web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 180 kg marijuanë/ Arrestohen 2 shqiptarë nga 6 gjithsej

29 Shtator 2016, 09:24, Aktualitet CNA

Policia italiane e komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka sekuestruar 180 kg marijuanë gjatë një operacioni antidrogë mbrëmjen e shkuar. Gjashtë persona janë arrestuar, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, një shtetas spajnoll, si dhe 3 italianë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 180 kg marijuanë të fshehura mes ngakesës me kashtë në një kamion me targa spanjolle. Dy shtetasit shqiptarë kishin në zotërim një cantë me 50 mijë euro cash.

Gjashtë personat janë arrestuar në periferi të qytetit të Aprilias e ka qënë shoqërimi i kamionit nga ana e disa automjeteve që ka shkaktuar dyshimin e forcave italiane të rendit. Gjatë natës janë kontrolluar të gjitha banesat e shtetasve italianë si dhe atyre shqiptarë të arrestuar e rezidentë në shtetin italian.

Gjatë mesditës pritet që zëvendës komandanti i policisë Antonio Galante, të japë një konferencë shtypi ku do të zbadhen detajet e këtij operacioni si dhe identiteti i personave të arrestuar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga