetem nje tregin siperfaqesor pa shume detaje
? Jo, ne kete moment ne menduam te ju nisim permbledhjen e shtypit shqiptar pikerisht sepse ne konferencen per shtyp te cilen me siguri e keni degjuar qe u drejtua nga drejtori i policise shqiptare, ne ate konference qe u mbajt me 8 tetor, me fal me 7 tetor, se me 8 ishte permbledhja e shtypit, merrte pjese dhe nje zyrtar i yni, kolonel Minuto, i ulur ne te majten e drejtorit te polcise shqiptare. Ai ka dhene ndonje dicka, ndonje te dhene, ndonje numer. Por ne, per zgjedhje, dmth fatkeqesisht nuk varet nga une, por zgjedhje e administrates sone, per te mos komentuar me tej; d.m.th Guardia di Finanza foli persa i perket kesaj situate, dmth bashkepunimit me qeverine shqiptare ne betejen kundër fenomenit te mbjelljes se marijuanes ne territorin shqiptar gjate konferences. Per kete arsye kerkeses suaj per detaje te metejshme ne i themi JO. Eshte fiks nje zgjedhje e jona. Derguam nje kolonel, kolonel Minuto, ne Shqiperi per te dhene konferencen e shtypit; kush ishte prezent i beri pyetjet. Por ne ketu nga Italia nuk komentojme kete situate. Nuk e di sa arrita t’ju shpjegoj. U perpoqa te isha sa me i qarte dhe permbledhur te ishte e mundur.
? Ishit shume i qarte.
? Ja, kjo eshte. Dmth, fatkeqesisht, per aq sa na perket, duke mos pasur te dhena te tjera, kishim vetem permbledhjen e shtypit shqiptar dhe ate ju derguam. Sa te mos pergjigjeshim fare apo te ju kthenim nje email bosh, menduam qe me mire te ju dergonim permbledhjen e shtypit shqiptar. Sepse ne fakt ne nuk kemi te dhena te tjera. Gjithashtu ne nuk dime as çfare ka thene kolonel Minuto ne konference. D.mt.h ne nuk kemi as tekstin e tij. Sepse vendosem te mos e ndjekim kete gje. Pikerisht sepse eshte dicka qe ka ndodhur ne territorin shqiptar dhe atehere i tere komunikimi eshte ndjekur plotesisht nga policia shqiptare. Pikerisht per kete.
? Flm
? Asgje, faleminderit juve dhe ridegjohemi nje here tjeter.
Është shumë e qartë: Nuk ka një raport të Guardia di Finanza për kanabisin në Shqipëri. Nuk ka një dokument që të mund të jetë i vlefshëm për publikun. Ka vetëm prezencë të një oficeri të GDF-së në një konferencë për shtyp të Haki Çakos, që ka shërbyer edhe për të hedhur para opinionit shqiptar këtë version, që shërbeu si sapun për të larë fytyrën e nxirë nga Republika e Kanabisit që është prezente çdo ditë. Mbetet një version i dyshimtë derisa pala shqiptare të ofrojë një dokument zyrtar të firmosur e vulosur nga GDF, derisa kjo e fundit të japë njoftimin si për çdo operacion në faqen e vet. Natyrisht letrat pa firmë si ato që u shërbyen në rastin e skandalit të pajisjes përgjuese do të ishin një gënjeshtër tjetër, asgjë më shumë. /Respublica
Para se të merrte fjalën e tij në Kuvend, për të reaguar nda...
Kryetarja e Dhomës së Parlamentit Italian Laura Boldrini në ...
Janë të paktë shqiptarët që nuk e kanë parë qoftë edhe një h...
Gjatë vizitës së tij në Beograd kryeministri Edi Rama do të ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha ...
Dy bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit u arrestuan mesditën...
Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë k...
E ka nisur me akuza të rënda fjalën e tij në Kuvend ish krye...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka ven...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në një ta...
Pas fjalës së Ben Blushit në Kuvend dhe lajmit për largimin ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën ezg...
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ben Blushi zyrtarizoi larg...
Vdekja e katër të rinjve në aksidentin e mëngjesit të sotëm ...
Dua të bej sot me dije një vendim që kam marrë bashkë me kol...
Nuk kanë fund problemet për maturantët këtë vit. Sot që duhe...
Pas fjalës së Ben Blushit ka ardhur edhe reagimi i nënkryeta...
Në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, ku anoncoi zyrtarisht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bash...
Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Kuvend deputeti Ben Blushi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...