web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim Meta-Thaçi/ Diplomacia parlamentare në shërbim të shtimit të njohjeve të Kosovës

3 Tetor 2016, 14:54, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të takimeve gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë ka takuar edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Kreu i shtetit të kosovës ka marrë garancitë se diplomacia parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

?Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e pranishme.

Thaçi theksoi gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit, bujqësisë dhe infrastrukturës do t?i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve tona.

Në përfundim Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan?, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga