Korçë-Pogradec/ Sekuestrohen 14 kg kanabis, 3 në pranga
Operacioni antidrogë i koduar “Shkëmbimi” ka përfundurar me ...
Analisti Armand Shkullaku ndan të njëjtin mendim me kolegun e tij Mustafa Nano në etiketimin e kryeministrit Edi Rama, ?Palaço?. Shkullaku argumenton se si kryeministri, jo vetëm mashtron ndaj e meriton këtë epitet, por edhe pasi ai sot thotë një gjë e nesër e kundërshton, duke u bërë një njeri me 100 fytyra, me veprimet e deklarat e tij. Sjellja e kreut të qeverisë si palaço, sipas Shkullakut kulmon me ligjin e importit të plehrave.
?Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë politike togfjalëshin e famshëm të ?aleancës së qelbësirave?, ka qëlluar përsëri në shenjë. Ai e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një palaço politik, pas paturpësisë së këtij të fundit për të miratuar të njëjtin ligj, për rrëzimin e të cilit, ishte përbetuar dhe kishte vepruar tri vite më parë.
Termi palaço, ndoshta është më i godituri për të definuar një politikan, i cili jo thjesht nuk mban premtimet, jo vetëm gënjen e manipulon, jo vetëm shkatërron arsyen humane me argumente qesharake për të justifikuar abuzimin dhe korrupsionin, por që nuk ka një thelb të vetin, një bosht, një filozofi ku beson, një parim që respekton, një linjë që ndjek. Kryeministri, ashtu si edhe personazhi i palaços, ka njëqind fytyra, luan njëqind role, bën njëqind skena, pa qenë asnjëherë vetvetja. E për rrjedhojë, edhe ata që janë të detyruar të ndjekin (për të mbështetur apo kritikuar) politikat e tij, po e kanë gjithnjë e më shumë një mision të pamundur. Në cirkun e kryeministrit, gjykimi nuk ka më asnjë vlerë.
Ligji i plehrave ishte një kulm i këtij palaçollëku, që provokoi edhe reagimin e fortë të Muç Nanos e shumë të tjerëve. Sepse Rama, me dendësinë e manipulimeve të tij, nuk zhvlerëson vetëm kritikën, por heq çdo mundësi mbështetjeje, të paktën për një prej politikave të tij. Nëse e mbështet për një gjë sot, nesër mbetesh si gallof kur sheh të ndodhë e kundërta. Sepse politikat e kryeministrit nuk i drejton një program i caktuar, por interesat e lëvizshme të atyre që e komandojnë atë. Për këtë arsye Fatos Lubonja e ka quajtur maskë, për këtë arsye Muç Nano e konsideron palaço politik?, shkruan analisti Armand Shkullaku në opinionin e tij në Mapo.
Shkullaku thotë se Rama vetë nuk të jep mundësinë ta mbështesësh ë asnjë tezë për vetë paqëndrueshmërinë që shfaq.
?Edi Rama nuk mund të shpjegohet, gjykohet, vlerësohet, kritikohet apo mbështetet, sepse ai nuk është Edi Rama. Është dikush që përpiqet të bëjë sikur po bën rolin e kryeministrit. Është një personazh që luan një personazh tjetër, që nuk ka identitet të tijin, pra një palace?, shkruan Shkullaku.
Më tej Shkullaku e kornizon të përditshmen e kryeministrit plotësisht në jetën e një cirku, duke e kompletuar në personahin me të cilin e etiketon.
?Shfaqjet e tij për mbi katër orë në ditë live nëpër ekrane, fotot dhe komentet në rrjete sociale, ?gallatat? në ndarjet e tapive, batutat me gratë e botës, ekspozitat artistike në moshë të thyer, xhirot në bllok me pantallona të shkurtra, kravatat me lule e lulet në qendrat e qyteteve, janë cirku ku kryeministri luan çdo ditë. Por ku fatkeqësisht, edhe ne, jemi të detyruar të marrim një biletë?. /Citynews.al
Operacioni antidrogë i koduar “Shkëmbimi” ka përfundurar me ...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë De...
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend, kërkesën e 2...
Prokurori, Ardian Braho, i cili u akuzua dje në emisonin “St...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmon Spaho në diskutimin e t...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj e ka ftuar opozitën të mo...
Menjëherë pas kërkesës së Partisë Demokratike, për referend...
Britney Spears, është fotografuar në moment të papërshtatshm...
Pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emision...
Shqetësimi madhor i bashkive në vend është buxheti dhe mirëm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë zyrtarizuar disa lëv...
Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp tregon nga...
Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme në një...
Policia italiane e komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka...
Ambasada Amerikane i jep mundësi shqiptarve për të jetuar nj...
Jepet masa e sigurisë për vrasësin e A. Bardhit. Gjykata e S...
Policia e Sarandës, arrestoi në flagrancë 30-vjeçarin, Eduar...
Policia e Korçës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Podg...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka pezulluar prokur...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...