Bushati qesh me Çilin/ Henri kërkon mandat të dytë për Ramën, dikur kërkoi për Berishën
Në një status në rrjetet sociale analisti Andi Bushati shkru...
Një editorial për të tërhequr vëmendjen. Një levizje e përsëritur prej tij. Shumë u çuditën, por kush e njeh realitetin politik dhe klientelizmin e tij dhe UET, nuk kishte pse hapte sytë për qëndrimet e njeriut me disa ?maska? në fytyrë.
Është po ai që punoi për Berishën në 2005, më pas për Ramën në 2007, më pas për Ramën në 2009, për Bashën në 2011, për Berishën në 2013, për Ramën në 2015 e kështu me rradhë.
Njeriu i cili deklaronte se Berisha duhet të fitonte mandat të tretë, sot deklaroi se Rama duhet të fitonte mandat të dytë. Këtu ska asgjë për tu çuditur. Çili lëvizi pro Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të 2013. Gazeta e tij e shpalli Edi Ramën, njeriun e vitit, ai ishte pro Ramës, por edhe pro Lulzim Bashës. Afërsia e tij me Bashën bëri të mundur që disa personazhe të UET, të kapin sekretariate dhe vende dërmuese në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Në vitin 2014 pas kontrrollit nga Ministria e Arsimit të universiteteve private, UET kishte një përfundim skandaloz, por ai nuk u mbyll si të tjerët. UET mbijetoi falë lidhjeve të Çilit me Ramën, pronari i UET u akuzua se ishte ai orkestruesi i ?reformës? që filloi me mbylljen e disa universiteteve private, në fund numri në total përfundoi sa gishtat e një dore.
Por djaloshi nga Labinoti i Elbasanit, me emër të ndryshuar pas viteve ?90, nuk u dorëzua, ai përgatiti bashkë me qeverinë një ligj të cilin e mbështeti fort dhe publikisht, duke tërhequr zvarë dhe opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, fatkeqësisht. PD në çastet e fundit e kundërshtoi, por kjo vetëm nga Berisha, për Bashën, presidenti i UET mund të ishte edhe nën/kryetar PD-je.
Sot jemi përballë një realiteti tjetër. Prej disa kohësh Çili ëhstë një nga njerëzit e afërt të Ramës, në PD ka sektin e tij, gjoja besnik ndaj Bashës, sepse në fakt janë sekt që kërkojnë karrierë për veten e tyre, jo ecje të opozitës përpara. Ata janë media e opozitës, ky sekt që Çili ja dhuroi si mbështje Lulzim Bashës.
Sot sekti është i tronditur nga drejtusi i tyre. Ai publikisht mbështeti Ramën dhe ata që e njihnin nuk ngelën gojë hapur. Ata e dinin që kjo do ndodhte dhe për ta nuk ishte problem. Por qëndrimi i tyre ka pak vlerë, i rëndësishëm është fakti cili do jetë qëndrimi i Bashës kur një grup njerëzish që janë në ?elitën? e tij mendojnë e flasin me gjuhën e Çilit, të jenë ende pranë tij. Ata besojnë si Çili, Ramës i duhet një mandat i dytë, Basha të forcojë pozitat me ta dhe të presin kur tju vijë rradha.
Pse foli sot Çili?
Djaloshi nga Labinoti është i zoti për të hyrë e dalë në zyra. Për skenarë dhe intriga, që në fakt sidomos kur i bën në fushata elektorale i ka dështime të garantuara.
Por shkrimi i tij sot është një intrigë e rradhës, një veprim që i çon selam publikisht Ramës, se ai është dorëzuar përpara padronit të ri. As Nikoll Lesi e as Andi Bushati, nuk kanë pse reagojnë.
Çili shkruajti sepse ka probleme me rregjistrimet. Ligji i Arsimit të Lartë që ai përgatiti po i kthehet në bumerang. Shteti ka hapur aq shumë kuota në publik sa zor se tek privati i stilit UET të shkojnë shumë studentë.
Çili doli publikisht sepse rregjistrimet në UET janë minimale, kjo jo vetëm sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, por sipas vetë stafit të tij. Prej disa kohësh ai ka bombarduar mediat me reklama si asnjë tjetër, por shpenzon pa fund, por rezultati duket katastrofik. Janë pak shumë pak nga pritshmëritë e Çilit.
Maturantët po braktisin pronën e labinotsit dhe po zgjedhin universitetet publike. Maturantët kanë vende plot tek publiku, dhe shumica presin rregjistimet deri në datën 20 tetor. Të gjithë janë dyndur tek publiku i cili ka vende plot dhe kuota bosh, sidomos në degët ku vepron edhe UET.
Ligji i ri i Arsimit të Lartë me ?frytet? që po i jep njeriut që e mbështet dhe mbron publikisht është si ajo fjala e urtë popullore ?kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda?. E vjetër, fëmijënore por shumë e vërtetë. Reklamat nuk po i japin asnjë efekt dhe ligji po e ?shkatërron?. Çili sot u shpall Rilindas pikërisht për këtë arsye. Atij i duhet edhe një raund i tretë rrewgjistrimesh, por Rama këtë nuk ja jep, gropa për Çilin ngelet e hapur edhe pse ai bërtet ?jam Rilindas?./Shkruar për CityNEWS
Në një status në rrjetet sociale analisti Andi Bushati shkru...
Nga 425 milionë dollarë që është faturra financiare për dëms...
Policia e Shkodrës arrestoi një shtetas të dyshuar për kryer...
Shkrimtari Dritëro Agolli ka vlerësuar si një nderim të madh...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Ti...
Policia arrestoi shtetasin S. S., 45 vjeç, banues në Tiranë,...
Policia ka arrestuar shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Tir...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të takimeve gja...
Policia arrestoi shtetasin Alush Kanapari, 22 vjeç, banues n...
Policia ka arrestuar shtetasin Alltan Dafku, 25 vjeç, banues...
Këshilltarët bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan...
Policia e kryeqytetit bën të ditur se ë datë 02.10.2016, u a...
Policia bën të ditur se ë datë 02.10.2016, u arrestua shteta...
Shpëton për fat një familje shqiptare, e cila u përfshi në n...
Kjo është një video e xhiruar në dispanserinë e Tiranës. Siç...
Nga Nikoll LESIEdi Rama është intelektual kalibri, nuk mund ...
Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat g...
Paketa me 6 ligjet e Reformës për Drejtësi është diskutuar n...
Gjykata e Tiranës ka dhënë edhe 15 ditë burg për Robert Kull...
Elvi FUNDOPazari i Korçës është një nga investimet e Qeveris...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...