Video-Gjobë, shantazh apo çfarë?/Pse STOP nuk publikon videon e kryetarit të gjykatës?!
Dy javë më parë emisioni STOP në TV Klan publikoi një video ...
Jo një herë kemi përsëritur se punonjësit e policisë më parë ishin të tradhtuar. Jo vetëm nga bashkëpunimi i shefave me krimin, por më shumë akoma nga braktisja e qeverisë. Dhe kjo ishte tradhtia e vërtetë.
Shumëkush e ka quajtur të tepërt, disa të tjerë e kanë quajtur politikë përcaktorin ?tradhti e Policisë nga Qeveria?. Por sot ka mundësi të kuptojmë vërtet cili ishte dimensioni i tradhtisë.
Rritja e fundit e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit daton në vitin 2003. Madje që atëherë paga ka ardhur duke u ulur, dhe paga neto e punonjësit të policisë më shumë është ulur në vitin 2011, me 4%.
Në vitin 2005 deri 2013 Policia e Shtetit më e keqtrajtuara financiarisht nga Qeveria. Një punonjës policie, sa për krahasim, paguhej 34% më pak se punonjësit e tjerë të administratës publike. Madje një punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme kishte pagë më të ulët edhe se një punonjës pastrimi në administratë.
Është i kotë krahasimi me pagat e punonjësve të Policisë në rajon. Policia e Shtetit Shqiptar kishte pagën më të ulët krahasuar me çdo shtet tjetër në rajon, për të mos folur aspak më pas për Bashkimin Europian.
Që në ditën e parë të detyrës ne u angazhuam që tradhtinë e qeverisë së shkuar ta kthenim në besim dhe mbështetje për Policinë e Shtetit.
Vendimi i qeverisë për taksën progresive ndikoi menjëherë për rritjen e pagës neto për punonjësit e policisë veçanërisht për punonjësit e policisë të nivelit bazë dhe paga u rrit vetëm për këtë shkak, me 2.3 %, ndërkohë që paga e nivelit bazë u rrit me 5%.
Ndërkohë gjatë vitit 2014 u rritën pagat me 25% për punonjësit e Policisë së Shtetit duke hedhur një hapë shumë të rëndësishëm në përmirësimin e trajtimit financiar për punonjësit e policisë.
Në atë vendim paga e punonjësit të policisë të nivelit bazë nga 45.600 lekë u bë 57.100 lekë.
Nga ana tjetër me ligjin e i ri të Policisë së Shtetit parashikuam kjo falë edhe mbështetjes të Komisionit të Sigurisë parashikuam rritjen e pagës për efekt të vjetërsisë në punë, dhe ky fillon që në mars të këtij viti. Kjo sjell përsëri një shtesë me 5% në pagat e punonjësve të policisë.
Që në vitin e parë miratuam ligjim ?Për sigurimin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave Speciale Operacionale të Policisë së Shtetit?. E thënë ndryshe, garantuam me sigurimin shëndetësor dhe të jetës punën më të vështirë që kanë punonjësit e policisë në Forcat Speciale. Përveç pagave të ulëta deri në 2013, për 2 vite me radhë punonjësve të Policisë së Shtetit, kryesisht punonjësve të forcave speciale, nuk u paguheshin orët jashtë orarit, dietat, shpërblimet për largësinë nga vendi i detyrës.
Ne shlyem të gjitha detyrimet e prapambetura për punonjësit e Policisë së Shtetit në masën 325.9 milion lekë (2.2 milion euro) që qeveria e kaluar i kishte borxh punonjësve të policisë dhe ndërkohë sot që flasim orët jashtë orarit, dietat dhe shpërblimet jepen menjëherë.
Por ndërkohë sot është dita për një lajm të mirë!
Po, pagat e mbi 11 mijë punonjësve të Policisë në të gjithë Shqipërinë, do të rriten përsëri nga Janari 2017.
Faleminderit zoti Kryeministër! Sepse Kryeministri dhe qeveria ka vendosur që pagat e punonjësve të policisë të nivelit bazë të rriten me rreth 17% ose në vlerë absolute me një rritje 10.070 lekë të reja.
Për t?ju marr një shembull, paga e inspektorit në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45%.
Deri dje, punonjësi i Policisë ishte i tradhtuar më së pari nga qeveria e tij. Ulja e pagës deri në vitin 2013, është veccse shembulli më i mirë për ata që e kanë parë si të tepërt përcaktimin tonë ?tradhti?.
Sot, në të kundërt, punonjësi i Policisë jo vetëm nuk është i tradhtuar, por është në qendër të vëmendjes. Dhe rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i mirë qeverisë, për të mbështetur punonjësit e Policisë së Shtetit.
Kjo domethënë më shumë mirëqenie për familjet dhe fëmijët e punonjësve të policisë.
Deri dje ishte hall më vete të ishe punonjës policie, për shkak të pagës dhe kushteve skandaloze në punë.
Për këtë arsye ne kemi investuar në mjete të reja për Policinë, në infrastrukturë, në teknologji. Në mjedise të reja pune dhe në uniforma të reja.
Sepse për ne të jesh punonjës policie, nuk duhet të jetë hall mbi halle.
Sepse në përballjen me krimin nga njëra anë, me baltën e opozitës nga ana tjetër, përballja me varfërinë në familje dhe pamundësinë në detyrë, për ne është fare e tepërt.
Ndaj detyra e kësaj Qeverie ka qenë dhe është të lehtësojë këtë betejë të padrejtë me pamundësinë, me pabarazinë. Këtë betejë të padrejtë të punonjësve të Policisë dhe familjeve të tyre me varfërinë dhe keqtrajtimin financiar.
Ky investim i Qeverisë, do të thotë më shumë punë, më shumë shërbim, më shumë rezultat për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë e më të drejtë. Ne rrisim pagat e Policisë, por jemi të vetëdijshëm se nuk ka asnjë çmim, puna që duhet të bëni të gjithë ju për t?i shërbyer qytetarëve.
Nuk ka asnjë çmim, puna që duhet të bëni të gjithë ju, për të fituar besimin e qytetarëve. Nuk kanë asnjë çmim rezultati që duhet t?i japim qytetarëve kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit.
Për të bërë një Shqipëri më të sigurtë dhe më të drejtë: Shqipërinë e Gjeneratës së Ardhshme. Ndaj rritja e pagës, është një motivim më shumë për policinë që duam, për Shqipërinë e gjeneratës së ardhshme.
*Fjala e plotë e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në konferencën ?Policia e gjeneratës së re?
Dy javë më parë emisioni STOP në TV Klan publikoi një video ...
Duke pare Publicus e kuptova pse eshte ndaluar te transmetoh...
Ligji për Dhomat e Tregtisë ka gjetur kundërshtinë e shoqata...
Vendimi i qeverisë për liçensimin e pikave të karburantit do...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas d...
Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin në kërkim K. T., 17 v...
Drogë, armë dhe municione janë kapur në një operacion të pol...
Vijon publikimi i përgjimeve mes anëtareve të grupit të traf...
Një njoftim jo shumë i zakontë është shpallur në Buletinin e...
Gjatë një aksioni të policisë së antidrogës greke në Athinë ...
Një nga kundërshtarët e hapur të kreut të Partisë Demokratik...
Një automjet tip foristradë e mbushur me drogë është përfshi...
Në një takim me punonjësit e policisë së Shtetit Ministri i ...
Dje shqiptarët panë një tallje publike. Gjithçka zhvillohej ...
Me t’ u bërë e ditur se Kryeministri Rama do të vizitonte pë...
Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar ...
Të enjten ndahen çmimet Nobel për letërsinë. Redaktori i let...
Një foshnje, një muajshe është gjetur e braktisur në rrugë. ...
Nisin fërkimet për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i komi...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...