web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova do t’ia kalojë të gjithë vendeve/ Gjithmonë do të punoj për të ngritur lart Kosovën

3 Tetor 2016, 15:36, Aktualitet CNA

Shkrimtari Dritëro Agolli ka vlerësuar si një nderim të madh që i bëhet me dhënien e kësaj dekorate nga kreu i shtetit të Kosovës: ?Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur.  Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni?

Edhe ne si shtet shqiptar përtej Drinit bëjmë punën tonë. Shpesh herë ata në parlament zihen por vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën nuk ka sherr. Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën.? /Citynews.al





Lajmet e fundit nga