Pse Henri (Neim) Çili u shpall publikisht Rilindas?!/ Nga Elvi FUNDO
Një editorial për të tërhequr vëmendjen. Një levizje e përsë...
Nga Mero Baze
Kam pas një kuriozitet të fortë, për faktin pse u ?mërzit? Kokëdhima me Edi Ramën. Koço Kokëdhimën e kam sulmuar qysh ditën që kandidoi për deputet i PS, dhe kam botuar i pari dosjen që çoi mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama gjatë gjithë kësaj kohe nuk është se ka ndërhyrë tek unë për shkak të shkrimeve, por nuk ka lënë rast pa më dëshmuar, se Kokëdhima është në vendin e duhur. Prej kohës që Gjykata Kushteuese e nxori nga Kuvendi, nuk jam marrë më me të, as me lëvizjet e tij të çoroditura politike, por kurioziteti për të kuptuar se çfarë ndodhi mes tij dhe Ramës, ishte ende i fortë.
Pyeta gjatë rreth kësaj çështjeje, dhe të gjitha faktet më çuan tek një skenar qesharak, por i denjë për Koçon dhe lajthitjet e tij, plot paranoja dhe skema konspirative.
Dikush, i ka njohur Koços vesin e tij më të suksesshëm, fobinë nga ?shërbimet sekrete? dhe ?ambasadat?. E ka thirrur në një drekë dhe i ka treguar një tekst anglisht, me tre paragrafë, pa kokë lart dhe pa nënshkrime poshtë.
-Është ?kabllogramë? e ambasadës amerikane, i ka thënë. Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të të eliminojë ty, se ke lidhje me kinezët dhe po nxit mbjelljen e hashashit në Shqipëri.
Teksti anglisht që i kanë servirur ishte i shkruar sipas gjuhës së kabllogrameve të zbuluara nga Wikileaks disa vite më parë.
Dhe pas kësaj ka vazhduar skenari, se si Edi Rama i ka dhënë fjalën ?amerikanëve?, se do ta eliminonte Koçon për të mirën e partisë, dhe e bëri.
Është tmerrësisht qesharake si skenë, por fatkeqësisht është e vërtetë dhe ka funksionuar, duke bërë një mrekulli. Duke ndarë Koçon nga Rama, qoftë dhe përkohësisht.
Nuk është ndonjë fitore e madhe sa i përket Ramës, pasi kam idenë që atij i mungon Kokëdhima si projekt politik, por është impresionuese, se si një i sëmurë plot vese të rrezikshme për politikën, mund të nxirret jashtë loje vetëm me metoda të sëmura.
Tezat e tij për liberalizmin e hashashit nën tagrin e njeriut më të afërt të Edi Ramës, në fakt bënë një dëm të madh në Shqipëri dhe po përballin vendin dhe pushtetin me një sfidë që nëse dorëzohen një ditë, ky vend do ta paguajë shtrenjtë. Ideja se nga canabisi do të vijnë mrekullira ekonomike, janë ide vetëm të njerëzve që pinë hashash dhe nuk mendojnë se ç?vjen pas saj. Kriminalizimi i sturkturave të rendit përballë ofertës marramendëse të trafikantëve, kapja e shtetit, shkatërrimi i bujqësisë, dhe krijimi i një modeli fallso për ekonominë, janë pasoja vdekjeprurëse, njësoj si ?Piramidat? e Berishës më ?97, madje me efekte më afatgjata.
Kokëdhima me sofizmat e tij të ?kanabisit mjekësor?, që qenka i mirë dhe me shanset që Shqipëria paska nga ky mekanizëm ekonomik, ishte një rrezik publik, ndërsa identifikohej me pushtetin.
Sot nuk është më. Sot është një i lajthitur që mendon se planin e tij të madh reformist e asgjësuan shërbimet sekrete amerikane pasi i ?blenë? Edi Ramën.
Dhe pas kësaj, ai ka filluar luftën kundër armiqve që ia prishën këtë ëndërr. Më ka sulmuar mua disa herë, por jam zbavitur me marrëzitë e tij, siç jam befasuar, se sa e lehtë paska qenë për ta hequr qafe, me tre paragrafë të shkruar me anglishte të mirë.
Sot e pashë teksa i qe lëshuar Ministrit të Brendshëm, të vetmit që i bëri rezistencë dy vite më parë, për betejën e hashashit.
Dhe duket se mendon se gjithkush mund të nxirret nga loja me të njëjtën skemë që doli ai. Duke shpikur një raport të shërbimeve sekrete, tashmë jo më me tre pargafe për Koçon, por me tre faqe për Tahirin.
E ka pas bërë këtë dhe një herë në vitin 2007, kundër të ndjerit Olldashi, duke botuar një raport përshkrues për trafiqet e drogës në Shqipëri, i cili ishte përdorur më 2005 kundër Fatos Nanos. Por Olldashi e çoi në gjyq dhe Koços iu desh të bënte sqarime e përgënjeshtrime, deri sa të bënte pazar me të.
Koçua tani mendon se i vetmi mekanizëm që të bën të rëndësishëm ose të shkatërron është një raport shërbimesh. Nuk është se e ka keq, kur ato egzistojnë. Por ai është nga ata që është vetvrarë, pa pasur plumb në pistoletën që i kanë treguar. Dhe mendon se kështu mund të marrë hak ndaj të gjithëve. Paska qenë aq e thjeshtë të kuptohej se kush ishte dhe jemi lodhur aq shumë ta marrim seriozisht. Biles dhe si mafioz./TemA
Një editorial për të tërhequr vëmendjen. Një levizje e përsë...
Në një status në rrjetet sociale analisti Andi Bushati shkru...
Nga 425 milionë dollarë që është faturra financiare për dëms...
Policia e Shkodrës arrestoi një shtetas të dyshuar për kryer...
Shkrimtari Dritëro Agolli ka vlerësuar si një nderim të madh...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Ti...
Policia arrestoi shtetasin S. S., 45 vjeç, banues në Tiranë,...
Policia ka arrestuar shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Tir...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të takimeve gja...
Policia arrestoi shtetasin Alush Kanapari, 22 vjeç, banues n...
Policia ka arrestuar shtetasin Alltan Dafku, 25 vjeç, banues...
Këshilltarët bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan...
Policia e kryeqytetit bën të ditur se ë datë 02.10.2016, u a...
Policia bën të ditur se ë datë 02.10.2016, u arrestua shteta...
Shpëton për fat një familje shqiptare, e cila u përfshi në n...
Kjo është një video e xhiruar në dispanserinë e Tiranës. Siç...
Nga Nikoll LESIEdi Rama është intelektual kalibri, nuk mund ...
Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat g...
Paketa me 6 ligjet e Reformës për Drejtësi është diskutuar n...
Gjykata e Tiranës ka dhënë edhe 15 ditë burg për Robert Kull...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...